Mungesa e ditarëve në disa shkolla të Kosovës ka ngritur shqetësime te mësimdhënësit, mirëpo SBASHK-u kësaj radhe duket se e minimizon problemin.
E ftuar në “Kosova Live”, nënkryetarja e SBASHK-ut, Linda Shala, kur është pyetur për mungesën e ditarëve, ka thënë se kjo nuk e pengon procesin mësimor.
Sipas saj, mësimdhënësit mund ta vazhdojnë procesin edhe pa ditarë, ndonëse do t’u shkaktojë më shumë punë, pasi duhet të gjejnë mënyra të tjera për evidentimin e nxënësve dhe shënimin e rrjedhës së mësimit.
Kjo qasje e SBASHK-ut vjen në kontrast me qëndrimet e mëhershme të sindikatës, e cila ka qenë më kritike ndaj problemeve teknike dhe mungesës së kushteve në shkolla.
Video e plotë:
The post Habit SBASHK, i del në mbrojtje DKA-së kur pyetet për mungesën e ditarëve, e minimizon problemin appeared first on Gazeta Express.

