Shefi i ri i Zyrës së BE-së, Dirk Schuebel, ka takuar sot komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin turk, Ozkan Ulutas.
Schuebel ka shkruar se bashkëpunimi në mes të BE-së dhe NATO-s është për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe se kjo ka qenë edhe temë diskutimi.
“Derisa BE mbështet integrimin e Kosovës politikisht dhe financiarisht, KFOR-i luan një rol vendimtar në ruajtjen e sigurisë dhe një mjedisi të sigurt”, thuhet në njoftim për takimin.
EU-NATO cooperation for the benefit of all Kosovo communities was at the centre of discussion as I met @NATO_KFOR Commander Major General Ulutaş.
— Dirk Schuebel (@EUAmbKS) September 4, 2026
While 🇪🇺 supports 🇽🇰’s EU integration politically & financially, KFOR plays a crucial role in maintaining a safe & secure environment. pic.twitter.com/xtlIhaKCnA
The post Shefi i Zyrës së BE-së takon Ulutasin: Evropa përkrah politikisht e financiarisht Kosovën për integrim, KFOR-i i jep siguri appeared first on Gazeta Express.

