By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e ”Liria ka Emër”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e ”Liria ka Emër”
TOP Momenti

​Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e ”Liria ka Emër”

Momenti
Published: September 4, 2026

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dhe ajo e Invalidëve të Luftës së UÇK-së kanë thënë se po punojnë ngushtë me organizata dhe këshilla të ndryshme mbarëkombëtare që më datën 16 shtator t’i presin krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë dinjitoze, për siç thanë, rastin e kthimit të tyre në vend.

Pos kësaj, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në marshin e 12 shtatorit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

Your browser does not support the video tag.

“Pra, ne jemi duke punuar ngushtë me organizata të ndryshme, me këshilla të ndryshme mbarëkombëtare që me datën 16 t’i presim krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë dinjitoze, edhe pse nuk jemi organizatorë të protestës të 12 shtatorit, e cila organizohet dhe është thirrur nga “Liria ka Emër”, ku kemi bashkëpunim dhe bashkërisht edhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe organizata të tjera autoktone, ju bëjmë thirrje pa dallim që të marrin pjesë në këtë marsh, në këtë protestë, kundërshtim të të gjitha atyre shpifjeve që po i bëhen luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht të jemi të përgatitur dhe të presim verdiktin përfundimtar që shpresojmë gjykata do të ndajë mendimin nga prokuroria, nga absurdi i kësaj prokurorie për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Jashari, raporton KosovaPress.

Jashari pati edhe një porosi për të gjithë ata që sipas tij, e fyejnë dhe e shajnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerët e saj që po mbahen në Hagë.

“Ndërsa unë dua të ju dërgoj porosi edhe atyre që e fyejnë dhe e shajnë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që përmes saj shajnë krerët atje, që përmes saj shajnë këtë luftë dhe duke i fyer e sharë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mbahen padrejtësisht në Hagë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, fyejnë e shajnë shtetësinë e Kosovës. Edhe një herë, ju bëjmë thirrje pa dallim gjithë institucioneve, partive politike dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë se duhet të dalim sa më masovikisht, duhet të presim dhe duhet të marshojmë dhe nëse ndodh që merret një vendim politik në Gjykatën e Hagës, sepse kjo është gjykatë politike dhe mund të merren edhe vendime politike që s’kanë lidhje me drejtësinë (edhe në formën se si është krijuar dhe si ka vepruar deri më tani), ne nuk do të rrimë me duar kryq”, tha ai, raporton KosovaPress.

Edhe kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj ka bërë thirrje që më 12 shtator në protestën e cila do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”, të marrin pjesë të gjithë shqiptarët.

“Ne do t’i bëjmë thirrje që me datën 12 shtator në ora 14:00 në sheshin “Skenderbeu”, të gjithë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi, nga Presheva e Medvegja, të gjitha hapësirave shqiptare dhe gjithë mërgimtarët tonë të cilët e ndiejnë veten që duhet të vijnë të protestojnë, i ftoj që të vijnë në Prishtinë dhe të protestojnë në mënyrë të dinjitetshme për pritjen e verditkit finale më 16 shtator. Prandaj u bëj thirrje veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe gjithë njerëzve që e dojnë lirinë dhe e dojnë Kosovën të jenë me ne në sheshin “Skenderbeu” më 12 shtator”, ka thënë ai.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë do ta japë verdiktin final për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

You Might Also Like

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 9 shtator
Arrestohet shkupjani, dyshohet se ka vjedhur pjesë të hekurudhës
Aktakuza ndaj 35 të pandehurve për krimet në Prekaz, Gashi jep detaje: Kemi vërtetuar saktë se cilat njësi të forcave serbe kanë pjesë në sulm
Emisioni “Mesditë” 04.09.2026
Prokuroria Speciale paralajmëron konferencë lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në Prekaz

LEXO GJITHASHTU

Dehari e cakton seancën më 9 shtator, thirret në marrëveshjen VV-LDK për kandidaturën e Bekim Sejdiut
Dehari e cakton seancën më 9 shtator, thirret në marrëveshjen VV-LDK për kandidaturën e Bekim Sejdiut
Lajme
Panairi “DUART” rikthehet në Green Coast, arti dhe mjeshtëria në zemër të bregdetit
Panairi “DUART” rikthehet në Green Coast, arti dhe mjeshtëria në zemër të bregdetit
Lajme
Shefi i ri i Zyrës së BE-së takon Haxhiun: Diskutuam për synimin strategjik të anëtarësimit të Kosovës shumëetnike në BE
Shefi i ri i Zyrës së BE-së takon Haxhiun: Diskutuam për synimin strategjik të anëtarësimit të Kosovës shumëetnike në BE
Lajme
DEPOZITA JOTE. VESPA JOTE. Fito me Bankën ProCredit.
DEPOZITA JOTE. VESPA JOTE. Fito me Bankën ProCredit.
Lajme
QKUK dhe FSK thonë se po thellojnë bashkëpunimin në shërbimet shëndetësore
QKUK dhe FSK thonë se po thellojnë bashkëpunimin në shërbimet shëndetësore
Lajme

You Might Also Like

Bozhinovska: Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Korridorit Vertikal të gazit
TOP Momenti

Bozhinovska: Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

September 4, 2026
Avokatët e huaj të Veliajt: Më 10 shtator çojmë në Strasburg çështjen e arrestit
TOP Momenti

Avokatët e huaj të Veliajt: Më 10 shtator çojmë në Strasburg çështjen e arrestit

September 4, 2026
Jahjaga mbështet Marshin për Liri në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Jahjaga mbështet Marshin për Liri në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

September 4, 2026
Real Madridi rikthehet sonte në aksion, përballet me Betisin
TOP Momenti

Real Madridi rikthehet sonte në aksion, përballet me Betisin

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?