Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore në Kosovë kanë ngritur 17 aktakuza ndaj 22 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar edhe nëntë persona, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Ndërkohë, prokuroritë kanë parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave.
Të dhënat janë bërë të ditura në raportin 24-orësh të Prokurorit të Shtetit.
The post 17 aktakuza ndaj 22 personave brenda 24 orëve, ndalohen 9 të dyshuar appeared first on Gazeta Express.

