By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Raportimet në rastet tragjike, njohësit:Po tejkalohet interesi publik dhe cenohet privatësia e viktimave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Raportimet në rastet tragjike, njohësit:Po tejkalohet interesi publik dhe cenohet privatësia e viktimave
TOP Momenti

Raportimet në rastet tragjike, njohësit:Po tejkalohet interesi publik dhe cenohet privatësia e viktimave

Momenti
Published: September 4, 2026




Foto: Laura Hasani





Raportimi i aksidenteve dhe rasteve tragjike po rikthen debatin për mënyrën se si mediet trajtojnë viktimat dhe familjet e tyre. Njohës të gazetarisë dhe përfaqësues të institucioneve monitoruese thonë se publikimi i detajeve identifikuese dhe pamjeve të rënda shpesh tejkalon interesin publik dhe cenon privatësinë e viktimave. Sipas tyre, sensacionalizmi dhe kërkimi i klikimeve po dëmtojnë standardet profesionale dhe besimin e qytetarëve në medie.

Your browser does not support the video tag.


Raportimi i rasteve tragjike në medie po ngre shqetësime për respektimin e standardeve profesionale dhe etike të gazetarisë.


Titujt që ekspozojnë dhunën ndaj fëmijëve, viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe personave me probleme të shëndetit mendor, por edhe titujt që bazohen në pamje nga aksidentet e trafikut, siç ishte rasti i mbrëmshëm, po kritikohen nga njohësit e medias dhe të shoqërisë civile.


Sipas njohësve të gazetarisë, në raste të tilla shpesh tejkalohet interesi publik dhe cenohet privatësia e viktimave.


“Njerëzit që nuk janë publikë, që nuk kanë funksione publike apo nuk janë fytyra publike, nuk ka asnjë interes publik me u publiku të dhënat si emri, fotografia dhe gjëra të tjera, për me tregu që filan njeri ka pësuar nga ai aksident”, tha Alban Zenelaj, profesor i gazetarisë.


Kritikat adresojnë edhe mënyrën se si një rast tragjik shndërrohet në përmbajtje për konsum masiv.


“Kjo nuk është rrezik veç për familjet, por është rrezik edhe për mediat, sepse mediat, duke i bërë këto praktika, po krijojnë antagonizëm ndaj qytetarëve”, theksoi Bind Skeja nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social.


Shqetësimi është evident edhe tek institucionet që monitorojnë punën e medieve. Ata pranojnë se raportimi i aksidenteve dhe rasteve tragjike mbetet problematik, ndërsa përgjegjësinë e lidhin me politikat redaktuese që synojnë audiencë përmes sensacionalizmit.


“Kemi një gjendje shqetësuese, në përgjithësi, në raportimin e mediave në këtë aspekt, duke u nisur nga aksidentet ose rastet tragjike. Ne si komision e kemi një juridiksion të kufizuar. Gjendja në media nuk është e kënaqshme në këtë aspekt”, thotë Besnik Berisha, kryetar i KPM-së.


“Për këto raportime nuk bie barra mbi gazetarët, bie barra mbi politikat redaktoriale për gazetari sensacionale për me marrë klikime. Dhe kjo është e dënueshme jo vetëm nga AGK-ja, por nga të gjitha instancat dhe po mundohemi që me një dialog të mbyllur që e kemi fillu me media me e përmirësu këtë klimë të të bërit gazetari, sepse është kriju një klimë e papërshtatshme për gazetarët në terren për shkak të këtyre politikave që nuk po shkojnë në favor të informimit të drejtë të qytetarëve”, tha Getoarba Mulliqi, drejtoreshë ekzekutive e AGK-së.


Në mungesë të një kufiri të qartë mes interesit publik dhe sensacionalizmit, vihet në pikëpyetje respektimi i standardeve profesionale të gazetarisë. Një qasje e tillë, përveç cenimit të privatësisë dhe dinjitetit të viktimave, rrezikon të dëmtojë edhe besimin e qytetarëve në media. /RTK


 


source

You Might Also Like

Policia në veri hap dyert për nxënësit, i njofton për punën e zyrtarëve policorë
Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë
Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit
Ndalohet në Tabanocë 49 vjeçari nga Rumania, kishte drejtuar automjetin me 163 km/h në zonë ku kufizimi ishte 80 km/h
Ambasadori Meidani me një mesazh të fortë nga Shkupi: Nënë Tereza, “një krenari e rrallë” e kombit shqiptar

LEXO GJITHASHTU

Rrufeja godet kopenë e bariut në Maqedoninë e Veriut, ia mbytë dhjetëra dele
Rrufeja godet kopenë e bariut në Maqedoninë e Veriut, ia mbytë dhjetëra dele
Lajme
Zbulohet deklarata e Jozefin Markut pasi u gjet në banjo nga Policia shqiptare
Zbulohet deklarata e Jozefin Markut pasi u gjet në banjo nga Policia shqiptare
Lajme
Koordinim tokë-ajër e skenarë emergjencash, KFOR njofton për ushtrimin në kampin “Sparta” në Deçan
Koordinim tokë-ajër e skenarë emergjencash, KFOR njofton për ushtrimin në kampin “Sparta” në Deçan
Lajme
​Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla
​Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla
TOP Momenti
8 Shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut
8 Shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

You Might Also Like

Ramadani akuzon Deharin: Ka vepruar si vegël e drejtpërdrejtë e Kurtit
TOP Momenti

Ramadani akuzon Deharin: Ka vepruar si vegël e drejtpërdrejtë e Kurtit

September 5, 2026
Zjarret në Fier- i dyshuari kishte ndezur zjarr për djegien e shkurreve – arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër
TOP Momenti

Zjarret në Fier- i dyshuari kishte ndezur zjarr për djegien e shkurreve – arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër

September 5, 2026
Rama: Himara dhe Fieri kaluan një natë të vështirë, situata është nën kontroll
TOP Momenti

Rama: Himara dhe Fieri kaluan një natë të vështirë, situata është nën kontroll

September 5, 2026
Dy persona gjenden të gjallë 10 ditë pas përmbytjeve në Nepal
TOP Momenti

Dy persona gjenden të gjallë 10 ditë pas përmbytjeve në Nepal

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?