By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes dy biznesmenëve në Radhimë, 5 të arrestuar, 6 në kërkim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes dy biznesmenëve në Radhimë, 5 të arrestuar, 6 në kërkim
Lajme

Mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes dy biznesmenëve në Radhimë, 5 të arrestuar, 6 në kërkim

Momenti
Published: September 4, 2026

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mesditën e sotme në Radhimë, ku një konflikt mes disa personave ka përfshirë kërcënime me armë zjarri, dhunë fizike dhe të shtëna.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë arrestuar 5 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një armë zjarri dhe municion, ndërsa policia ka gjetur edhe automjete të dyshuara se janë përdorur në ngjarje.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Policisë, konflikti lidhet me një pretendim për një shumë prej 5 milionë eurosh, të cilën një grup personash dyshohet se ia ka kërkuar pronarit të një hoteli në Radhimë, Vasil Bedinaj, duke e kërcënuar me armë dhe dhunë fizike.

Në vijim të ngjarjes janë regjistruar edhe ndjekje policore dhe aksidente me automjete, ndërsa një prej makinave të dyshuara se është përdorur nga autorët është gjetur duke u djegur në bypass-in e Vlorës.

Për ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës. Në një deklaratë për mediat, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu, ka dhënë detaje mbi operacionin dhe veprimet e kryera deri më tani.

“Siç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar nga pronari i një hoteli në Radhimë, konkretisht nga shtetasi V. B., se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë dhe janë nisur në drejtim të adresës së dhënë.

Duke vlerësuar maksimalisht informacionin e marrë, u ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës dhe në Dhërmi. Gjithashtu, menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë.

Ndërkohë, u bashkëpunua me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Fier për ngritjen e pikave të kontrollit edhe në këto territore.

Rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, një automjet fuoristradë, tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, nuk iu bind shërbimeve të Policisë për të ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, ky automjet ka dalë nga rruga, duke goditur barrierat mbrojtëse të saj.

Në këtë automjet ndodheshin tre shtetas, konkretisht shtetasi Luan Muça, drejtues i automjetit, dhe dy pasagjerët, shtetasit Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Sëat Security”.

Si pasojë e daljes nga rruga, shtetasit Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj janë dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë.

Rreth orës 13:00, pika e kontrollit e ngritur nga shërbimet e DVP Fier, në vendin e quajtur Mbikalimi i Memorialit, ka ndaluar një nga automjetet e shpallura në kërkim, me drejtues shtetasin kosovar Blerim Heta.

Nga këqyrja dhe kontrolli i automjetit u konstatua se kishte dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, të shkaktuara, dyshohet, me armë zjarri. Në brendësi të automjetit u gjetën tre fishekë pistolete.

Rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, afër fshatit Kaninë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “Audi A8”, i dyshuar se është përdorur nga autorët në ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Luan Muça, së bashku me disa shtetas të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, të cilit, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria.

Ndërkohë, shtetasi Angjelo Breshani ka shkuar te automjeti i shtetasit Vasil Bedinaj dhe ka marrë armën e zjarrit që ky e posedon me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë;

– Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë;

– Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;

– Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar;

– Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Janë shpallur në kërkim 6 shtetas dhe 4 automjete të dyshuara se janë përfshirë në ngjarje dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, u shpreh Ndreu.

The post Mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes dy biznesmenëve në Radhimë, 5 të arrestuar, 6 në kërkim appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rrufeja godet kopenë e bariut në Maqedoninë e Veriut, ia mbytë dhjetëra dele
Zbulohet deklarata e Jozefin Markut pasi u gjet në banjo nga Policia shqiptare
Koordinim tokë-ajër e skenarë emergjencash, KFOR njofton për ushtrimin në kampin “Sparta” në Deçan
Kurti e Rama bashkë në Katedrale, në meshën kushtuar Nënë Terezës
Policia shqiptare e gjeti Jozefin Markun të fshehur në banjon e banesës së një shoku

LEXO GJITHASHTU

Policia në veri hap dyert për nxënësit, i njofton për punën e zyrtarëve policorë
Policia në veri hap dyert për nxënësit, i njofton për punën e zyrtarëve policorë
TOP Momenti
Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë
Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë
TOP Momenti
Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit
Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit
TOP Momenti
Ndalohet në Tabanocë 49 vjeçari nga Rumania, kishte drejtuar automjetin me 163 km/h në zonë ku kufizimi ishte 80 km/h
Ndalohet në Tabanocë 49 vjeçari nga Rumania, kishte drejtuar automjetin me 163 km/h në zonë ku kufizimi ishte 80 km/h
TOP Momenti
Ambasadori Meidani me një mesazh të fortë nga Shkupi: Nënë Tereza, “një krenari e rrallë” e kombit shqiptar
Ambasadori Meidani me një mesazh të fortë nga Shkupi: Nënë Tereza, “një krenari e rrallë” e kombit shqiptar
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurtin e Rama bashkë në Katedrale, në meshën kushtuar Nënë Terezës
Lajme

Kurtin e Rama bashkë në Katedrale, në meshën kushtuar Nënë Terezës

September 5, 2026
Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet
Lajme

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

September 5, 2026
Meloni ia kthen Ramës: Arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme
Lajme

Meloni ia kthen Ramës: Arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme

September 5, 2026
Policia e Tiranës publikon pamjet kur Jozefin Marku dërgohet me pranga në duar në stacion
Lajme

Policia e Tiranës publikon pamjet kur Jozefin Marku dërgohet me pranga në duar në stacion

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?