By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pesë të arrestuar pas konfliktit në Radhimë, dyshohet se pronarit të hotelit iu kërkuan 5 milionë euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pesë të arrestuar pas konfliktit në Radhimë, dyshohet se pronarit të hotelit iu kërkuan 5 milionë euro
TOP Momenti

Pesë të arrestuar pas konfliktit në Radhimë, dyshohet se pronarit të hotelit iu kërkuan 5 milionë euro

Momenti
Published: September 4, 2026

Pesë persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim pas një konflikti të armatosur të ndodhur mesditën e sotme në Radhimë të Vlorës.

Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja nisi pas njoftimit të pronarit të një hoteli, i cili deklaroi se ishte dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri nga disa persona.

Your browser does not support the video tag.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasit L.M dhe persona të tjerë kishin shkuar në hotelin në pronësi të V.B, ku, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kishin kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh. Sipas policisë, ai ishte kërcënuar gjithashtu se duhej të largohej nga Shqipëria brenda 48 orësh.

“Na jep 5 mln euro ose largohu nga Shqipëria, mbi 10 persona të armatosur kërcënojnë një biznesmen në Orikum

Pas njoftimit, policia ngriti pika kontrolli në disa zona, ndërsa gjatë ndjekjes së një automjeti “Range Rover” ai doli nga rruga në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë. Dy prej personave që ndodheshin në automjet u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit policia sekuestroi një pistoletë dhe një karikator me 16 fishekë.

Ndërkohë, në Fier u ndalua një tjetër automjet i dyshuar, në të cilin u gjetën tre fishekë pistolete. Policia konstatoi gjithashtu dëmtime në xhamin e automjetit, të dyshuara si të shkaktuara nga të shtënat me armë zjarri.

Më vonë, në bypass-in e Vlorës, pranë fshatit Kaninë, u gjet duke u djegur edhe një automjet tip “Audi A8”, i dyshuar se ishte përdorur në ngjarje.

Në pranga kanë përfunduar L.M, 55 vjeç, K.Ll, 29 vjeç, M.l, 33 vjeç, B.H, 40 vjeç, shtetas kosovar, dhe A.B, 29 vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë dhe katër automjete që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.

Për rastin është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës. Materialet pritet t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. /Tch/

You Might Also Like

Messi dhuron dy asistime për Inter Miamin
Kasami tha se ka bisedime për kalime të reja në VLEN, Valbon Limani dhe Isen Shabani e mohojnë
Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante
​Shqiptarët që thyen rekorde Guinness
Përfitimet e larta shëndetësore nëse hani molla çdo ditë

LEXO GJITHASHTU

Nga muaji tetor fillon linja e re zvicerane mbështetëse për viktimat e abuzimit online
Nga muaji tetor fillon linja e re zvicerane mbështetëse për viktimat e abuzimit online
Lajme
Kosova përvojën, Gjermania laboratoret, beteja e dy vendeve kundër rriqrave bartëse të virusit vdekjeprurës
Kosova përvojën, Gjermania laboratoret, beteja e dy vendeve kundër rriqrave bartëse të virusit vdekjeprurës
Lajme
Subvencionohen librat e rinj, të vjetrit vazhdojnë të shiten në rrjetet sociale
Subvencionohen librat e rinj, të vjetrit vazhdojnë të shiten në rrjetet sociale
TOP Momenti
Rrezikoi motoristin rumun në rrugën për Theth, shoferi dënohet me gjobë dhe i merret patentë shoferi
Rrezikoi motoristin rumun në rrugën për Theth, shoferi dënohet me gjobë dhe i merret patentë shoferi
TOP Momenti
Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin me ceremoni solemne festive në Prishtinë
Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin me ceremoni solemne festive në Prishtinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduari në aksidentin në Loxhë
TOP Momenti

Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduari në aksidentin në Loxhë

September 6, 2026
“Mënyra më efektive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen kundër fruthit mbi 8 mijë fëmijë
TOP Momenti

“Mënyra më efektive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen kundër fruthit mbi 8 mijë fëmijë

September 6, 2026
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar
TOP Momenti

Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar

September 6, 2026
Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes
TOP Momenti

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes

September 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?