By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: I vendosën gjobë 5 milionë euro dhe e kërcënuan të largohet nga Shqipëria, në pranga edhe kosovari
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
I vendosën gjobë 5 milionë euro dhe e kërcënuan të largohet nga Shqipëria, në pranga edhe kosovari
TOP Momenti

I vendosën gjobë 5 milionë euro dhe e kërcënuan të largohet nga Shqipëria, në pranga edhe kosovari

Momenti
Published: September 3, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në mesditë në 3 shtator në Vlorë, ku një biznesmen është kërcënuar me armë zjarri dhe është dhunuar nga disa persona.

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për ngjarjen, duke bërë me dije se autorët i kanë vendosur biznesmenit një gjobë prej 5 milionë eurosh. Sipas Policisë, ai është kërcënuar se brenda 48 orësh duhet të largohej nga Shqipëria.

Your browser does not support the video tag.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë ngritën pika kontrolli në disa zona për kapjen e personave të dyshuar. Gjatë ndjekjes, një automjet tip “Range Rover” nuk iu bind urdhrit të policisë dhe doli nga rruga në zonën e Urës së Peshkëpisë.

Në automjet u gjet një pistoletë dhe një krehër me 16 fishekë, ndërsa dy prej personave që ndodheshin brenda mbetën të dëmtuar. Në vijim të operacionit, Policia ndaloi edhe një tjetër automjet të dyshuar dhe gjeti brenda tij tre fishekë pistolete.

Në përfundim të aksionit, pesë persona janë arrestuar, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fjala e plotë e drejtorit të Policisë së Vlorës, Edvin Ndreu

Përshëndetje!

Siç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar nga pronari i një hoteli në Radhimë, konkretisht nga shtetasi V. B., se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë dhe janë nisur në drejtim të adresës së dhënë.

Duke vlerësuar maksimalisht informacionin e marrë, u ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës dhe në Dhërmi. Gjithashtu, menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë.

Ndërkohë, u bashkëpunua me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Fier për ngritjen e pikave të kontrollit edhe në këto territore.

Rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, një automjet fuoristradë, tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, nuk iu bind shërbimeve të Policisë për të ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, ky automjet ka dalë nga rruga, duke goditur barrierat mbrojtëse të saj.

Në këtë automjet ndodheshin tre shtetas, konkretisht shtetasi L.M, drejtues i automjetit, dhe dy pasagjerët, shtetasit K.LL dhe M.Ll, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F.

Si pasojë e daljes nga rruga, shtetasit L.M dhe M.Ll janë dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë.

Rreth orës 13:00, pika e kontrollit e ngritur nga shërbimet e DVP Fier, në vendin e quajtur Mbikalimi i Memorialit, ka ndaluar një nga automjetet e shpallura në kërkim, me drejtues shtetasin kosovar B.H.

Nga këqyrja dhe kontrolli i automjetit u konstatua se kishte dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, të shkaktuara, dyshohet, me armë zjarri. Në brendësi të automjetit u gjetën tre fishekë pistolete.

Rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, afër fshatit Kaninë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “Audi A8”, i dyshuar se është përdorur nga autorët në ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi L.M, së bashku me disa shtetas të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të shtetasit V.B, të cilit, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria.

Ndërkohë, shtetasi A.B ka shkuar te automjeti i shtetasit V. B dhe ka marrë armën e zjarrit që ky e posedon me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– L.M, 55 vjeç, banues në Tiranë;

– K.Ll, 29 vjeç, banues në Tiranë;

– M.Ll, 33 vjeç, banues në Tiranë;

– B.H, 40 vjeç, shtetas kosovar;

– A.B, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Janë shpallur në kërkim 6 shtetas dhe 4 automjete të dyshuara se janë përfshirë në ngjarje dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./Tv Klan


You Might Also Like

Fronti Popullor, OMLK-ja dhe Enver Hoxha – çfarë parashihte dokumenti i Stambollit?
Himara nën flakë/ Zjarri i afrohet qytetit, kryebashkiaku Tavo thirrje banorëve: Largohuni nga shtëpitë
QMK: Sot 23 vatra zjarri, 8 janë ende aktive ndërsa 3 nën kontroll
Situatë e rëndë me zjarret në Himarë, digjet një banesë – rrezikojnë të tjerat përreth
Detaje nga aktakuza: Lagjja e Jasharëve ishte nën vëzhgim që nga janari deri në sulmin e armatosur në mars 1998

LEXO GJITHASHTU

“Do të ishte mirë të qartësoheshin këto dilema’’, ‘‘S’e mohojmë mundësinë’’- Kushtetuesja sërish adresa e mundshme e partive opozitare
“Do të ishte mirë të qartësoheshin këto dilema’’, ‘‘S’e mohojmë mundësinë’’- Kushtetuesja sërish adresa e mundshme e partive opozitare
Lajme
“E kemi bërë vetë”, Jozi flet për herë të parë për përballjen me Edin
“E kemi bërë vetë”, Jozi flet për herë të parë për përballjen me Edin
TOP Momenti
Kurti për Mladiqin: Serbia vazhdon glorifikimin e kriminelëve të luftës
Kurti për Mladiqin: Serbia vazhdon glorifikimin e kriminelëve të luftës
TOP Momenti
LSDM: BE dënon glorifikimin e kriminelëve, teksa Mickoski ndjek “recetën e Vuçiqit” duke i mbrojtur ata që e madhëruan Mladiqin
LSDM: BE dënon glorifikimin e kriminelëve, teksa Mickoski ndjek “recetën e Vuçiqit” duke i mbrojtur ata që e madhëruan Mladiqin
TOP Momenti
Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga flakët një hotel
Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga flakët një hotel
TOP Momenti

You Might Also Like

Pesë vende të BE-së synojnë dërgimin e migrantëve jashtë BE-së deri më 2027
TOP Momenti

Pesë vende të BE-së synojnë dërgimin e migrantëve jashtë BE-së deri më 2027

September 4, 2026
Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për lojën shpërblyese në Prishtina Mall!
TOP Momenti

Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për lojën shpërblyese në Prishtina Mall!

September 4, 2026
Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me policinë me aktivitet edukativ për nxënësit e klasave të para
TOP Momenti

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me policinë me aktivitet edukativ për nxënësit e klasave të para

September 4, 2026
Më 9 shtator vazhdimi i seancës konstituive, vlerësohet kundër kushtetuese
TOP Momenti

Më 9 shtator vazhdimi i seancës konstituive, vlerësohet kundër kushtetuese

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?