By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Largimi gradual nga prezenca statike mbi Urën e Ibrit, NATO për Express: S’mund të japim afate e detaje operacionale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Largimi gradual nga prezenca statike mbi Urën e Ibrit, NATO për Express: S’mund të japim afate e detaje operacionale
Lajme

Largimi gradual nga prezenca statike mbi Urën e Ibrit, NATO për Express: S’mund të japim afate e detaje operacionale

Momenti
Published: September 3, 2026

Për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë, NATO ka vendosur që të rregullojë praninë e saj të përgjithshme në Republikën e Kosovës. Ky adaptim do të përfshijë edhe prezencën e përhershme të trupave të KFOR-it të cilët prej vitesh qëndrojnë mbi Urën e Ibrit.

BESNIK VELIJA

Your browser does not support the video tag.

Siç është konfirmuar nga një zyrtar i NATO-s për Gazetën Express, se ndryshimi gradual i prezencës statike mbi Urën e Ibrit bazohet në disa kushte dhe është pjesë e një procesi më të gjerë të optimizimit të strukturës së KFOR-it në Kosovë.

Nga NATO, në përgjigjen e dhënë për Express kanë potencuar se s’mund të ndajnë afate kohore dhe detaje operacionale sa i përket këtij transferi të përgjegjësive tek Policia e Kosovës sa i përket Urës së Ibrit.

“Kalimi gradual i pozicionit të përhershëm të KFOR-it në Urën e Ibrit është pjesë e procesit më të gjerë të optimizimit dhe pasqyron situatën e përmirësuar të sigurisë. Kalimi bazohet në kushte dhe koordinohet ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe palët e tjera të interesuara përkatëse. Nuk mund të hyjmë në detaje dhe afate kohore operacionale.”, ka thënë për Gazetën Express një zyrtar i NATO-s.

Ai tutje ka shtuar se KFOR-i do të vazhdojë të mbajë një prani të dukshme në veri dhe jug të Mitrovicës dhe në të gjithë veriun e Kosovës.

“KFOR-i mbetet i përgatitur për t’iu përgjigjur zhvillimeve përkatëse të sigurisë në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.
Vendimet në lidhje me praninë e KFOR-it në urën në Mitrovicë bazohen në një vlerësim të situatës së sigurisë. KFOR-i nuk ka mandatin për të vendosur nëse ura duhet të hapet apo jo. I takon BE-së dhe institucioneve përkatëse në Kosovë të vendosin, pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij të përhershme në urë. Personeli i KFOR-it do të mbetet i pranishëm në zonat përreth”, ka shtuar tutje.

Derisa në fund, sa i përket anulimit të takimit të Komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutas dhe kryeministrit Albin Kurti, ky zyrtar i NATO-s ka thënë se nuk ndajnë detaje.

“Së fundmi, ne nuk ndajmë detaje rreth orareve ose takimeve të zyrtarëve të NATO-s dhe komandantëvetë misioneve të udhëhequra nga NATO”, ka përfunduar ky zyrtar. /Express/

The post Largimi gradual nga prezenca statike mbi Urën e Ibrit, NATO për Express: S’mund të japim afate e detaje operacionale appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Do të ishte mirë të qartësoheshin këto dilema’’, ‘‘S’e mohojmë mundësinë’’- Kushtetuesja sërish adresa e mundshme e partive opozitare
Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK’ja
“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri thotë se ka paralajmëruar që duhet bashkëpunim me deputetët e LDK
“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri tregon si kishte paralajmëruar për bashkëpunimin me deputetët e LDK
Rasti me Joz Markun, intervistohet Edi Kuçi

LEXO GJITHASHTU

Fronti Popullor, OMLK-ja dhe Enver Hoxha – çfarë parashihte dokumenti i Stambollit?
Fronti Popullor, OMLK-ja dhe Enver Hoxha – çfarë parashihte dokumenti i Stambollit?
TOP Momenti
Himara nën flakë/ Zjarri i afrohet qytetit, kryebashkiaku Tavo thirrje banorëve: Largohuni nga shtëpitë
Himara nën flakë/ Zjarri i afrohet qytetit, kryebashkiaku Tavo thirrje banorëve: Largohuni nga shtëpitë
TOP Momenti
QMK: Sot 23 vatra zjarri, 8 janë ende aktive ndërsa 3 nën kontroll
QMK: Sot 23 vatra zjarri, 8 janë ende aktive ndërsa 3 nën kontroll
TOP Momenti
Situatë e rëndë me zjarret në Himarë, digjet një banesë – rrezikojnë të tjerat përreth
Situatë e rëndë me zjarret në Himarë, digjet një banesë – rrezikojnë të tjerat përreth
TOP Momenti
Detaje nga aktakuza: Lagjja e Jasharëve ishte nën vëzhgim që nga janari deri në sulmin e armatosur në mars 1998
Detaje nga aktakuza: Lagjja e Jasharëve ishte nën vëzhgim që nga janari deri në sulmin e armatosur në mars 1998
TOP Momenti

You Might Also Like

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 80 vjeçarit nga Ferizaj, SHKKSH: Janë përdorur edhe dronë
Lajme

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 80 vjeçarit nga Ferizaj, SHKKSH: Janë përdorur edhe dronë

September 4, 2026
Gjendet i vdekur një 49-vjeçar në Gjakovë, deklarohet Policia: Është iniciuar rasti ‘‘hetim i vdekjes’’
Lajme

Gjendet i vdekur një 49-vjeçar në Gjakovë, deklarohet Policia: Është iniciuar rasti ‘‘hetim i vdekjes’’

September 4, 2026
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet
Lajme

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet

September 4, 2026
BIA shfrytëzon edhe agjentët e fshehët për të siguruar vota për Vuçicin!
Lajme

BIA shfrytëzon edhe agjentët e fshehët për të siguruar vota për Vuçicin!

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?