By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sekuestrohen rreth 10 kg marihuanë në Nabërgjan të Pejës – rasti po hetohet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sekuestrohen rreth 10 kg marihuanë në Nabërgjan të Pejës – rasti po hetohet
TOP Momenti

Sekuestrohen rreth 10 kg marihuanë në Nabërgjan të Pejës – rasti po hetohet

Momenti
Published: September 3, 2026

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë një operacioni të zhvilluar sot në fshatin Nabërgjan, Komuna e Pejës, janë sekuestruar rreth 10 kilogramë e 500 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas një njoftimi thuhet se operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga hetuesit e Njësitit për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, të cilët, në kuadër të veprimeve hetimore dhe operative, kanë realizuar sekuestrimin e substancës narkotike.

Your browser does not support the video tag.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë, i cili ka koordinuar dhe mbikëqyrur veprimet e mëtejshme procedurale. Gjatë operacionit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, të përcaktuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim personi i dyshuar është duke u intervistuar nga hetuesit në Stacionin Policor, ndërsa hetimet dhe veprimet e mëtejshme procedurale po vazhdojnë nën udhëzimet dhe koordinimin e prokurorit të shtetit.

“Gjithashtu, gjatë operacionit është sekuestruar edhe një telefon mobil, i cili do të jetë objekt i procedurave të mëtejshme hetimore. Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, mbeten të përkushtuara në luftimin e dukurisë së narkotikëve dhe veprave penale që ndërlidhen me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike, duke ndërmarrë veprime të koordinuara hetimore dhe operative me qëllim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

You Might Also Like

ASH: VLEN duhet të japë llogari për punësimet dhe avancimet
Forcat izraelite arrestojnë 21 palestinezë, përfshirë një gazetar, në Bregun Perëndimor të pushtuar
“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas
Prishtina – Vushtrria, hapin xhiron e katërt të Superligës
Derbi i Ligës së Parë, të premten në Gjakovë

LEXO GJITHASHTU

Trupi i pajetë i kriminelit të luftës Ratko Mladiq mbërrin në Serbi, Vuçiq konfirmon transferimin
Trupi i pajetë i kriminelit të luftës Ratko Mladiq mbërrin në Serbi, Vuçiq konfirmon transferimin
Lajme
Afro 3 mijë vdekje nga i nxehti në Belgjikë gjatë kësaj vere
Afro 3 mijë vdekje nga i nxehti në Belgjikë gjatë kësaj vere
Lajme
Targat “VIP” në Kosovë bëhen luks: Kombinimet e numrave kushtojnë 3 mijë euro
Targat “VIP” në Kosovë bëhen luks: Kombinimet e numrave kushtojnë 3 mijë euro
Lajme
Humbja e partnerit lë më shumë pasoja te burrat sesa te gratë, sipas një studimi në Zvicër
Humbja e partnerit lë më shumë pasoja te burrat sesa te gratë, sipas një studimi në Zvicër
Lajme
Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush
Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush
Lajme

You Might Also Like

Policia me kontrolle të shtuara në komunikacion, konstaton 189 shkelje nga këmbësorët
TOP Momenti

Policia me kontrolle të shtuara në komunikacion, konstaton 189 shkelje nga këmbësorët

September 3, 2026
KB Bashkimi vazhdon përgatitjet në Greqi
TOP Momenti

KB Bashkimi vazhdon përgatitjet në Greqi

September 3, 2026
Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë
TOP Momenti

Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

September 3, 2026
Instagram forcon masat ndaj profileve të rreme të krijuara me AI
TOP Momenti

Instagram forcon masat ndaj profileve të rreme të krijuara me AI

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?