Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.72 euro, ndërsa benzina mund të shitet deri në 1.57 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për gazin është përcaktuar në 0.63 euro për litër.

