By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: VLEN: BDI-ja të tregojë nëse e mohon Gëzim Ostrenin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
VLEN: BDI-ja të tregojë nëse e mohon Gëzim Ostrenin
TOP Momenti

VLEN: BDI-ja të tregojë nëse e mohon Gëzim Ostrenin

Momenti
Published: September 3, 2026

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj siç thonë, heshtjes së BDI-së pas deklaratave të Gëzim Ostrenit për Marrëveshjen e Ohrit dhe rolin e Ali Ahmetit, duke kërkuar nga kjo parti një përgjigje të qartë.

Nga VLEN-i thonë se pas konferencës së djeshme për media, ku u ngritën publikisht deklaratat e Ostrenit lidhur me Marrëveshjen e Ohrit dhe trajtimin kushtetues të gjuhës shqipe, nga BDI-ja ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Your browser does not support the video tag.

“Është e pamundur që BDI-ja të heshtë përballë deklaratave të një prej figurave kryesore të vitit 2001, aq më tepër kur ato prekin drejtpërdrejt mënyrën se si është trajtuar gjuha shqipe në Marrëveshjen e Ohrit”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas tyre, pyetja që duhet t’i përgjigjet BDI-ja është e thjeshtë: A e mohon Ali Ahmeti Gëzim Ostrenin?

“Ali Ahmeti e kishte përgjigjen gati. Fshihej pas Marrëveshjes së Ohrit për gjithçka që bëri dhe për shumëçka që nuk e bëri. Por kësaj here, Marrëveshja e Ohrit i zuri ngushtë dhe ua mbylli gojën. Jo për shkak të asaj që thotë VLEN-i, por për shkak të asaj që tha Gëzim Ostreni. Ostreni tha publikisht se, derisa Ali Ahmeti drejtonte lojën politike, gjuha shqipe nuk u fut në Kushtetutë me emrin e saj. Madje, ai tregoi se vetëm shumë vite më vonë kishte kuptuar se formulimi kushtetues nuk ishte “gjuha shqipe”, por gjuha e një komuniteti që përbën mbi 20 për qind të popullsisë. Ky nuk është pretendim i VLEN-it. Këtë e tha Gëzim Ostreni. Prandaj BDI-ja nuk mund të sillet sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Nëse Ali Ahmeti e mohon Gëzim Ostrenin, le të dalë publikisht dhe të tregojë ku nuk qëndron deklarata e tij”, thonë nga VLEN.

You Might Also Like

Emisioni “Mesditë” 04.09.2026
Prokuroria Speciale paralajmëron konferencë lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në Prekaz
Bozhinovska: Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Korridorit Vertikal të gazit
Avokatët e huaj të Veliajt: Më 10 shtator çojmë në Strasburg çështjen e arrestit
Jahjaga mbështet Marshin për Liri në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

LEXO GJITHASHTU

Vuçiq sulmin Marta Kosin për anulimin e vizitës në Beograd: Budallallëk
Vuçiq sulmin Marta Kosin për anulimin e vizitës në Beograd: Budallallëk
Lajme
Milorad Ulemek “Legija” pjesë e njësive që sulmuan Jasharajt, prokurori Gashi: Ishte kërkesë speciale e tij të sulmohej shtëpia
Milorad Ulemek “Legija” pjesë e njësive që sulmuan Jasharajt, prokurori Gashi: Ishte kërkesë speciale e tij të sulmohej shtëpia
Lajme
Hoxha në Dublin: Shqipëria ka hyrë në fazë vendimtare për anëtarësimin në BE
Hoxha në Dublin: Shqipëria ka hyrë në fazë vendimtare për anëtarësimin në BE
Lajme
35 të dyshuar për sulmin ndaj Jasharajve, Prokurori Gashi: Të gjithë janë gjallë
35 të dyshuar për sulmin ndaj Jasharajve, Prokurori Gashi: Të gjithë janë gjallë
Lajme
Real Madridi rikthehet sonte në aksion, përballet me Betisin
Real Madridi rikthehet sonte në aksion, përballet me Betisin
TOP Momenti

You Might Also Like

Pse zgjohemi vetëm një çast para se të bjerë alarmi?
TOP Momenti

Pse zgjohemi vetëm një çast para se të bjerë alarmi?

September 4, 2026
Zhernovski: Prokuroria të hapë hetim për kredinë hungareze edhe në Maqedoni
TOP Momenti

Zhernovski: Prokuroria të hapë hetim për kredinë hungareze edhe në Maqedoni

September 4, 2026
PSG synon ta “blindojë” Kvaratskhelian para ceremonisë së Topit të Artë
TOP Momenti

PSG synon ta “blindojë” Kvaratskhelian para ceremonisë së Topit të Artë

September 4, 2026
Haxhiu mirëpret anëtarët e korit “Siparantum”: Ata u paraqitën me vepra që bartin muzikën, kulturën dhe historinë tonë
TOP Momenti

Haxhiu mirëpret anëtarët e korit “Siparantum”: Ata u paraqitën me vepra që bartin muzikën, kulturën dhe historinë tonë

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?