By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin
Lajme

Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin

Momenti
Published: September 3, 2026

Ligjvënësit iranianë kanë hartuar një projektligj të ri, i cili synon të intensifikojë censurën online dhe të kufizojë qasjen në internet në vend. Plani për Rregullimin e Hapësirës Kibernetike është një version i rishikuar i një projektligji të mëhershëm, nga i cili autoritetet hoqën dorë pasi shkaktoi kritika të ashpra në shtetin me rreth 90 milionë banorë.  

Legjislacioni i ri i propozuar përjashton disa nga dispozitat më të diskutueshme të projektligjit të mëparshëm – Projektligjit për Mbrojtjen e Hapësirës Kibernetike – por, kritikët thonë se qëllimi mbetet i njëjtë.

Your browser does not support the video tag.

Projektligji i ri iu prezantua ligjvënësve më 26 gusht, megjithëse nuk është e qartë se kur do të hidhet në votim.

Projektligji i ri do të forconte kontrollin shtetëror mbi internetin dhe do t’i jepte Këshillit të Lartë të Hapësirës Kibernetike kompetencën mbi portat e internetit të vendit. Ky këshill është përgjegjës për monitorimin dhe filtrimin e internetit në Iran dhe anëtarët e tij emërohen nga udhëheqësi suprem i Republikës Islamike.

“Këshilli i Lartë i Hapësirës Kibernetike është njëkohësisht hartues i rregullave, ligjvënës, rregullator dhe, në njëfarë kuptimi, gjykatës”, tha për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë eksperti iranian i sigurisë kibernetike me bazë në Slloveni, Puyesh Azizeddin. “Plani i ka përqendruar të gjitha këto kompetenca në këshill”.

Azizeddin tha se legjislacioni i propozuar do ta zhvendoste autoritetin larg Qeverisë – kryesisht nga Ministria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – dhe do të kufizonte mundësinë e iranianëve për t’i mbajtur përgjegjës vendimmarrësit.

Projektligji do t’u kërkonte ofruesve të shërbimeve të internetit që të verifikojnë identitetin e përdoruesve, një masë që do të dëmtonte anonimitetin online. Platformat online mund të përballeshin me gjoba ose me revokim të licencave për shkak të shkeljeve.

“Përdoruesi iranian mbetet me një internet shumë të kufizuar dhe të mbikëqyrur rreptësisht”, tha ai.

Disa nene të Projektligjit për Mbrojtjen e Hapësirës Kibernetike, nga i cili autoritetet hoqën dorë, janë larguar nga projektligji i ri, përfshirë kriminalizimin e përdorimit të rrjeteve private virtuale (VPN), të cilat fshehin vendndodhjen e përdoruesve të internetit dhe u mundësojnë atyre të kenë qasje në faqet e bllokuar në shtet.

Nenet e tjera kanë mbetur të pandryshuara.

Platformat e huaja online, në rast se do të miratohej projektligji i ri, do të përballeshin me kërkesën që të kenë prani fizike në Iran. Platformat vendore do të përballeshin me gjoba të larta dhe revokimin e licencës për çdo shkelje.

“Ky nuk është një plan i ri”, tha Azizeddin. “Sa herë që tërhiqet, ai transformohet nën një emër të ri dhe rikthehet”.

Projektligji është hartuar në mes të luftës, që po vazhdon, mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, e cila nisi në shkurt. Konflikti ka vrarë dhjetëra zyrtarë të lartë iranianë dhe ka forcuar kontrollin e linjës së ashpër mbi pushtetin në Iran.

Lufta ka bërë që të shtrëngohet siguria në Iran, ku forcat e sigurisë janë dislokuar në qytetet kryesore dhe kritikët e Qeverisë janë arrestuar. Autoritetet gjithashtu e ndërprenë qasjen në internet për gati tre muaj, që është një nga ndërprerjet më të gjata të internetit në historinë moderne.

Vëzhguesit thonë se konservatorët e vijës së ashpër po përfitojnë nga kushtet e kohës së luftës për të vendosur kontrolle më të rrepta mbi internetin.

Por, projektligji i ri ka nxitur kundërshtime serioze nga disa pjesë të Qeverisë, përfshirë Ministrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Administrata e presidentit reformist, Masud Pezeshkian, është paraqitur vazhdimisht si e prirë që t’u përgjigjet thirrjeve të iranianëve për lehtësimin e kufizimeve në internet, megjithëse vendimi përfundimtar për këtë çështje i takon udhëheqësit suprem./REL

The post Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Greva e punëtorëve teknikë, kjo është gjendja në një klasë të “Ismail Qemalit”
E mërkura e kobshme në Kosovë, tre të vdekur nga aksidentet në trafik
Kurti s’tregon nëse do të ketë kandidat të ri për President, thotë se marrëveshja me LDK’në “s’është zhvlerësuar”
Situatë kritike nga zjarret në Mat dhe Bulqizë, flakët përfshinë disa stane gjatë natës
Banka qendrore holandeze zhvendos 86 tonë ar nga SHBA-ja dhe Kanadaja në Britani, duke përmendur “trazirat gjeopolitike”

LEXO GJITHASHTU

Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së i dhuruan Ramës plisin me simbolin e UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?
Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së i dhuruan Ramës plisin me simbolin e UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?
TOP Momenti
Rexhepi zbulon çfarë u diskutua me Kurtin: Seanca konstituive së shpejti, për Presidentin duhet biseduar me AAK-në
Rexhepi zbulon çfarë u diskutua me Kurtin: Seanca konstituive së shpejti, për Presidentin duhet biseduar me AAK-në
TOP Momenti
Në një bodrum të një banese dhe në një shtëpi, konfiskohen rreth 5.5 kilogramë substancë narkotike dhe një armë – arrestohen dy persona në Ferizaj
Në një bodrum të një banese dhe në një shtëpi, konfiskohen rreth 5.5 kilogramë substancë narkotike dhe një armë – arrestohen dy persona në Ferizaj
TOP Momenti
Dr. Metë Shatri njofton vazhdimin e bashkëpunimit me SBASHK-un, deri në 50% zbritje për anëtarët
Dr. Metë Shatri njofton vazhdimin e bashkëpunimit me SBASHK-un, deri në 50% zbritje për anëtarët
TOP Momenti
Paga e 13-të në sektorin publik, Avokati i Popullit me opinion lidhur me kriteret e vendosura
Paga e 13-të në sektorin publik, Avokati i Popullit me opinion lidhur me kriteret e vendosura
TOP Momenti

You Might Also Like

MINTI publikon çmimoren e re për derivate – shtrenjtohet benzina
Lajme

MINTI publikon çmimoren e re për derivate – shtrenjtohet benzina

September 3, 2026
Meteorologu Rugova: Viti 2027 mund të jetë edhe më i nxehtë
Lajme

Meteorologu Rugova: Viti 2027 mund të jetë edhe më i nxehtë

September 3, 2026
Rritje e theksuar e investimeve të huaja në Gjermani
Lajme

Rritje e theksuar e investimeve të huaja në Gjermani

September 3, 2026
Paratë e drogës pastroheshin në një agjenci pasurish të paluajtshme në Greqi, arrestohet shqiptari
Lajme

Paratë e drogës pastroheshin në një agjenci pasurish të paluajtshme në Greqi, arrestohet shqiptari

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?