By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gashi e VV-së: Presim reflektim nga gjashtë deputetët e LDK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gashi e VV-së: Presim reflektim nga gjashtë deputetët e LDK-së
TOP Momenti

Gashi e VV-së: Presim reflektim nga gjashtë deputetët e LDK-së

Momenti
Published: September 3, 2026

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Liza Gashi, ka deklaruar se presin reflektim nga gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët refuzuan marrëveshjen mes dy partive për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, të arritur të hënën.

Gashi, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka theksuar se reflektim presin edhe nga deputetët e partive të tjera opozitare, duke theksuar se, sipas saj, është përgjegjësi e secilit deputet që të kontribuojë në zhbllokimin e punës së Kuvendit.

“Ne presim që të kemi reflektim edhe nga gjashtë deputetët që refuzuan, por edhe nga deputetët e partive të tjera. Lëvizja Vetëvendosje ka ofruar dorën e bashkëpunimit dhe qëndrimi ka qenë i qartë. Unë mendoj që është përgjegjësi jo vetëm e këtyre gjashtë deputetëve, por edhe e secilit deputet opozitar që sot e bllokon Kuvendin e Republikës”, ka deklaruar Gashi.

Your browser does not support the video tag.

Duke komentuar vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së që kanë kundërshtuar marrëveshjen, Gashi ka thënë se është e pakuptueshme për të që ata të shprehen se nuk kanë problem me kandidatin për president, por me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

“Këta gjashtë deputetë kanë dalë publikisht dhe kanë thënë se nuk e kanë problem Bekim Sejdiun. Është e pakuptueshme nga ana e tyre se si mundet dikush t’ia japë të drejtën dikujt të negociojë dhe të gjejë një kandidat konsensual dhe pastaj, në fund, të thotë ‘unë nuk kam problem me kandidatin, por me Kurtin’. Këta me Kurtin e kanë pasur problemin që në start”, tha Gashi.

Ajo ka shtuar se deputetët mund të votojnë pro ose kundër marrëveshjes, por sipas saj, duhet të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit.

“Secili deputet në Kuvend mund të qëndrojë në sallë dhe të votojë kundër apo për. Mirëpo, ne kemi një marrëveshje valide me LDK-në që do të duhej të respektohej”, është shprehur ajo.

Sipas saj, LVV-ja duhet të vazhdojë përpjekjet politike për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Unë besoj që ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe ta lëvizim çdo gur, në mënyrë që qytetari i Kosovës të mos shkojë prapë në zgjedhje”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse kjo nënkupton se LVV-ja do të zhvillojë sërish bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gashi tha se dera për dialog ka qenë e hapur.

“Ne e kemi pasur derën e hapur për të gjitha partitë politike për dialog. Kurti që në start ka bërë ftesë edhe përfaqësuesve të PDK-së dhe Aleancës. Prandaj, më e pakta që ata mund të bëjnë është që të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë”, ka deklaruar Gashi.

Ajo ka paralajmëruar se mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk do të garantonte zgjidhjen e ngërçit politik.

“Nuk mund të kërkosh me thirr seancën vetëm për të vazhduar në zgjedhje. Nëse kjo është strategjia e vetme, atëherë çfarë pas edhe një palë zgjedhjeve të reja, ku asnjë parti nuk do t’i ketë 80 deputetë në sallë?”, ka përfunduar Gashi./teve1.info/

source

You Might Also Like

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, humb jetën tragjikisht në aksident me motor
Çitaku: PDK-ja e interesuar për formimin e institucioneve, por jo për pazare me Kurtin
Olt Haziri vishet kuq e bardhë, bëhet lojtar i Gjilanit
Abdixhiku: Ne po propozojmë e para meje prej zarfave e kanë marrë vesh kush u bë president
Hoti i përgjigjet Abdixhikut: Nuk pranojmë imponime, kemi parime

LEXO GJITHASHTU

“Populli ka me ju dënu”, Abdixhiku kundër shkuarjes në zgjedhje: Prapë keni me u ulë me njerin e njejtë
“Populli ka me ju dënu”, Abdixhiku kundër shkuarjes në zgjedhje: Prapë keni me u ulë me njerin e njejtë
TOP Momenti
Xani: Vetëm Ukë Rugova mund ta marrë votën unike të LDK-së për president
Xani: Vetëm Ukë Rugova mund ta marrë votën unike të LDK-së për president
TOP Momenti
Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme
Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme
TOP Momenti
Hajra: LDK-ja nuk është parti që deputetët “e dorëzojnë logjikën te dera”
Hajra: LDK-ja nuk është parti që deputetët “e dorëzojnë logjikën te dera”
TOP Momenti
Situata e zjarreve në Shqipëri, raportohen 20 vatra, 4 prej tyre mbeten aktive
Situata e zjarreve në Shqipëri, raportohen 20 vatra, 4 prej tyre mbeten aktive
TOP Momenti

You Might Also Like

Ndërron jetë 29 vjeçari pas një aksidenti me motoçikletë
TOP Momenti

Ndërron jetë 29 vjeçari pas një aksidenti me motoçikletë

September 3, 2026
Emisioni “Info Nata” 02.09.2026
TOP Momenti

Emisioni “Info Nata” 02.09.2026

September 3, 2026
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Gjakovë
TOP Momenti

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Gjakovë

September 3, 2026
Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi
TOP Momenti

Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?