By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Imri Ahmeti kërkon më shumë dialog në LDK: Pa demokraci të brendshme, LDK-ja nuk është vetvetja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Imri Ahmeti kërkon më shumë dialog në LDK: Pa demokraci të brendshme, LDK-ja nuk është vetvetja
TOP Momenti

Imri Ahmeti kërkon më shumë dialog në LDK: Pa demokraci të brendshme, LDK-ja nuk është vetvetja

Momenti
Published: September 2, 2026

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda partisë, duke kërkuar më shumë demokraci të brendshme, dialog dhe tolerancë.

Përmes një postimi, Ahmeti ka thënë se këto vlera duhet të jenë udhërrëfyes i funksionimit të LDK-së, duke theksuar se partia është krijuar mbi parimet e demokracisë, bashkëpunimit dhe durimit.

Your browser does not support the video tag.

“Pa demokraci të brendshme, pa dialog, mirëkuptim dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja!”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka bërë thirrje që brenda partisë të dëgjohen mendimet e ndryshme dhe të shmangen imponimi, përçarja dhe sulmet ndaj njëri-tjetrit.

“Të dëgjosh para se të vendosësh, të bindësh e jo të imponosh, të bashkosh e jo të linqosh, janë parime fundamentale të funksionimit të LDK-së”, ka deklaruar ai.

Ahmeti ka thënë se po flet “nga brenda”, duke theksuar se ka qenë pjesë e LDK-së që nga themelimi dhe në periudha të ndryshme të saj.

Në këtë kontekst, ai ka kritikuar atë që e ka cilësuar si tendencë për “linçim” dhe akuza ndaj njerëzve që, sipas tij, e kanë mbajtur gjallë LDK-në në periudhat më të vështira.

“Refuzoj që kaq lehtë të linqohen e të akuzohen ata që e kanë mbajtur gjallë LDK-në në ditët më të vështira, ndërsa të përkëdhelen turistët politikë”, ka shkruar Ahmeti.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së ka kritikuar gjithashtu kulturën e fyerjeve dhe akuzave, duke thënë se një qasje e tillë nuk përfaqëson trashëgiminë dhe vlerat e kësaj partie.

Sipas tij, LDK-ja është ndërtuar mbi respektin, dialogun dhe mirëkuptimin dhe nuk mund të funksionojë përmes “grushtit”, zërit të ngritur apo imponimit.

“LDK-ja është e veçantë dhe pikërisht këtë veçanti duhet ta ruajmë”, ka theksuar Ahmeti.

Në fund të reagimit, ai ka bërë thirrje për më shumë dialog, mirëkuptim dhe respekt brenda partisë, duke përmbyllur mesazhin me qëndrimin se “LDK-ja është përgjegjësi e përbashkët”.

You Might Also Like

Pas Abdixhikut, Kurti takohet me deputetët e komuniteteve
Zekolli-Morina: Janë përcaktuar hapat konkret për ndërtimin e tunelit ndërkufitar të rrugës Tetovë-Prizren
Ish-pjesëtari i sigurimit jugosllav: Më thanë se ishte vendosur likuidimi i Jusuf Gërvallës, e paralajmërova përmes vëllait të tij
Privohet nga liria ​27 vjeçari nga Shkupi, e ka dhunuar fizikisht gruan e tij në një zonë pyjore
Blakçori: SHBA-ja e ka të qartë kërcënimin kryesor afatgjatë – është Kina

LEXO GJITHASHTU

“Asnjë element nuk ekziston që Sejdiu ka afërsi me VV’në, të gjitha çojnë kah LDK”/ Buzhala: Familja e tij është familje e rëndësishme e AAK’së në Klinë
“Asnjë element nuk ekziston që Sejdiu ka afërsi me VV’në, të gjitha çojnë kah LDK”/ Buzhala: Familja e tij është familje e rëndësishme e AAK’së në Klinë
Lajme
Aero-kompania nga Afrika e Jugut anulon fluturimin e radhës pas spektaklit të guximshëm mbi stadium
Aero-kompania nga Afrika e Jugut anulon fluturimin e radhës pas spektaklit të guximshëm mbi stadium
Lajme
Më shumë se 900 të vrarë në Gaza këtë vit pavarësisht armëpushimit, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi
Më shumë se 900 të vrarë në Gaza këtë vit pavarësisht armëpushimit, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi
Lajme
Kurti i mbledh deputetët e pakicave, a po e sinjalizon konstituimin e institucioneve?
Kurti i mbledh deputetët e pakicave, a po e sinjalizon konstituimin e institucioneve?
Lajme
Konjufca kishte thënë se “Ymeri ka biznes me rrymë”, deputetja: Gjykata më kërkoi ta përmirësojë padinë brenda 3 ditëve – do e padisë sërish
Konjufca kishte thënë se “Ymeri ka biznes me rrymë”, deputetja: Gjykata më kërkoi ta përmirësojë padinë brenda 3 ditëve – do e padisë sërish
Lajme

You Might Also Like

Grenell me tjetër reagim: Kush po e mbron Kushtetutën në Kosovë? Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh
TOP Momenti

Grenell me tjetër reagim: Kush po e mbron Kushtetutën në Kosovë? Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh

September 2, 2026
E Majta propozon që për çdo fëmijë, shteti të paguajë 20% të kredisë banesore të familjes
TOP Momenti

E Majta propozon që për çdo fëmijë, shteti të paguajë 20% të kredisë banesore të familjes

September 2, 2026
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes këmbësori
TOP Momenti

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes këmbësori

September 2, 2026
Në Ohër filluan Lojrat Sportive të Pensionistëve, Siljanovska-Davkova: Jam njëra prej jush, pensionimi nuk është fundi i jetës aktive
TOP Momenti

Në Ohër filluan Lojrat Sportive të Pensionistëve, Siljanovska-Davkova: Jam njëra prej jush, pensionimi nuk është fundi i jetës aktive

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?