By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sot dorëzohen listat: Çfarë lëvizje e prurje pamë te partitë për zgjedhjet e shpejta të 7 qershorit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sot dorëzohen listat: Çfarë lëvizje e prurje pamë te partitë për zgjedhjet e shpejta të 7 qershorit
TOP Momenti

Sot dorëzohen listat: Çfarë lëvizje e prurje pamë te partitë për zgjedhjet e shpejta të 7 qershorit

Momenti
SHARE

Zgjedhjet e reja, të tretat brenda rreth një viti e gjysmë po afrohen dhe partitë kanë bërë lëvizjet e tyre të fundit përpara fushatës. Listat e kandidatëve për deputetë duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më së largu sonte para mesnatës.

Gazeta Express

Presidenti i ri nuk u zgjodh edhe përkundër një afati “shtesë” që kishte dhënë Gjykata Kushtetuese, prandaj Kosova do të mbajë në fund të javës së parë të qershorit zgjedhjet e reja, të tratat brenda rreth një viti e gjysmë.

Tandemi Albin Kurti – Vjosa Osmani u prish përfundimisht. Ata kishin garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021 ku kishin triumfuar bindshëm. Ai ishte bërë kryeministër; ajo presidente. Por tash, pesë vjet më pas, kryeministri në detyrë nuk e deshi më në karrigen e shefes së shtetit bashkëpunëtoren e tij të dikurshme, pasi në zgjedhjet e fundvitit të kaluar fitoi 51.1% të votave.

Osmani, e cila u ndje e tradhtuar, ka vendosur të kthehet të garojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës kundër Kurtit, në një betejë në fund të së cilës synon ta rrëzojë nga pushteti kreun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pasi Kurti nuk arriti ndonjë marrëveshje për President as me LDK dhe as me Partinë Demokratike të Kosovës, duke e injoruar krejtësisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në diskutimet për këtë çështje, shpreson që të fitojë edhe më shumë vota, pasi rekordi prej 51.1% nuk i mjaftoi.

Lëvizjet e LVV-së

LVV-ja më 8 maj njoftoi për një marrëveshje “koalicioni” me partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, me të cilat garoi edhe në zgjedhjet e fundit. Të nesërmen në një mbledhje të partisë, Kurti tha se “pragu” i synuar në zgjedhjet e reja “po bëhet edhe më i lartë – 60%”.

Tash e disa ditë ka pasur valë anëtarësimesh nëpër partitë politike. Kurti e prezantoi një të dielën. Njoftoi në Facebook se Krenare Çerkini i është bashkuar partisë së tij dhe se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

“Krenarja vjen nga Ferizaj dhe përfaqëson një profil të ri të lidershipit – një kombinim mes shkëlqimit akademik, angazhimit publik dhe përkushtimit qytetar ndaj arsimit dhe rinisë. Ajo ka përfunduar paralelisht dy studime bachelor dhe dy programe masteri me sukses të lartë, ndërsa aktualisht vazhdon studimet e doktoratës në Bruksel. Me përvojë si pedagoge universitare dhe pjesëmarrje në iniciativa ndërkombëtare për arsim dhe të rinj, ajo ka ndërtuar një profil të fuqishëm profesional dhe publik”, shkroi Kurti për të.

Nuk pati ndonjë afrim tjetër në LVV.

Lëvizjet e LDK-së

Vjosa Osmani ishte shumë më aktive. Pasi zyrtarizoi “kthimin në shtëpi” dhe kandidaturën për Presidente në listën zgjedhore të LDK-së, ajo mori me vete tre zyrtarë që kishin qenë deputetë në grupin parlamentar të LVV-së, si dhe njoftoi për emra të tjerë të rinj që iu bashkuan asaj.

Kur u mor vesh se LVV-ja përfundimisht s’e donte më Osmanin presidente dhe ndaj saj nisi një fushatë sulmesh në të cilën u përfshinë edhe zyrtarë të kësaj partie, Haxhi Avdyli dha dorëheqje nga Guxo dhe u rreshtuar krah Osmanit.

Më 4 maj, Osmani njoftoi se “një heroinë e gjallë” iu bashkua në garën zgjedhore: Fahrije Hoti, njëra prej grave që humbën bashkëshortët e djemtë gjatë luftës dhe që drejton një ndërmarrje që punëson gra të tjera si ajo.

“Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë. E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën – e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush. Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën. Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin. Do ta dëshmojmë sërish, bashkë”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Pak ditë më pas, më 7 maj, Osmani njoftoi për afrimin e Jeta Statovcit, ish-deputetes që e “mori” nga LVV-ja.

“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit. Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara. Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës”.

Po atë ditë, Osmani njoftoi për një tjetër “grua të fortë” që iu bashkua.

“Historia e saj nuk u formësua nga politika, por nga dhimbja. Me një plagë që shumëkush nuk e sheh, por që ajo e ka kthyer në forcë. Në vend që ta thyejë, ajo e ka shndërruar në mision për të shpëtuar jetë, për t’u dhënë zë familjeve që luftojnë në heshtje, për t’u rikthyer shpresën atyre që e kanë humbur. Kjo është Arjeta Musliu. Një grua që nuk vjen në këtë rrugëtim për veten e saj, por për çdo nënë që zgjohet çdo ditë me frikën për fëmijën, për çdo motër e vëlla që nuk pranon të dorëzohet, për çdo familje që ka përjetuar dhimbjen e varësisë nga substancat narkotike, për çdo të ri që ka nevojë për një dorë që e nxjerr nga errësira”, shkroi ajo në Facebook.

Të nesërmen, më 8 maj, Osmani dha lajmin se edhe ish-deputetja tjetër, Albena Reshitaj, e ka lënë Guxo-n dhe LVV-në për t’iu bashkuar asaj.

“Një bashkëpunim i filluar më shumë se një dekadë më parë, e i ndërtuar mes sfidash e suksesesh të përbashkëta, po vazhdon edhe sot. Prof.asoc.dr. Albena Reshitaj, ish ministre, deputete në 4 mandate, e mbi të gjitha një grua parimore dhe me bindje politike të qëndrueshme, ka dëshmuar vazhdimisht se nuk dorëzohet para asnjë sfide apo kërcënimi, kur është në pyetje mbrojtja e interesit të Kosovës. Kur u zgjodha Presidente në vitin 2021, me votën e saj vendimtare, Albena krijoi kuorumin e nevojshëm dhe bllokoi rolin e Listës serbe në krijimin e institucioneve, pa asnjë interes personal e pa kërkuar absolutisht asgjë!”, shkroi ndër tjerash Osmani.

Edhe një jurist i njohur vendosi t’i hynte kësaj gare të re zgjedhore së bashku me Osmanin: Bardhyl Hasanpapaj.

“Nga garat si studentë, në një garë të përbashkët e vendimtare për Kosovën! Me Dr.sc. Bardhyl Hasanpapajn, rrugëtimi ynë nuk filloi në politikë. Filloi në vitin 2001, si dy studentë të rinj që bartnim ëndrra të mëdha dhe përfaqësonim Universitetin e Prishtinës në garat më prestigjioze ndërkombëtare të drejtësisë. Bardhi, përveçse njihet si një zë i arsyeshëm i diskursit publik, ka specializuar në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Bremenit në Gjermani, ndërsa doktoraturën e ka përfunduar në Universitetin e Firenzes në Itali. Si ekspert i sundimit të ligjit, dijen profesionale e ka shndërruar edhe në ndërmarrësi, duke udhëhequr projekte të rëndësishme për organizata ndërkombëtare si BE, USAID, NDI, NCSC, IFC dhe EBRD”, shkroi Osmani në Facebook më 8 maj.

Visar Xani, një analist politik, iu bashkua gjithashtu Osmanit.

“Për më shumë se tetëmbëdhjetë vjet, puna e Visar Xanit lidhet ngushtë me fjalën publike. Visari i përket atij brezi që e njohu Kosovën në lëvizje, në debat, në përpjekjen e saj të vazhdueshme për t’u bërë shtet më i fortë e më i drejtë. Fillimisht si gazetar e analist politik, me syrin kritik ndaj zhvillimeve shoqërore e politike, e më pas brenda vetë institucioneve, aty ku fjala duhet të shndërrohet në përgjegjësi dhe puna në rezultat. Në organizata ndërkombëtare dhe në administratë publike, Visari ka sjellë qetësinë e njerëzve që e kuptojnë shtetin si një projekt në të cilin duhet të punohet ditë pas dite. Visari ka kontribuar në reforma, në komunikim institucional dhe në formimin profesional të shumë zyrtarëve në Kosovë, në veçanti me rolin e tij si Koordinatori Nacional i RESPA-s për Kosovën”, shkroi ndër tjerash Osmani më 10 maj, duke njoftuar për afrimin e ri.

Po atë ditë, Osmani njoftoi edhe për afrimin e mjekut Besim Kodra.

“Kosovës i duhen njerëz që punojnë për kauza që shkojnë përtej vetvetes. Njerëz që i bashkohen një rrugëtimi politik vetëm e vetëm për të shërbyer, ashtu siç po bën prej vitesh Besim Kodra. Për më shumë se një dekadë, ai ka qenë pranë pacientëve dhe familjeve të tyre, aty ku njerëzit kanë pasur nevojë për ndihmë, dinjitet, mbështetje dhe shpresë. Besimi zgjodhi përherë angazhimin. Ai zgjodhi të bëhet zë për ata që shpesh nuk kanë pasur përfaqësim. Për pacientët. Për familjet që luftojnë çdo ditë. Për qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre. Si jurist dhe ekspert i fushës së shëndetësisë dhe të drejtave të pacientëve, ai ka kontribuar në hartimin e politikave, në forcimin e llogaridhënies dhe në mbrojtjen e interesit qytetar, duke përfaqësuar Kosovën edhe në iniciativa rajonale, evropiane e globale”, shkroi ajo ndër tjerash.

Dje, ajo dha lajmin se edhe Brikena Muharremi do të garojë me të në zgjedhje.

“Si nxënëse e shkëlqyer në Kosovë, ajo u detyrua të largohej nga vendi pas mbylljes së shkollave shqipe nga regjimi serb. Në Britani vazhdoi studimet për drejtësi, ku u diplomua me rezultate të larta dhe u bë avokatja e parë shqiptare e kualifikuar në Britaninë e Madhe. Për më shumë se dy dekada, Brikena ka ushtruar profesionin e barrister-it në Angli dhe Uells, duke punuar në një prej sistemeve juridike më të avancuara në botë dhe duke përfaqësuar edhe institucione shtetërore britanike në procese komplekse e të profilit të lartë. Angazhimi i saj ka shkuar përtej suksesit profesional individual. Si themeluese dhe kryetare e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanikë dhe si anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës, ajo ka qenë zë i fuqishëm i mërgatës sonë”, shkroi Osmani ndër tjerash.

Ish-deputeti në Parlamentin e Shqipërisë, Kreshnik Çollaku do të jetë gjithashtu pjesë e listës zgjedhore të LDK-së.

“Një jetë e ndërtuar mes universitetit, diplomacisë dhe kauzës së Kosovës. Sot, bashkë me Lumirin, kemi kënaqësinë të prezantojmë Kreshnik Çollakun si pjesë të rrugëtimit tonë politik. Niku e ka lidhur angazhimin e tij me mbështetjen e Kosovës, demokracisë dhe orientimit euro-atlantik të shqiptarëve. Për më shumë se 20 vite si pedagog universitar, ai ka formuar breza studentësh me frymën e mendimit demokratik, përgjegjësisë publike dhe vizionit perëndimor. Në periudhat më të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, ai ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, duke kontribuar në forcimin e mbështetjes amerikane për Kosovën dhe promovimin e çështjes së saj në qarqet diplomatike amerikane. Si deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe pjesë aktive e diplomacisë parlamentare, ai ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në forume rajonale dhe ndërkombëtare, duke mbrojtur të drejtën e saj për pavarësi, sovranitet, integritet territorial dhe integrim euro-atlantik”, shkroi ndër tjerash Osmani sot në Facebook.

Po sot Osmani njoftoi edhe për rikthimin e Lulzim Zenelit në politikë.

“Sot, Prof. Dr. Lulzim Zeneli rikthehet në garën politike dhe na bashkohet për të dhënë kontributin e tij në fuqizimin e shtetit, rritjen e LDK-së dhe në vazhdimin e rrugëtimit euroatlantik të Kosovës. Me përvojën e tij të gjatë politike, akademike dhe institucionale, si bashkëpunëtor i Presidentit Ibrahim Rugova dhe Akademik Nexhat Dacit, ish-deputet për tri mandate dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë, ai rikthehet për të sjellë përvojë, maturi politike dhe vizion në një kohë të rëndësishme për vendin”, shkroi ajo në Facebook.

LDK-ja njoftoi gjithashtu sot se Partia e Drejtësisë dhe Balli Kombëtar do të përfshihen po ashtu në listën e saj zgjedhore.

“Partia e Drejtësisë do të garojë në listë me Ferid Aganin. Përderisa Balli Kombëtar me Alban Hotin. Ky bashkëpunim përfaqëson një bashkim vlerash, përgjegjësie politike dhe vizioni të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshme për qytetarët e saj. Si dhe është pjesë e përpjekjes së LDK-së për të ndërtuar një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet”, njoftoi LDK-ja.

Në “bashkimin e madh” në LDK, dega në Podujevë vendosi ta propozojë për kandidat për deputet edhe Agim Veliun, i cili refuzoi përfshirjen, duke akuzuar lidershipin e partisë se tentoi ta përdorte atë.

Lëvizjet e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës refuzoi një rikthim të Fatmir Limajt në parti, në një mbledhje të Kryesisë të mbajtur dje.

Kryetari Bedri Hamza tha pas mbledhjes se Limajn e ka “mik” dhe ka punuar gjatë me të, por shtoi se këtë herë ai “nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”.

“Është diskutuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Është qëndrim i përgjithshëm që e presim dhe e mirëpresim kontributin e zotit Limaj, të Nismës Socialdemokrate që në këto zgjedhje do t’ia japin PDK-së”, tha ai në një konferencë për media.

Në PDK është anëtarësuar Aida Dërguti, analistja politike, ish-deputete e LVV-së.

“Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar. Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë”, shkroi Hamza në një postim në Facebook më 7 maj.

Të nesërmen, ai njoftoi se profesori Naim Telaku “do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë”.

“Me një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe me kontribut të çmuar në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë, Dr. Telaku i bën nder jo vetëm listës sonë, por edhe përfaqësimit dinjitoz qytetar që i duhet vendit”, shkroi Hamza në Facebook.

Shemsi Jashari nga shoqëria civile iu bashkua po ashtu PDK-së. Hamza njoftoi më 9 maj se ai do të jetë pjesë e listës gjithashtu.

“Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkua edhe Shemsi Jashari, një nga zërat më aktivë të shoqërisë civile. Ish-ushtar i UÇK-së, pjesë e Policisë së Kosovës dhe i administratës shtetërore, e më pas aktivist i palodhshëm për transparencë, drejtësi dhe interes qytetar, Shemsiu ka qenë gjithmonë në anën e qytetarëve. Me integritetin dhe angazhimin e tij publik ndër vite, ai i bën nder listës sonë dhe përfaqësimit që i duhet Kosovës”.

Profesori dhe studiuesi Miftar Kurti u bë sot pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së për deputetë.

“Sot i urova mirëseardhje në listën tonë të kandidatëve për deputetë Prof. ass. dr. Miftar Kurtit, profesor, studiues, shkrimtar dhe luftëtar të UÇK-së. Me kontribut në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, ai përfaqëson figurën e intelektualit të angazhuar që i ka shërbyer Kosovës në kohë lufte dhe paqe. Kosova ka nevojë për njerëz me dije, përvojë dhe integritet”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

Lëvizjet në AAK

Lëvizja kryesore në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili do të jetë bartës i listës zgjedhore të kësaj partie dhe kandidat për kryeministër.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë gjithashtu disa njoftime për afrime të reja.

Më 7 maj, ai shkroi në Facebook se “Aleancës iu bashkua veterani i UÇK-së, Agron Kajtazi, nga Runiku i Skënderajt”.

“Agroni qysh herët filloi angazhimin për liri, ku shërbeu me nder si 16-vjeçar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shërbimin ndaj atdheut e vazhdoi edhe në shtetndërtim, në uniformën e TMK-së. Qasja e tij politike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë nacional, ka qenë aktive, duke shërbyer për një mandat edhe si asambleist në Kuvendin Komunal të Skënderajt në vitet 2017–2021. Agroni i bashkohet listës së Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit, duke sjellë me vete përvojën, përkushtimin dhe besimin në rrugëtimin tonë të përbashkët në shërbim të qytetarëve”.

Haradinaj njoftoi më 11 maj edhe për afrimin e Bajram Mulajt.

“Bajram Mulaj vjen prej një familjeje me tradita të shquara atdhetare shqiptare, nga Isniqi i Deçanit. Bajram Mulajn, si njeri, kushdo që e njeh e respekton dhe e nderon për angazhimin e tij në të mirë të kombit e të atdheut. E kam për nder të garojmë bashkë në këto zgjedhje për deputet në Kuvendin e Kosovës, me Bajram Mulajn. Bajram, na priftë e mbara dhe na ndihmoftë Zoti në shërbim të atdheut!”, shkroi në Facebook.

Sot, Haradinaj njoftoi për rikthimin në garën politike të ish-këshilltarit të tij dhe ish-ambasadorit Avni Arifi.

“Nga secili pozicion që ka mbajtur, kontributi i tij ka qenë me vlerë dhe gjithmonë në funksion të interesit publik. Ai ka dëshmuar se stabiliteti politik, partneriteti me aleatët ndërkombëtarë dhe forcimi i institucioneve janë rruga e vetme për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fuqishme. Rikthimi i tij në listën e Aleancës vjen natyrshëm, ashtu si çdo herë në momentet kyçe për Republikën e Kosovës. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për njerëz me përvojë, integritet dhe vizion politik, të cilët dinë ta mbrojnë interesin shtetëror dhe ta çojnë përpara vendin”, shkroi ai.

Lëvizjet e PSD-së

Lëvizja më e rëndësishme e Partisë Socialdemokrate është vendimi për të garuar në këto zgjedhje.

Kryetari Dardan Molliqaj ka thënë se PSD po garon që vendit “t’i sigurojë opozitë”.

Florin Krasniqi, një nga ish aktivistët e vjetër dhe shumë të rëndësishëm të LVV-së, iu bashkua PSD-së në prill.

“Kam vendosur përfundimisht të futem në lojë, në fushë. E tash kur unë jam në fushë dhe Partia Socialdemokrate është në fushë, atëherë e shohim se kush është lojtar përnjëmend”, tha ai.

Afrimin e tij, Molliqaj e konsideroi si “jashtëzakonisht të rëndësishëm” për organizimin politik të PSD-së.

Sot në mesnatë përfundon afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për subjektet politike që t’i dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë.

The post Sot dorëzohen listat: Çfarë lëvizje e prurje pamë te partitë për zgjedhjet e shpejta të 7 qershorit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kush janë 6 kandidatët e PSD-së për zgjedhjet e 7 qershorit?
Hoxha: Limaj po e paguan faturën e protagonistit gjatë bllokadës në vitin 2025
Gashi: Intensifikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar me Zvicrën
Moti sot, vende-vende riga shiu dhe shkarkime rrufesh
SHBA vendos sanksione ndaj individëve dhe kompanive që transportuan naftë iraniane drejt Kinës
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt në PDK
TOP Momenti

Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt në PDK

Momenti
Momenti
May 12, 2026
Sulejmani: Gjendja në arsim nuk është për t’u lavdëruar, VLEN ka politika konkrete
Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për deputet, thotë Ramadani
Sibel Halimi nuk kandidon për deputete: Do të vazhdojë angazhimin në LDK si anëtare e Kryesisë
Rexhepi: Qëndrojmë të bashkuar rreth kërkesave tona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?