By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Isa Mustafa për Expres: 6 deputetët e LDK mbajtën qëndrim dinjitoz e të drejtë, s’u bënë pjesë e veprimeve që nënshtrojnë partinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Isa Mustafa për Expres: 6 deputetët e LDK mbajtën qëndrim dinjitoz e të drejtë, s’u bënë pjesë e veprimeve që nënshtrojnë partinë
Lajme

Isa Mustafa për Expres: 6 deputetët e LDK mbajtën qëndrim dinjitoz e të drejtë, s’u bënë pjesë e veprimeve që nënshtrojnë partinë

Momenti
Published: September 2, 2026

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë për Gazetën Express se qëndrimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos votuar Bekim Sejdiun ëpr President është qëndrim i drejtë, legjitim dhe dinjitoz.

Mustafa ka thënë se kjo nuk lidhet me një emër të përveçëm, por me parimin që LDK-ja mos të bëhet pjesë e marrëveshjeve jashtëkushtetuese.

Your browser does not support the video tag.

“Qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së e konsideroj të drejtë, legjitim dhe dinjitoz. Këtë qëndrim nuk e shoh në relacion me një emër  të veçantë për president, por me parimin që të mos bëhen pjesë e marrëveshjes dhe veprimeve jashtëkushtetuese. Veprimeve që e nënshtrojnë LDK-në dhe e bëjnë përgjegjëse për një proces i cili është në përgjegjësi të partisë e cila ka dalë e para në zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

Tutje, Mustafa ka folur edhe për votimin e Presidentit, ku tha se kjo çështje iu takon edhe subjekteve të tjera politike, pos VV-së dhe LDK-së.

Ai ka shtuar se deputetë rnuk mund të detyrohen që të votojnë sipas qëndrimeve të forumeve të emëruara nga një individ.

“Prolongimi i konstituimit të Kuvendit përtej kohës së përcaktuar me aktgjykim të Gjykatës  Kushtetuese s’mund të përdoret si alibi për gjetjen e një figure konsesuale për President. Konesusi, edhe pse nuk është kategori që e përcakton  Kushtetuta do të vlente nëse është vlerë që përfaqëson jo vetëm VV-në e LDK-në por edhe PDK-në, AAK-në dhe deputetët e subjekteve josërbe. Së pari do duhej të ekzistojë pajtueshmëri brënda çdo subjekti politik dhe pastaj ndërmjet subjekteve. Por çdo pajtimi do duhej ti paraprijë konstituimi i Kuvendit. Ndërkaq në qoftë se mendon dikush t’i detyrojë deputetët të votojnë sipas qëndrimeve të forumeve të emëruara nga një individ atëherë bëhet fjalë për mungesë elementare të njohjes së Kushtetutës, të demokracisë së brendshme dhe frymës së Statutit të LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Të martën është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri, theksuan se nuk e votojnë Bekim Sejdiun për President.

Bajrami dhe Ymeri theksuan se nuk duan t’ia zgjasin jetën pushtetit të Albin Kurtit, ndërsa kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e konsideroi këtë zhvillim si “hap drejt shkuarjes në zgjedhje”. /Gazeta Express

The post Isa Mustafa për Expres: 6 deputetët e LDK mbajtën qëndrim dinjitoz e të drejtë, s’u bënë pjesë e veprimeve që nënshtrojnë partinë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Tiranë
Gjermania hap hetim për terrorizëm pas sulmit ndaj nënstacionit elektrik
I riu nga Kosova fiton çmim ndërkombëtar për projektin e AI-së në gjuhën shqipe të shenjave
Reagon Faton Bislimi: Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati
Eurodeputeti çek kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë për shkak të glorifikimit të Mlladiqit

LEXO GJITHASHTU

“Ja dora për dëmet”, Abdixhiku: Dje u refuzua presidenti – zgjedhjet nuk ishin agjendë e jona
“Ja dora për dëmet”, Abdixhiku: Dje u refuzua presidenti – zgjedhjet nuk ishin agjendë e jona
TOP Momenti
Irani hakmerret pas sulmeve të SHBA-së, godet bazat amerikane në Lindjen e Mesme
Irani hakmerret pas sulmeve të SHBA-së, godet bazat amerikane në Lindjen e Mesme
TOP Momenti
Zhernovski: “Kredia hungareze” ka filluar të mbajë erë krimi, kush do të mbajë përgjegjësi
Zhernovski: “Kredia hungareze” ka filluar të mbajë erë krimi, kush do të mbajë përgjegjësi
TOP Momenti
Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit thotë se prokurorët e shkallës së parë po komentojnë vendimet e tyre
Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit thotë se prokurorët e shkallës së parë po komentojnë vendimet e tyre
TOP Momenti
“Kritika nuk është tradhti”, Sadiku kërkon që LDK-ja të dallojë nga Kurti dhe ta ruajë demokracinë e brendshme
“Kritika nuk është tradhti”, Sadiku kërkon që LDK-ja të dallojë nga Kurti dhe ta ruajë demokracinë e brendshme
TOP Momenti

You Might Also Like

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan
Lajme

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

September 2, 2026
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri
Lajme

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri

September 2, 2026
KPK-ja nuk e miraton raportin e Isufajt për punën e PSRK-së për vitin 2025
Lajme

KPK-ja nuk e miraton raportin e Isufajt për punën e PSRK-së për vitin 2025

September 2, 2026
BE i vendos afat Kinës: Deri në tetor duam rezultate konkrete, përndryshe masat do të ashpërsohen
Lajme

BE i vendos afat Kinës: Deri në tetor duam rezultate konkrete, përndryshe masat do të ashpërsohen

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?