By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Irani kundërpërgjigjet me raketa dhe dronë pas sulmeve të SHBA-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Irani kundërpërgjigjet me raketa dhe dronë pas sulmeve të SHBA-së
Lajme

Irani kundërpërgjigjet me raketa dhe dronë pas sulmeve të SHBA-së

Momenti
Published: September 2, 2026

Irani ka lëshuar raketa dhe dronë kundër caqeve ushtarake amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme më 2 shtator, duke u zotuar për pasoja “të rënda” pas sulmeve të reja amerikane kundër Republikës Islamike.

Mediat shtetërore iraniane thanë se Teherani ka goditur me raketa balistike objektivat amerikane në Jordani. Ushtria jordaneze tha se 13 raketa iraniane hynë në hapësirën e saj ajrore, 10 prej të cilave u penguan, ndërsa tri ranë në zona të thella.

Your browser does not support the video tag.

Nga këto sulme nuk është raportuar për viktima.

Për sulme iraniane me raketa dhe dronë u raportua edhe në Kuvajt dhe Bahrejn. Ushtria e Kuvajtit tha se mbrojtja e saj ajrore ka reaguar ndaj raketave dhe dronëve armiqësorë, ndërsa Bahrejni tha se mbrojtja e tij ajrore ka penguar dhe shkatërruar dronë iranianë.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se ka shënjestruar me raketa dhe dronë bazat amerikane në rajonin autonom të Kurdistanit në Irak, duke pretenduar se kishte shkatërruar një qendër mirëmbajtjeje, depo dhe pajisje.

Ky pretendim, i raportuar nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA, nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Rundi i fundit i luftimeve nisi kur Uashingtoni goditi objektiva iraniane më 30 gusht, që ishin sulmet e para amerikane pas disa javësh pezullim të sulmeve.

Më pas, Teherani shënjestroi forcat amerikane në Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa predha goditën dy cisterna nafte në sulme, në Ngushticën e Hormuzit. Përgjegjësinë për sulmet ndaj cisternave nuk e ka marrë askush./REL/

The post Irani kundërpërgjigjet me raketa dhe dronë pas sulmeve të SHBA-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri
KPK-ja nuk e miraton raportin e Isufajt për punën e PSRK-së për vitin 2025
BE i vendos afat Kinës: Deri në tetor duam rezultate konkrete, përndryshe masat do të ashpërsohen
Pacolli: Vendosja e deputetëve nën presion s’është demokraci e brendshme, është përpjekje për t’i kërcënuar politikisht
Incident në ngushticën e Hormuzit: Dy tankerë godasin mina gjatë lundrimit, humbin jetën 2 marinarë filipinas

LEXO GJITHASHTU

Dy persona të lënduar pas një shpërthimi në një stacion treni në Gjermani
Dy persona të lënduar pas një shpërthimi në një stacion treni në Gjermani
TOP Momenti
Toshkovski: Krimi i organizuar në burgje nuk është problem i izoluar, duhet përgjigje e përbashkët dhe e koordinuar
Toshkovski: Krimi i organizuar në burgje nuk është problem i izoluar, duhet përgjigje e përbashkët dhe e koordinuar
TOP Momenti
“E para Kosova”, i propozuari për president Faton Bislimi thyen heshtjen: Nëse elitat politike nuk më konsiderojnë, fjalën do ta ketë populli
“E para Kosova”, i propozuari për president Faton Bislimi thyen heshtjen: Nëse elitat politike nuk më konsiderojnë, fjalën do ta ketë populli
TOP Momenti
Jep dorëheqje Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Jep dorëheqje Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
TOP Momenti
16 persona humbin jetën në një aksident me autobus në Egjipt
16 persona humbin jetën në një aksident me autobus në Egjipt
TOP Momenti

You Might Also Like

Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë
Lajme

Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

September 2, 2026
Muharremi: LDK nuk është më vetja, duket si një degë e LVV-së e ngjashëm sikur GUXO
Lajme

Muharremi: LDK nuk është më vetja, duket si një degë e LVV-së e ngjashëm sikur GUXO

September 2, 2026
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale
Lajme

TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale

September 2, 2026
Qeveria e Orbanit shpërndau fshehurazi 1.35 miliardë euro drejt fundit të mandatit: Para nga buxheti për blerjen e pasurive të paluajtshme
Lajme

Qeveria e Orbanit shpërndau fshehurazi 1.35 miliardë euro drejt fundit të mandatit: Para nga buxheti për blerjen e pasurive të paluajtshme

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?