By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Novartis pezullon provat klinike pas vdekjes së tre pacientëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Novartis pezullon provat klinike pas vdekjes së tre pacientëve
Lajme

Novartis pezullon provat klinike pas vdekjes së tre pacientëve

Momenti
Published: September 2, 2026

Gjiganti zviceran i industrisë farmaceutike Novartis ka pezulluar disa prova klinike për terapi eksperimentale me qeliza, pas vdekjes së tre pacientëve.

Novartis ka pezulluar në fund të gushtit disa prova klinike që përfshijnë terapi eksperimentale me qeliza për trajtimin e sëmundjeve autoimune në fushat e imunologjisë dhe neuroshkencës.

Your browser does not support the video tag.

Kompania farmaceutike me seli në Bazel e konfirmoi lajmin për agjencinë zvicerane të lajmeve AWP, pasi raportimi ishte publikuar fillimisht nga gazeta amerikane The Wall Street Journal.

Sipas Novartis, vendimi për pezullimin e programeve lidhet me raportimin e tre rasteve të sindromës hemofagocitike të lidhur me qelizat efektore imune, komplikime të cilat rezultuan fatale.

Terapia eksperimentale, e njohur si rapcabtagene autoleucel (rap-cel), bazohet në teknologjinë CAR-T. Kjo metodë përfshin modifikimin gjenetik të qelizave të bardha të gjakut të pacientit, me qëllim që ato të identifikojnë dhe shkatërrojnë qeliza të dëmtuara.

Reagimet e rënda të sistemit imunitar janë një rrezik i njohur i terapive të këtij lloji. Sipas The Wall Street Journal, edhe kompania amerikane Bristol-Myers Squibb kishte pezulluar më herët prova të ngjashme, si masë paraprake.

Novartis theksoi, megjithatë, se pezullimi nuk prek në asnjë mënyrë programin e rap-cel për trajtimin e sëmundjeve onkologjike.

Kompania tha se aktualisht po shqyrton me kujdes të dhënat e reja për të përcaktuar hapat e mëtejshëm lidhur me programet e prekura.

The post Novartis pezullon provat klinike pas vdekjes së tre pacientëve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

IKD padit Ministrinë e Financave, kërkon shfuqizimin e një dispozite të Rregullores për ATK-në
Punëdhënësit zviceranë ngrenë alarmin: Po dobësohen aftësitë bazë të nxënësve
Tensionet gjatë protestës së djeshme në Shqipëri, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 prej organizatorëve
Presidenti Aliyev solli ujin e tij në Samitin e Bishkekut, momenti viral me homologun iranian
Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

LEXO GJITHASHTU

Zhduket një person në Prizren, rasti po hetohet
Zhduket një person në Prizren, rasti po hetohet
TOP Momenti
​Mbrojtja e Sveçlës nuk pajtohet me shpalljen fajtor të tij, e quan të pazakontë vendimin e gjykatës
​Mbrojtja e Sveçlës nuk pajtohet me shpalljen fajtor të tij, e quan të pazakontë vendimin e gjykatës
TOP Momenti
Arrestohet një person në Drenas, dëmtoi televizorin dhe kanosi pronarin e një lokali
Arrestohet një person në Drenas, dëmtoi televizorin dhe kanosi pronarin e një lokali
TOP Momenti
Daniela Dimovska merr drejtimin e Gjykatës Penale në Shkup: Prioritet do të jenë efikasiteti dhe ulja e numrit të lëndëve të vjetra
Daniela Dimovska merr drejtimin e Gjykatës Penale në Shkup: Prioritet do të jenë efikasiteti dhe ulja e numrit të lëndëve të vjetra
TOP Momenti
Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile false në emër të një gruaje
Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile false në emër të një gruaje
TOP Momenti

You Might Also Like

Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Lajme

Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

September 2, 2026
Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit
Lajme

Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit

September 2, 2026
Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë
Lajme

Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë

September 2, 2026

Grenell për deputetët e LDK-së që dolën kundër marrëveshjes Kurti-Abdixhiku: Janë miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?