Policia ka identifikuar dhe ndëshkuar një shofer në Malishevë, pasi ishte publikuar një video ku shihej duke kryer veprim të rrezikshëm në komunikacion.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 21:50, në rrugën “Ibrahim Mazreku”, ku shoferi kishte rritur vrullshëm shpejtësinë dhe kishte shkaktuar rrëshqitje dhe rrotullim të rrotave në vend, duke krijuar edhe zhurmë të panevojshme.
Pas identifikimit të automjetit dhe ngasësit, Policia i shqiptoi atij gjobë prej 150 eurosh dhe një pikë negative.
Policia Rajonale në Gjakovë ka paralajmëruar se do të vazhdojë të ndërmarrë masa ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që rrezikojnë sigurinë në komunikacion.

