Aleanca ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve të Degëve të Aleancës, ku janë trajtuar çështje që lidhen me organizimin e brendshëm dhe aktivitetin politik.
Sa i përket zgjedhjes së Presidentit, Aleanca ka thënë se qëllimi i njerëzve që, sipas saj, po e mbajnë pushtetin ilegalisht është çuarja e vendit në zgjedhje të reja.
“Ajo që kemi parë deri tani përputhet me atë që kemi thënë vazhdimisht, fajësimi i partive të tjera dhe caktimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve në datën që u konvenon atyre”, thuhet në komunikatën e Aleancës.
Sipas Aleancës, pushteti ka dështuar në disa fusha, duke e lënë vendin pa energji dhe “në mëshirën e mafias energjetike”, ndërsa ka akuzuar institucionet për blerjen e energjisë, barnave dhe produkteve të tjera nga Serbia.
Aleanca ka kritikuar gjithashtu politikat ndaj bizneseve vendore dhe ekonomisë, duke thënë se pushteti “i dënon bizneset vendore dhe shkatërron ekonominë e vendit”.
“Pushteti që krejt çka arrin të bëjë është t’i përçajë qytetarët e vendit, nuk meriton të qeverisë me jetën e qytetarëve”, thuhet ndër tjerash në njoftim. ./Gazeta Express
The post Mbledhja e Aleancës: Njerëzit që po e mbajnë pushtetin ilegalisht i kanë qëllim zgjedhjet e reja appeared first on Gazeta Express.

