By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
TOP Momenti

Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Momenti
Published: September 1, 2026




Foto: Laura Hasani





Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka folur para mbledhjes së Kryesisë së partisë, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike në vend, konstituimi i Kuvendit dhe çështja e presidentit.

Your browser does not support the video tag.


Lushaku tha se në mbledhjen e sotme do të diskutohet edhe emri i presidentit.


“Kështu që sot do të kemi me u taku edhe me diskutuar bashkë edhe emrin e presidentit, edhe zhvillimet politike, edhe konstituimin e Kuvendit e të gjitha institucioneve sa më shpejt që është e mundur. Edhe kaq”, tha ajo.


E pyetur për zërat brenda LDK-së se disa deputetë nuk do ta votojnë presidentin dhe nëse emri i propozuar paraprakisht e ka marrë dritën e gjelbër nga secili deputet i LDK-së, Lushaku tha se kryetari dhe ekipi negociues kanë pasur autorizime të plota.


“Shiko, ne kemi autorizuar kryetarin edhe ekipin për me negociuar edhe ata kanë pasur autorizime të plota për të bërë edhe propozime edhe për t’i diskutuar emrat. Tani po diskutojmë edhe në një rreth edhe më të gjerë. Kështu që është proces krejt normal. Nuk mundet me qenë, si me thënë, për aq kohë sa nuk ka dakordësi, nuk ka mundësi si diskutohen shumë emra”, u shpreh ajo.


Lushaku tha se nuk e kishte ditur paraprakisht emrin e kandidatit para se ai të bëhej publik nga grupi parlamentar.


“Jo, shiko, po të them që kur ka autorizime, ka disa persona që kanë autorizimet partiake edhe diskutojnë edhe negociojnë në emër të partisë. Edhe kështu ka qenë ky zhvillimi. Domethënë është gjithmonë normale kjo që ndodh”, tha deputetja.


Sa i përket kandidatit për president, Bekim Sejdiut, Lushaku deklaroi se ai e ka votën e saj.


“Po. Domethënë, kandidati i propozuar është profesor fakulteti. Bekim Sejdiu është edhe kolegu im në Universitetin e Prishtinës prej kohësh. Është një person që ka bartur peshë edhe ka qenë pjesë e procesit të shtetformimit edhe pastaj edhe të zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë edhe të diplomacisë. Prandaj i bart të gjitha cilësitë të cilat mund t’i bartë një president. Mendoj që edhe nga aspekti i integritetit dhe unitetit qytetar është dikush që mund ta përfaqësojë Kosovën në mënyrë shumë të dinjitetshme, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat politike, duke pasur parasysh që Kosova nuk ka institucione tash e dy vjet — institucione me fuqi të plota që bëjnë politikën e Kosovës. Është imediate që t’i kthehemi institucioneve dhe t’i sigurojmë qytetarëve një stabilitet politik dhe, si rrjedhojë, unë do ta mbështes këtë kandidaturë për t’i dhënë institucione vendit”, deklaroi Lushaku.


E pyetur nëse do të merren masa ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në votim apo nuk bëjnë kuorumin, Lushaku tha se vendimi i takon secilit deputet.


“Jo, është përgjegjësi e secilit deputet që të vendosë në fund të fundit veç e veç. Por ne s’duhet të harrojmë që ne jemi pjesë e një platforme politike dhe një partie politike që mbështesim aty. Por nuk është vetëm LDK-ja që duhet ta votojë apo jo. Kjo ka qenë një marrëveshje, si me thënë, në mes të LDK-së dhe VV-së, por kandidatura do të hidhet për gjithë Kuvendin e Kosovës. Pyetja është për të gjithë deputetët dhe për të gjitha partitë politike. Tani a sigurohet shumica varet edhe prej secilit deputet të Kosovës. Ne tek e fundit analizojmë secili dhe e kemi përgjegjësinë tonë për të dhënë llogaridhënie publike ndaj votuesve tanë pse e kemi votuar ose pse nuk e kemi votuar. E besoj që është edhe përgjegjësi individuale edhe karshi shtetit të Kosovës”, shtoi Lushaku.


source

You Might Also Like

Kryesia e LDK-së miraton marrëveshjen me LVV-në, mbështet Bekim Sejdiun për president
Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në rrugën Kërçovë – Makedonski Brod
Keqpërdorimet në BKS – hetohen edhe 21 persona të tjerë, ngrihen 35 prona dhe llogari bankare
Dogana ndalon produkte medicinale për dobësim, malli ishte deklaruar si material kimik
Janevska për mbylljen e shkollave: Filloristët duhet të kërkojnë motra dhe vëllezër

LEXO GJITHASHTU

LDK: Kryesia me unanimitet mbështeti nominimin e Bekim Sejdiut, Grupi Parlamentar ta votojë
LDK: Kryesia me unanimitet mbështeti nominimin e Bekim Sejdiut, Grupi Parlamentar ta votojë
Lajme
Zgjerohen hetimet ndaj 21 personave në rastin e keqpërdorimeve në BSK që nisi në janar
Zgjerohen hetimet ndaj 21 personave në rastin e keqpërdorimeve në BSK që nisi në janar
Lajme
Imri Ahmeti: Do të duhej të njoftohej partia para publikimit të emrit për president, Abdixhiku e bëri të kundërtën
Imri Ahmeti: Do të duhej të njoftohej partia para publikimit të emrit për president, Abdixhiku e bëri të kundërtën
Lajme
Burrat në Zvicër fitojnë 640 franga më shumë në muaj se gratë
Burrat në Zvicër fitojnë 640 franga më shumë në muaj se gratë
Lajme
Arrestohet në Prizren i dënuari me 4 vite burgim për narkotik, dërgohet në burg
Arrestohet në Prizren i dënuari me 4 vite burgim për narkotik, dërgohet në burg
Lajme

You Might Also Like

Ambasadori australian i dorëzon letrat kredenciale Haxhiut
TOP Momenti

Ambasadori australian i dorëzon letrat kredenciale Haxhiut

September 1, 2026
Incidenti me thika në Çair, Toshkovski: Duhet reflektim nga prindërit dhe institucionet
TOP Momenti

Incidenti me thika në Çair, Toshkovski: Duhet reflektim nga prindërit dhe institucionet

September 1, 2026
Bulliqi i reagon Përparim Ramës: I gjithë fjalimi ishte politik
TOP Momenti

Bulliqi i reagon Përparim Ramës: I gjithë fjalimi ishte politik

September 1, 2026
Çeku vizitoi SBASHK-un zotohen për bashkëpunim e komunikim të mirë
TOP Momenti

Çeku vizitoi SBASHK-un zotohen për bashkëpunim e komunikim të mirë

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?