By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit
TOP Momenti

A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit

Momenti
Published: August 31, 2026

Analisti politik Imer Mushkolaj ka komentuar marrëveshjen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës, duke thënë se sfida kryesore mbetet sigurimi i votave të nevojshme në Kuvend.

Mushkolaj ka deklaruar se Sejdiu mund të zgjidhet president, por sipas tij, aktualisht nuk janë të sigurta votat e mjaftueshme për zgjedhjen e tij.

Your browser does not support the video tag.

“Zotëri Sejdiu mundet me u ba president, vetëm duhet me i pas votat. Ky është problem bazik”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij, aktualisht mund të jenë rreth 62 deri në 63 vota të sigurta, ndërsa për zgjedhjen e presidentit nevojiten të paktën 80 vota në raundet përkatëse.

Mushkolaj ka thënë se situata vështirësohet edhe më shumë nga qëndrimet e partive të tjera opozitare.

“Duke pasur parasysh edhe deklarimet e partive të tjera, në këtë rast edhe PDK e Aleanca nuk do të votojnë për ndonjë kandidat të propozuar prej Vetëvendosjes”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër, analisti Sadri Ramabaja ka shprehur optimizëm se Sejdiu ka më shumë gjasa të zgjidhet president sesa të dështojë.

Ramabaja e ka vlerësuar marrëveshjen Kurti-Abdixhiku si një dëshmi të kompromisit politik dhe ka thënë se ajo duhet të çojë deri në fund procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Gjasat më shumë i ka që të bëhet, sesa që të mos bëhet”, ka deklaruar Ramabaja.

Ai ka theksuar se marrëveshja është arritur, sipas tij, pa presion të jashtëm dhe pa ndërhyrje të ambasadave, duke e konsideruar këtë si një zhvillim të rëndësishëm politik.

Ndërkaq, analisti Astrit Gashi ka bërë thirrje që deputetët të jenë të lirë të votojnë sipas bindjeve të tyre, pa u ndikuar nga presionet apo kërcënimet në rrjetet sociale.

Gashi ka thënë se Bekim Sejdiu nuk duhet të konsiderohet vetëm kandidat i LDK-së, por kandidat i përbashkët i LDK-së dhe Vetëvendosjes, pasi, sipas tij, emri i tij ka qenë pjesë e diskutimeve në të dy subjektet.

“Zoti Bekim Sejdiu nuk është kandidat i LDK-së, i cili ka marrë aprovimin e VV-së. Është kandidat i përbashkët edhe i VV-së, edhe i LDK-së”, ka thënë Gashi.

Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për president: Jam vënë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve

Ai ka shtuar se të dy subjektet politike kanë përgjegjësi të barabartë në përzgjedhjen e kandidatit dhe, rrjedhimisht, edhe deputetët e të dyja partive kanë arsye të njëjta për ta votuar ose jo.

Ndërkaq, analisti Ardian Bytyqi ka vlerësuar se Sejdiu i plotëson kriteret kushtetuese për të ushtruar detyrën e presidentit dhe se profesionalizmi i tij është i njohur edhe në aspektin politik.

Megjithatë, Bytyqi ka ngritur pikëpyetje rreth qëndrimit të disa deputetëve të LDK-së, duke thënë se mund të ketë deputetë që nuk janë të gatshëm ta votojnë Sejdiun.

Sipas tij, mbetet e paqartë nëse të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në votim dhe nëse do ta mbështesin kandidaturën e Sejdiut në raundet e para.

Në diskutim është ngritur edhe çështja nëse Vetëvendosje i ka të sigurta të gjitha votat e grupit të saj parlamentar për kandidatin e propozuar.

Marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut synon tejkalimin e ngërçit institucional dhe hapjen e rrugës për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës./Tv Dukagjini/Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

You Might Also Like

Policia identifikon dhe gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Malishevë
Juventusi njofton transferimin e sulmuesit nga Premierliga
Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja
Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë
Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara

LEXO GJITHASHTU

6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti
6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti
TOP Momenti
“Info Nata”- 01.09.2026
“Info Nata”- 01.09.2026
TOP Momenti
Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
TOP Momenti
Grenell i mbështet 6 deputetët e LDK: Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të shkëlqyer të Amerikës
Grenell i mbështet 6 deputetët e LDK: Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të shkëlqyer të Amerikës
Lajme
Kryeziu kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Si mund të bëhet marrëveshje pa u marrë vesh me deputetët?
Kryeziu kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Si mund të bëhet marrëveshje pa u marrë vesh me deputetët?
TOP Momenti

You Might Also Like

Në zonën 50 km/h voziti me 155 km/h, shoferi dënohet me 500 euro
TOP Momenti

Në zonën 50 km/h voziti me 155 km/h, shoferi dënohet me 500 euro

September 2, 2026
Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
TOP Momenti

Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

September 2, 2026
Identifikohet dhe ndëshkohet ngasësi në Malishevë për veprim të rrezikshëm në komunikacion
TOP Momenti

Identifikohet dhe ndëshkohet ngasësi në Malishevë për veprim të rrezikshëm në komunikacion

September 1, 2026
​Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive – angazhohen dy helikopterë
TOP Momenti

​Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive – angazhohen dy helikopterë

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?