By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Njeri me pavarësi nga secila palë, fjalët e Abdxhikut për ‘kandidatin’ Bekim Sejdiu pas dakordimit me Kurtin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Njeri me pavarësi nga secila palë, fjalët e Abdxhikut për ‘kandidatin’ Bekim Sejdiu pas dakordimit me Kurtin
Lajme

Njeri me pavarësi nga secila palë, fjalët e Abdxhikut për ‘kandidatin’ Bekim Sejdiu pas dakordimit me Kurtin

Momenti
Published: August 31, 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e lavdëroi Bekim Sejdiun, kandidatin e dakorduar me Lëvizjen Vetëvendosje për President të vendit.

Abdixhiku shkroi në një postim në Facebook se Sejdiu është “shtetar në bindje, me rrënjë në familje me ideale të larta kombëtare; mbi të gjitha, njeri me integritet, maturi dhe pavarësi – nga secila palë – virtyte që i duhen institucionit më të lartë përfaqësues të vendit”.

Your browser does not support the video tag.

“Sot, po i japim Republikës tonë një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze. Pas përfundimit të negociatave të gjata, jam i lumtur të njoftoj se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojnë bashkërisht profesor Dr. Bekim Sejdiun kandidat për President të Republikës së Kosovës. Ky është, para së gjithash, një lajm i mirë për Kosovën”, shkroi ai.

Abdixhiku tha se “vendi ynë ka kaluar muaj të tërë në pasiguri politike dhe institucionale”.

“Institucionet kanë mbetur të bllokuara, kohë e çmuar është humbur gjersa qytetarët, me të drejtë, kanë pritur nga ne që ta vendosim interesin e shtetit mbi llogaritë partiake. Pikërisht këtë kemi bërë”, shkroi ai.

Abdixhiku tha se emri i Sejdiut u propozua “nga të dyja palët”.

“Emri i profesor Sejdiut u propozua nga të dyja palët, në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kur interesi i Republikës vendoset mbi interesin partiak, mund të gjenden njerëz dhe zgjidhje që bashkojnë. Në këtë pikë dua t’i falënderojë të dy ekipet diskutuese për mbështetjen në këtë proces;, për përpjekjet konstruktive në një proces të vështirë dhe kompleks”, shkroi ai.

Kreu i LDK-së tha se Sejdiu është “njeri me integritet, maturi dhe pavarësi nga secila palë”.

“Profesor Sejdiu është jurist i shquar, diplomat me përvojë të jashtëzakonshme në SHBA e Turqi që nga qeverisjet e para të LDK-së; ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe njohës i thellë i shtetit dhe i së drejtës. Bekim Sejdiu e do Republikën, beson në Kushtetutën e saj dhe në orientimin tonë të palëkundur euroatlantik; në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetar në bindje, me rrënjë në familje me ideale të larta kombëtare; mbi të gjitha, njeri me integritet, maturi dhe pavarësi – nga secila palë – virtyte që i duhen institucionit më të lartë përfaqësues të vendit”, shkroi ai.

Prej tij, Abdixhiku tha se presin që “të jetë President i Republikës dhe i të gjithë qytetarëve, jo përfaqësues i dy partive apo i një shumice të përkohshme. Presim ta mbrojë rendin kushtetues, ta ruajë unitetin e vendit dhe të veprojë me pavarësi, urtësi dhe përgjegjësi në çdo rrethanë”.

“Presim që Kosovën ta përfaqësojë me dinjitet para aleatëve tanë; të mbrojë pa asnjë lëkundje orientimin euroatlantik të shtetit; të jetë zë i arsyes në kohë përplasjesh dhe faktor bashkues kur dallimet politike e shoqërore bëhen të mëdha”, shkroi ai.

Abdixhku tha se “LDK-ja do ta mbështesë këtë marrëveshje me bindjen se shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak”.

“Këtë e kemi besuar gjithmonë. Këtë po e dëshmojmë edhe sot. Sot, përgjigja jonë ndaj jostabilitetit, kaosit e dyshimeve, është një Republikë me President dinjitoz; e me një LDK, që qëndron në origjinë – rugoviste e institucionaliste. Ajo jep individë me integritet; edhe kur nuk merr asgje në kthim për veten. Sepse e don shtetin më shumë se sa veten. Zoti e bekoftë Kosovën!”, shkroi ai.

The post Njeri me pavarësi nga secila palë, fjalët e Abdxhikut për ‘kandidatin’ Bekim Sejdiu pas dakordimit me Kurtin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

U përmend për President, Demolli i gëzohet kandidaturës së Sejdiut: I uroj besimin dhe mbështetjen e deputetëve
Refuzimi i parë nga LDK i ndryshon pak llogaritë, a do t’i bëjnë votat Kurti e Abdixhiku për Bekim Sejdiun President?
SHBA e Irani shkëmbejnë sulme, duke shënuar përshkallëzimin e parë të madh ushtarak pas një muaji
3 miliardë euro për mbrojtjen ajrore, Greqia nënshkruan marrëveshjen historike me Izraelin
Hoti shpjegohet: Presidenti është figurë unifikuese, Bekim Sejdiu s’e përmbush këtë kriter

LEXO GJITHASHTU

Përflitej edhe vetë për president, Haki Demolli përshëndet kandidaturën e Bekim Sejdiut
Përflitej edhe vetë për president, Haki Demolli përshëndet kandidaturën e Bekim Sejdiut
TOP Momenti
Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president
Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president
TOP Momenti
Qytetarët e Gostivarit nuk do të paguajnë faturat e ujit për muajin gusht
Qytetarët e Gostivarit nuk do të paguajnë faturat e ujit për muajin gusht
TOP Momenti
Ndryshojnë çmimet e karburanteve – dizeli lirohet, benzina shtrenjtohet
Ndryshojnë çmimet e karburanteve – dizeli lirohet, benzina shtrenjtohet
TOP Momenti
Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnë
Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnë
TOP Momenti

You Might Also Like

“Një President për të gjithë”, Kusari kërkon votën për Bekim Sejdiun
Lajme

“Një President për të gjithë”, Kusari kërkon votën për Bekim Sejdiun

August 31, 2026
Katër shoferë kapen duke vozitur deri në 188 km/h në rrugën Gjakovë–Klinë
Lajme

Katër shoferë kapen duke vozitur deri në 188 km/h në rrugën Gjakovë–Klinë

August 31, 2026
“Jo”, Hoti i prerë kur pyetet a do ta votojë Bekim Sejdiun për President
Lajme

“Jo”, Hoti i prerë kur pyetet a do ta votojë Bekim Sejdiun për President

August 31, 2026
Abdixhiku: Bekim Sejdiun e propozuam të dyja palët, LDK do ta mbështesë këtë marrëveshje
Lajme

Abdixhiku: Bekim Sejdiun e propozuam të dyja palët, LDK do ta mbështesë këtë marrëveshje

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?