Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti para takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se janë mundësit reale për një marrëveshje.
Ai ka uruar që të ketë një marrëveshje.
“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara siç po e shihni dhe urojmë të mbërrijmë në një marrëveshje”, tha Kurti.
Kurti e Abdixhiku kanë zhvilluar disa takime, por deri më tash nuk është prezantuar ndonjë emër konsensual për presidentin./teve1.info/

