Po zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit në detyrë, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Për dallim prej disa herave të tjera, Abdixhiku është parë duke hyrë i vetëm në Kuvend, i pashoqëruar nga Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.
Kurti ndërkaq, u pa duke hyrë në Kuvend së bashku me Hekuran Muratin e Arbërie Nagavcin.
Ky është takimi i katërt mes Kurtit dhe Abdixhikut, prej kur LDK-ja më 13 gusht hoqi dorë nga bisedimet për t’u përfshirë në bashkëqeverisje me LVV-në dhe nga kërkesa për pozitën e shefit të shtetit.
The post Abdixhiku shihet duke hyrë vetë në Kuvend për takim, Kurti me Muratin e Nagavcin appeared first on Gazeta Express.

