Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministri në detyrë Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të realizuar takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku lidhur me çështjen e presidentit.
“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara, siç po e shihni, dhe urojmë të arrijmë në një marrëveshje“, tha Kurti.
Ndërkohë, Kurti po e pret marrëveshjen për President edhe para se ta konstituoj Kuvendin ndonëse afati 30 ditor sipas PDK-së dhe Aleancës ka kaluar.
The post “Urojmë të arrijmë marrëveshje”, deklarata e Kurtit teksa hyn në Kuvend për takim me Abdixhikun appeared first on Gazeta Express.

