By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjini fton qytetarët në protestën e komunave: Po na cenohen kompetencat nga pushteti qendror
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjini fton qytetarët në protestën e komunave: Po na cenohen kompetencat nga pushteti qendror
Lajme

Gjini fton qytetarët në protestën e komunave: Po na cenohen kompetencat nga pushteti qendror

Momenti
Published: August 31, 2026

Kryetari i Aleancës dhe i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e komunave të Kosovës, e cila do të mbahet nesër në Prishtinë, kundër asaj që ai e konsideron cenim të kompetencave dhe të drejtave ligjore të pushtetit lokal nga niveli qendror.

Gjini ka thënë se komunat janë “adresa e parë e qytetarëve” dhe segmenti kryesor i përfaqësimit të tyre institucional, ndërsa ka akuzuar nivelin qendror se po ndërhyn në mënyrë të jashtëligjshme dhe me motive politike në kompetencat komunale.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka përmendur shkurtimet buxhetore, lënien jashtë planifikimeve financiare të mbi 3.100 mësimdhënësve, moskompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, centralizimin e inspektorateve dhe punësimit në shërbimin civil, si dhe kufizimet që, sipas tij, po vendosen ndaj pronave komunale.

“Kur komuna humb fuqinë, humbasin edhe shërbimet që ju i merrni çdo ditë. Kur i hiqen kompetencat, dobësohet demokracia lokale. Kur i merren buxhetet, ndalen investimet dhe dëmtohen shërbimet publike”, ka deklaruar Gjini.

Kryetari i Aleancës ka theksuar se protesta nuk është kundër kryetarëve apo administratave komunale, por në mbrojtje të qytetarëve dhe të funksionimit të pushtetit lokal.

“Prandaj, ne komunat e Kosovës kemi vendosur që nesër ta ngremë zërin për të kërkuar të drejtat e kompetencat tona ligjore, sepse kjo situatë nuk po e dëmton kryetarin e administratën komunale, por po e dëmton vet qytetarin”, ka shkruar Gjini.

Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar pushtetin lokal si themel të demokracisë dhe të jetës së përditshme të qytetarëve.

Protesta do të mbahet më 1 shtator, në ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Për komunat. Për qytetarët. Për pushtetin lokal”, ka përfunduar Gjini.

The post Gjini fton qytetarët në protestën e komunave: Po na cenohen kompetencat nga pushteti qendror appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar
Osmani për Bekim Sejdiun: Profesionist i dëshmuar njeri me integritet dhe figurë që e njeh nga afër shtetin
Haxhiu pas marrëveshjes VV-LDK për kandidatin për president: Hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit
Marrëveshja Kurti-Abdixhiku, Pacolli e VV: Prof.Dr. Bekim Sejdiu emri i Presidentit të ri të Kosovës
Abdixhiku tash kërkon që “pa vonesa” të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe Bekim Sejdiu President

LEXO GJITHASHTU

Donjeta Sadiku triumfoi në Taranto, Federata e Boksit: Kemi bërë jehonë për suksesin e saj
Donjeta Sadiku triumfoi në Taranto, Federata e Boksit: Kemi bërë jehonë për suksesin e saj
TOP Momenti
Haxhiu mirëpret marrëveshjen për presidentin: Hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit
Haxhiu mirëpret marrëveshjen për presidentin: Hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit
TOP Momenti
Osmani mbështet Bekim Sejdiun për president: Një figurë me integritet dhe vizion
Osmani mbështet Bekim Sejdiun për president: Një figurë me integritet dhe vizion
TOP Momenti
PDK-ja anulon konferencën e thirrur për media
PDK-ja anulon konferencën e thirrur për media
TOP Momenti
913 shërbime emergjente në QKUK gjatë vikendit
913 shërbime emergjente në QKUK gjatë vikendit
TOP Momenti

You Might Also Like

Tokio rrit investimet ushtarake në 55.6 miliardë dollarë për dronë, raketa dhe inteligjencë artificiale
Lajme

Tokio rrit investimet ushtarake në 55.6 miliardë dollarë për dronë, raketa dhe inteligjencë artificiale

August 31, 2026
PDK anulon konferencën e thirrur për media
Lajme

PDK anulon konferencën e thirrur për media

August 31, 2026
Ambasadori amerikan në Romë: Trump nuk ka asgjë personale kundër Melonit, shpreh pakënaqësitë ndaj NATO-s
Lajme

Ambasadori amerikan në Romë: Trump nuk ka asgjë personale kundër Melonit, shpreh pakënaqësitë ndaj NATO-s

August 31, 2026
Abdixhiku e falënderon Kurtin dhe LVV-në për “kontruktivitetin” në bisedime pasi u morën vesh për kandidatin për President
Lajme

Abdixhiku e falënderon Kurtin dhe LVV-në për “kontruktivitetin” në bisedime pasi u morën vesh për kandidatin për President

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?