Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot në një ceremoni zyrtare kanë dhënë betimin nëntë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Haxhiu bëri të ditur se anëtarët e rinj janë propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Ajo u ka uruar suksese në ushtrimin e përgjegjësisë së tyre, duke theksuar rëndësinë e KQZ-së në garantimin e proceseve demokratike në vend.
“Kosova ka dëshmuar se ka një sistem zgjedhor të konsoliduar dhe ky standard duhet të ruhet e të forcohet vazhdimisht”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka vlerësuar se puna e anëtarëve të rinj të KQZ-së është e rëndësishme për ruajtjen e integritetit dhe funksionimit të proceseve zgjedhore në Kosovë. /Telegrafi/
