By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”
TOP Momenti

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”

Momenti
Published: August 31, 2026

Ish-Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje nga radhët e BDI-së, Bekim Rexhepi sot kritikoi vendimin për ridestinimin e 6 milionë eurove për bulevardin “Hasan Prishtina”.

Rexhepi thotë se nuk ka kuptim që këto mjete të shkojnë për rrugën nëntokësore në bulevardin jugor, ndërsa nga ana tjetër të promovohet vazhdimi i ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë.

Your browser does not support the video tag.

“Ky nuk është projekt i ri dhe as premtim elektoral. Në vitin 2023, Ministria e Transportit dhe Qyteti i Shkupit formuan komision të përbashkët për hartimin e planit urbanistik. Plani u përgatit, u dakordua dhe u miratua. Parashihej ndërtimi dhe zgjerimi i Bulevardit “Hasan Prishtina”, si një aks i rëndësishëm për lidhjen e Shkupit me Bllacën dhe Kosovën. Gjatë qeverisjes BDI–LSDM, për këtë projekt u siguruan 6 milionë euro mjete të dedikuara. Pra, projekti ishte planifikuar, plani ishte miratuar dhe paratë ishin siguruar. Por sot, Qeveria OBRM-PDUKM–VLEN i ka ridestinuar këto 6 milionë euro për një projekt tjetër – rrugën nëntokësore në Bulevardin Jugor”.

“Dhe kjo ndodh në të njëjtën kohë kur Qeveria organizon ceremoni për vazhdimin e autostradës Shkup–Bllacë. Prandaj pyetja është e thjeshtë: Çfarë kuptimi ka autostrada drejt Bllacës, nëse rruga që duhet ta lidhë atë me Shkupin mbetet në gjendjen aktuale, me ngushtica, kolona dhe kaos të përditshëm? Nuk mund të ndërtohet autostrada drejt Bllacës dhe, në të njëjtën kohë, të hiqen paratë nga rruga që duhet ta lidhë atë me Shkupin. Prandaj BDI pyet publikisht: Pse po sakrifikohet Bulevardi “Hasan Prishtina”?”, tha Rexhepi.

You Might Also Like

Pranim fajësie për barrikadat në veri – njëri dënohet me 1 vit, tjetri me 9 muaj burgim
Nis takimi, Kurti: Kemi mundësi reale për marrëveshje
Nesër nis viti shkollor, rreth 14.500 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat shkollore
​LVV kërkon edhe anëtarin e tretë në KQZ
Shfuqizohet ndalimi i hetimit për rastin “Mazuti”, Prokuroria duhet ta vazhdojë procedurën

LEXO GJITHASHTU

Sot po negociojnë përsëri për “Presidentin”, Kurti do garanci nga Abdixhiku për të gjitha votat e deputetëve të LDK-së
Sot po negociojnë përsëri për “Presidentin”, Kurti do garanci nga Abdixhiku për të gjitha votat e deputetëve të LDK-së
Lajme
Prattipati përkujton viktimat e zhdukjes më dhunë gjatë luftës: Qëndrojmë pranë familjeve të tyre që kërkojnë drejtësi
Prattipati përkujton viktimat e zhdukjes më dhunë gjatë luftës: Qëndrojmë pranë familjeve të tyre që kërkojnë drejtësi
Lajme
Rama: Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike të “Pastrimit”
Rama: Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike të “Pastrimit”
Lajme
Ukrainë: Sulmet ruse shkatërruan shtypshkronjën me 12 milionë libra në prag të vitit të ri shkollor
Ukrainë: Sulmet ruse shkatërruan shtypshkronjën me 12 milionë libra në prag të vitit të ri shkollor
Lajme
Abdixhiku shihet duke hyrë vetë në Kuvend për takim, Kurti me Muratin e Nagavcin
Abdixhiku shihet duke hyrë vetë në Kuvend për takim, Kurti me Muratin e Nagavcin
Lajme

You Might Also Like

Dyshohet se e mbyti nënën me grushte e shqelma në Restelicë, aktakuzë ndaj të pandehurit
TOP Momenti

Dyshohet se e mbyti nënën me grushte e shqelma në Restelicë, aktakuzë ndaj të pandehurit

August 31, 2026
37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
TOP Momenti

37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

August 31, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë fundin e krizës institucionale
TOP Momenti

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë fundin e krizës institucionale

August 31, 2026
Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së, Haxhiu u uron sukses
TOP Momenti

Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së, Haxhiu u uron sukses

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?