By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës
Lajme

Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës

Momenti
Published: August 31, 2026

Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Estonisë, Kaupo Rosin, ka deklaruar se Rusia ndodhet në një gjendje shumë të keqe, ndërsa pakënaqësia ndaj luftës në Ukrainë po rritet edhe brenda rrethit të pushtetit në Moskë.

Ai ka paralajmëruar se Rusia po përballet me presione të mëdha ushtarake, ekonomike dhe politike dhe se, nëse sistemi i Vladimir Putinit fillon të lëkundet, ndryshimi mund të ndodhë shumë shpejt.

Your browser does not support the video tag.

Në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, Rosin ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin përballet vetëm me alternativa të këqija, pasi vazhdimi i luftës mund të thellojë problemet ekonomike dhe tensionet e brendshme.

“Ajo që ai ka në këtë pikë janë vetëm alternativa të këqija. Dhe çdo vendim që merr bart rreziqe të ndryshme për të”, ka thënë Rosin.

Sipas tij, vazhdimi i luftës mund të ndikojë edhe në të ardhmen politike të Putinit, nëse njerëzit rreth tij arrijnë në përfundimin se do të ishte më mirë të vazhdohej pa presidentin aktual rus.

“Rusia ndodhet në një gjendje shumë të keqe aktualisht dhe shumë njerëz në Rusi e kuptojnë këtë”, deklaroi Rosin, duke iu referuar veçanërisht problemeve ekonomike dhe humbjeve në fushën e betejës.

Sipas tij, rrethi i Vladimir Putinit nuk është domosdoshmërisht aq i bindur për një fitore ruse sa vetë presidenti.

“Ka zëra që thonë se ai duhet të vazhdojë, por mendoj se zërat që e nxisin atë që ndoshta ta rishqyrtojë situatën, po bëhen gjithnjë e më të fuqishëm”, tha Rosin.

Rosin ka thënë se problemet ekonomike në Rusi janë serioze, ndërsa humbjet në fushën e betejës po tejkalojnë numrin e rekrutimeve. Ai ka përmendur edhe sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës ruse të naftës, e cila përbën një prej burimeve kryesore të të ardhurave të Moskës.

Sipas vlerësimit të inteligjencës estoneze, deficiti buxhetor rus mund të arrijë në rreth dhjetë trilionë rubla.

Rosin ka deklaruar se pakënaqësia me luftën po rritet në të gjitha shtresat e shoqërisë ruse, nga qytetarët e zakonshëm deri te oligarkët.
“Gjithnjë e më shumë njerëz nuk e duan këtë luftë”, ka thënë ai.

Megjithatë, kreu i inteligjencës estoneze nuk pret aktualisht një revolucion në rrugët e Rusisë. Sipas tij, më e rëndësishme është çfarë mendojnë personat që kanë qasje në para, armë dhe informacione.

“Nëse diçka ndryshon në Rusi, atëherë do të ndodhë jashtëzakonisht shpejt dhe të gjithë do të befasohemi. Do të jetë diçka që ndodh brenda natës, nëse ndodh ndonjëherë”, ka deklaruar Rosin.

Ai ka paralajmëruar edhe për mundësinë e një mobilizimi të ri rus, duke thënë se në shoqërinë ruse tashmë ekziston bindja se një vendim i tillë po afrohet.

“Të gjithë mendojnë se po vjen. Sistemi është gati. Ne nuk kemi parë ende ndonjë vendim”, ka thënë ai.
Sa i përket mundësisë së një sulmi ndaj NATO-s, Rosin ka vlerësuar se aktualisht nuk ekziston një kërcënim afatshkurtër. Ai pret që, të paktën për një vit ose më gjatë, Rusia të mos ndërmarrë një sulm konvencional ndaj ndonjë vendi të Aleancës.

Megjithatë, sipas tij, siguria në të ardhmen do të varet nga gatishmëria e Perëndimit për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës, për të rritur investimet në mbrojtje dhe për të ruajtur fuqinë parandaluese të NATO-s.

Rosin ka akuzuar gjithashtu Rusinë se po zhvillon një fushatë gjithnjë e më të dhunshme sabotimi në Evropë, kryesisht përmes inteligjencës ushtarake ruse, GRU. Ai ka thënë se termi “luftë hibride” nuk e përshkruan më saktë situatën, duke i cilësuar disa prej këtyre veprimeve si “terrorizëm të sponsorizuar nga shteti”.

The post Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vdes nëna e dëshmorit Basri Canolli, Haradinaj: Ishte grua fisnike, shtëpia e kësaj familje, çerdhe luftëtarësh të UÇK-së
Aktakuzë kundër 30-vjeçarit që e rrahu për vdekje nënën e tij në Dragash dhe më pas e mbuloi me batanije
LVV e çon Hysen Durmishin në KQZ, në zgjedhjet e fundit nuk garoi “pas konsultimit” me Kurtin
PDK e Aleanca para Qeverisë: Institucionet duhet të zhbllokohen
SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme për herë të parë pas disa javësh

LEXO GJITHASHTU

Dyshohet se e mbyti nënën me grushte e shqelma në Restelicë, aktakuzë ndaj të pandehurit
Dyshohet se e mbyti nënën me grushte e shqelma në Restelicë, aktakuzë ndaj të pandehurit
TOP Momenti
37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
TOP Momenti
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë fundin e krizës institucionale
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë fundin e krizës institucionale
TOP Momenti
Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së, Haxhiu u uron sukses
Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së, Haxhiu u uron sukses
TOP Momenti
Takim i ri Kurti-Abdixhiku, a do të ketë marrëveshje?
Takim i ri Kurti-Abdixhiku, a do të ketë marrëveshje?
TOP Momenti

You Might Also Like

Betohen anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Lajme

Betohen anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

August 31, 2026
Nga gazi rus te megavatët e gjelbër kinezë: A rrezikon Serbia një varësi të re energjetike?
Lajme

Nga gazi rus te megavatët e gjelbër kinezë: A rrezikon Serbia një varësi të re energjetike?

August 31, 2026
I akuzuari për barrikadat në veri Nenad Orloviq ndodhet në Serbi, Policia s’e gjeti për ta arrestuar
Lajme

I akuzuari për barrikadat në veri Nenad Orloviq ndodhet në Serbi, Policia s’e gjeti për ta arrestuar

August 31, 2026
E rëndë në Pogradec: 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
Lajme

E rëndë në Pogradec: 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?