Dy ankues kanë raportuar se persona të panjohur kanë gjuajtur një granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti u iniciua si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
“Prishtinë /30.08.2026 – 01:10. Dy ankuesit meshkuj kosovare kanë raportuar se person-a të panjohur kanë gjuajtur një mjet të dyshuar (granatë) në oborrin e shtëpisë të njërit prej tyre. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e dy shtëpive dhe një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
The post Dikush hodhi granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen muret e dy shtëpive dhe një automjet appeared first on Gazeta Express.

