By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjermania kalon sërish shifrën e tre milionë të papunëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjermania kalon sërish shifrën e tre milionë të papunëve
Lajme

Gjermania kalon sërish shifrën e tre milionë të papunëve

Momenti
Published: August 31, 2026

Tregu i punës në Gjermani vazhdon të shfaqë shenja dobësimi. Në gusht të vitit 2026, numri i të papunëve ka kaluar sërish kufirin prej tre milionë personash, tregojnë të dhënat më të fundit të Agjencisë Federale të Punësimit (Bundesagentur für Arbeit).

Sipas raportit zyrtar të publikuar më 28 gusht, në Gjermani rezultonin 3.061 milionë persona të papunë, ose 54 mijë më shumë se në korrik. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, numri i të papunëve është rritur me 36 mijë persona, përcjell albinfo.ch.

Your browser does not support the video tag.

Shkalla e papunësisë është rritur me 0.1 pikë përqindjeje, duke arritur në 6.5 për qind.

Drejtoresha e Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles, tha se tregu i punës vazhdon të karakterizohet nga një dinamikë e dobët.

“Edhe në gusht, përtej modelit të zakonshëm sezonal, tregu i punës tregon pak dinamizëm. Kështu vazhdon zhvillimi i përmbajtur i muajve të fundit”, deklaroi Nahles gjatë prezantimit të të dhënave mujore në Nuremberg.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se në gusht rreth 3.754 milionë persona të aftë për punë përfitonin nga sistemi i sigurimit bazë social. Kjo përfaqëson rreth 6.9 për qind të popullsisë në moshë pune në Gjermani.

Megjithatë, numri i përfituesve të kësaj ndihme ishte 116 mijë më i ulët sesa në gusht të vitit 2025.

Në anën tjetër, rreth 1.133 milionë persona përfitonin Arbeitslosengeld, pagesa e papunësisë për personat që kanë paguar më parë kontribute në sigurimin përkatës. Numri i tyre është rritur me 109 mijë krahasuar me një vit më parë, transmeton albinfo.ch.

Dobësi vërehet edhe te punësimi. Sipas të dhënave të cituara nga Agjencia Federale e Punësimit, në korrik 2026 në Gjermani kishte rreth 45.66 milionë të punësuar, sipas konceptit që llogarit personat që punojnë brenda territorit të Gjermanisë. Kjo është 226 mijë më pak se një vit më parë.

Edhe kërkesa e kompanive për punonjës mbetet e dobët. Në gusht, pranë Agjencisë Federale të Punësimit ishin të regjistruara 656 mijë vende të lira pune.

Situata mbetet sfiduese edhe në tregun e aftësimit profesional. Që nga tetori i vitit 2025, 433 mijë të rinj ishin regjistruar si kandidatë për një vend aftësimi profesional. Deri në gusht, rreth 102 mijë prej tyre nuk kishin gjetur ende as një vend trajnimi dhe as ndonjë alternativë tjetër.

Në të njëjtën kohë, kompanitë kishin ende rreth 116 mijë vende të paplotësuara për aftësim profesional.

Agjencia Federale e Punësimit thekson se tregu i aftësimit vazhdon të jetë në lëvizje deri në përfundimin e vitit raportues më 30 shtator dhe se numri i vendeve të paplotësuara dhe i kandidatëve pa një zgjidhje pritet të ulet.

The post Gjermania kalon sërish shifrën e tre milionë të papunëve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çfarë po ndodh me çmimet e banesave në Tiranë?
Operacioni i madh në Florida: 163 fëmijë të zhdukur gjenden pas pesë ditësh kërkime
Zbulohet plantacion i madh kanabisi në Lucernë, arrestohen dy shqiptarë
Arritën marrëveshje për pranim fajësie, veçohet procedura për dy të akuzuar për barrikadat në veri
Përplasje në Detin Egje: Lufta për zonat e mbrojtura detare

LEXO GJITHASHTU

Dy të akuzuarit pranojnë fajësinë për barrikadat në Zveçan, veçohet procedura
Dy të akuzuarit pranojnë fajësinë për barrikadat në Zveçan, veçohet procedura
TOP Momenti
Vajza nga Peja del nga shtëpia dhe nuk kthehet, babai raporton rastin në polici
Vajza nga Peja del nga shtëpia dhe nuk kthehet, babai raporton rastin në polici
TOP Momenti
Gjenden armë dhe qindra fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok
Gjenden armë dhe qindra fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok
TOP Momenti
LSDM: Çmimet janë në tavan, masa nga Qeveria e Mickoskit nuk ka
LSDM: Çmimet janë në tavan, masa nga Qeveria e Mickoskit nuk ka
TOP Momenti
TIME e vendos shqiptaren Mira Muratin në mesin e figurave më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale
TIME e vendos shqiptaren Mira Muratin në mesin e figurave më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale
Lajme

You Might Also Like

I dobët, por i buzëqeshur, Nicolas Maduro publikon fotot nga burgu në Amerikë
Lajme

I dobët, por i buzëqeshur, Nicolas Maduro publikon fotot nga burgu në Amerikë

August 31, 2026
Gjenden armë dhe 372 fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
Lajme

Gjenden armë dhe 372 fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok

August 31, 2026
47 aksidente dhe 1860 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë
Lajme

47 aksidente dhe 1860 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

August 31, 2026
Deputeti i VV kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike
Lajme

Deputeti i VV kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?