By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sulmet ruse shkatërrojnë miliona libra në Ukrainë në prag të vitit të ri shkollor
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sulmet ruse shkatërrojnë miliona libra në Ukrainë në prag të vitit të ri shkollor
Lajme

Sulmet ruse shkatërrojnë miliona libra në Ukrainë në prag të vitit të ri shkollor

Momenti
Published: August 31, 2026

Mbetjet e një shtypshkronje të shkatërruar në periferi të Kievit tregojnë edhe një herë pasojat e luftës mbi kulturën dhe arsimin në Ukrainë. Fabrika, e cila pritej të prodhonte rreth 1.3 milion libra shkollorë për vitin e ri shkollor, u godit gjatë natës nga një raketë ruse.

Viktoria Haidai, drejtoreshë komerciale e kompanisë botuese Konvi, vështron rrënojat e shtypshkronjës, ku tashmë nuk ka mbetur pothuajse asgjë për t’u shpëtuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Your browser does not support the video tag.

Mes hirit është gjetur një faqe e karbonizuar nga një libër shkollor i gjuhës angleze. Në të shkruhet: “Emri im është William, jam nga Britania e Madhe. Gjyshja ime jeton në Nottingham. Është një qytet i bukur”.

Por libri, si shumë të tjerë, nuk do të arrijë kurrë te nxënësit ukrainas.

Sipas raportimeve lokale, sulmet e fundit ruse ndaj shtypshkronjave dhe shtëpive botuese kanë shkatërruar rreth 12 milionë libra, ndërsa më shumë se 35 objekte të industrisë së botimit janë goditur gjatë javëve të fundit. Raportohet gjithashtu se rreth një e treta e të gjithë librave të shtypur në Ukrainë këtë vit janë shkatërruar.

“Besoj se kjo është e qëllimshme nga ana e Federatës Ruse”, thotë Haidai. “Gjatë dy muajve të fundit, disa prej shtëpive më të mëdha botuese kanë humbur magazinat e tyre logjistike, ku ruheshin sasi shumë të mëdha librash”.

Sipas saj, sulmet nuk synojnë vetëm infrastrukturën, por edhe identitetin kombëtar të Ukrainës.

Në kompleksin historik Kyiv-Pechersk Lavra, një nga monumentet më të rëndësishme kulturore dhe fetare të kryeqytetit ukrainas, janë dëmtuar edhe pjesë të Katedrales së Fjetjes së Shën Mërisë.

Artefaktet fetare ishin zhvendosur më herët në vende të sigurta, por një pjesë e madhe e çatisë së objektit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron. Kostoja e riparimeve parashikohet të arrijë në rreth 11.2 milionë dollarë, ndërsa punimet mund të zgjasin rreth dy vjet.

Kompleksi, i cili përfshin edhe Muzeun e Librit dhe Shtypshkrimit të Ukrainës, është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që prej vitit 1990. Në vitin 2023, ai u përfshi edhe në listën e trashëgimisë botërore në rrezik.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht se sulmon qëllimisht objektiva civile gjatë pushtimit të plotë të Ukrainës, pavarësisht një numri të madh sulmesh me raketa dhe dronë që kanë goditur ndërtesa banimi dhe infrastrukturë civile.

Ndërkohë, në rrënojat e shtypshkronjave dhe tregjeve të librave mbeten faqet e djegura të historisë së një vendi që, përveç luftës për territor, po përpiqet të mbrojë edhe gjuhën, arsimin dhe identitetin e tij kulturor.

The post Sulmet ruse shkatërrojnë miliona libra në Ukrainë në prag të vitit të ri shkollor appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Përplasje në Detin Egje: Lufta për zonat e mbrojtura detare
TIME e vendos shqiptaren Mira Muratin në mesin e figurave më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale
I dobët, por i buzëqeshur, Nicolas Maduro publikon fotot nga burgu në Amerikë
Gjenden armë dhe 372 fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
47 aksidente dhe 1860 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

LEXO GJITHASHTU

Gjenden armë dhe qindra fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok
Gjenden armë dhe qindra fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok
TOP Momenti
LSDM: Çmimet janë në tavan, masa nga Qeveria e Mickoskit nuk ka
LSDM: Çmimet janë në tavan, masa nga Qeveria e Mickoskit nuk ka
TOP Momenti
Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh
Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh
TOP Momenti
Deputeti i VV kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike
Deputeti i VV kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike
Lajme
Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës
Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës
Lajme

You Might Also Like

Dosja “Balluku” – Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për pastrim parash
Lajme

Dosja “Balluku” – Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për pastrim parash

August 31, 2026
38-vjeçari nga Kosova nën akuzë në Austri – për gati gjashtë vjet përfitoi ndihma papunësie
Lajme

38-vjeçari nga Kosova nën akuzë në Austri – për gati gjashtë vjet përfitoi ndihma papunësie

August 31, 2026
‘Për të shmangur keqpërdorimet’, Osmani: Subvencionimi të bëhet me çek vetëm për libra
Lajme

‘Për të shmangur keqpërdorimet’, Osmani: Subvencionimi të bëhet me çek vetëm për libra

August 31, 2026
I akuzuari për barrikadat në veri, Nenad Orloviq në Serbi – Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për të
Lajme

I akuzuari për barrikadat në veri, Nenad Orloviq në Serbi – Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për të

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?