By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Phillips për krizën politike: Miqtë e Kosovës janë lodhur, zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e qëndrueshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Phillips për krizën politike: Miqtë e Kosovës janë lodhur, zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e qëndrueshme
Lajme

Phillips për krizën politike: Miqtë e Kosovës janë lodhur, zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e qëndrueshme

Momenti
Published: August 31, 2026

David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia, ka komentuar krizën aktuale politike në Kosovë, duke vlerësuar se përgjegjësia për ngërçin institucional është e përbashkët mes të gjitha partive politike.

Duke folur për mundësinë e një formule të bashkëqeverisjes, Phillips thotë se një zgjidhje e tillë mund të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike.

Your browser does not support the video tag.

Sa i përket insistimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që marrëveshja për presidentin të arrihet para konstituimit të plotë të Kuvendit, Phillips e sheh këtë si njëkohësisht strategji politike dhe sfidë serioze për institucionet demokratike të Kosovës.

“Marrëveshja për presidentin është edhe strategji politike, por edhe një sfidë serioze për kredibilitetin e Kosovës. Miqtë e Kosovës janë lodhur dhe kanë pasur mjaft nga kjo luftë për pushtet”, ka deklaruar Phillips.

Ai thekson se zgjatja e krizës institucionale mund të dëmtojë më tej pozitën e Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Philips, duke komentuar mundësinë që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme, thotë se një skenar i tillë nuk do të ishte zgjidhje e qëndrueshme.

“Një zgjedhje e parakohshme ndoshta do të prodhonte të njëjtin rezultat si përpjekjet e mëparshme. Zgjedhjet e përsëritura vetëm do ta zhgënjejnë elektoratin dhe do ta dekurajojnë mbështetjen e miqve të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar”, është shprehur ai.

Sipas Phillips, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të angazhohen më drejtpërdrejt në zgjidhjen e krizës. Ai propozon që SHBA-ja të emërojë një të dërguar special me kompetenca të ngjashme me ato të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë (OHR).

“Një i dërguar special i SHBA-së, me kompetenca të krahasueshme me Përfaqësuesin e Lartë të OHR-së, duhet të diktojë një kompromis dhe një kalendar për rotacionin”, ka thënë Phillips për Front Online.

I pyetur se cili do të ishte skenari më i mundshëm për Kosovën nëse Kuvendi vazhdon të mbetet i bllokuar, Phillips është i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij:

“Turp”, u përgjigj ai.

The post Phillips për krizën politike: Miqtë e Kosovës janë lodhur, zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e qëndrueshme appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Përplasje në Detin Egje: Lufta për zonat e mbrojtura detare
TIME e vendos shqiptaren Mira Muratin në mesin e figurave më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale
I dobët, por i buzëqeshur, Nicolas Maduro publikon fotot nga burgu në Amerikë
Gjenden armë dhe 372 fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
47 aksidente dhe 1860 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

LEXO GJITHASHTU

Gjenden armë dhe qindra fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok
Gjenden armë dhe qindra fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok
TOP Momenti
LSDM: Çmimet janë në tavan, masa nga Qeveria e Mickoskit nuk ka
LSDM: Çmimet janë në tavan, masa nga Qeveria e Mickoskit nuk ka
TOP Momenti
Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh
Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh
TOP Momenti
Deputeti i VV kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike
Deputeti i VV kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike
Lajme
Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës
Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës
Lajme

You Might Also Like

Dosja “Balluku” – Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për pastrim parash
Lajme

Dosja “Balluku” – Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për pastrim parash

August 31, 2026
38-vjeçari nga Kosova nën akuzë në Austri – për gati gjashtë vjet përfitoi ndihma papunësie
Lajme

38-vjeçari nga Kosova nën akuzë në Austri – për gati gjashtë vjet përfitoi ndihma papunësie

August 31, 2026
‘Për të shmangur keqpërdorimet’, Osmani: Subvencionimi të bëhet me çek vetëm për libra
Lajme

‘Për të shmangur keqpërdorimet’, Osmani: Subvencionimi të bëhet me çek vetëm për libra

August 31, 2026
I akuzuari për barrikadat në veri, Nenad Orloviq në Serbi – Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për të
Lajme

I akuzuari për barrikadat në veri, Nenad Orloviq në Serbi – Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për të

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?