By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së
TOP Momenti

​Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së

Momenti
Published: August 30, 2026

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se në rast të dakordimit për kandidatin për president, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duhet të sigurojë zbatimin e marrëveshjes nga Grupi Parlamentar i kësaj partie.

Rrustemi, në emisionin “Intervista e javës” në KosovaPress, tha se LVV-ja nuk mund të flasë për sjelljen individuale të deputetëve të LDK-së, por përgjegjësia për menaxhimin e tyre i takon Abdixhikut.

Your browser does not support the video tag.

“Ky është një dimension i rëndësishëm, që është e vërteta, për shkak edhe të zhvillimeve të brendshme në LDK, por unë nuk mund të flas, le të themi, për sjelljen individuale të deputetëve të LDK-së. Zoti Abdixhiku e përfaqëson LDK-në, zoti Kurti e përfaqëson Vetëvendosjen. As nuk i kemi kërkuar, që është e vërteta, sepse ne e trajtojmë formalisht si kryetar të LDK-së. I mbetet zotit Abdixhiku ta menaxhojë grupin e tij parlamentar dhe, në momentin kur dakordohet për emrin, e bëjmë marrëveshje, të garantojë, le të themi, edhe implementimin e kësaj marrëveshjeje nga pozicioni i LDK-së”, theksoi Rrustemi.

Të shtunën u takuan sërish kryetari i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me Abdixhikun, por nuk arritën marrëveshje për emrin e kandidatit për president.

Në takimet paraprake është thënë se janë propozuar emra konkretë për president.

E Rrustemi tha se bërja publike e emrave të propozuar për president e dëmton procesin e dakordimit për të parin e vendit.

“Për shkak të, le të themi, ruajtjes së integritetit të vetë figurave, se në fund të fundit njëri prej tyre mund të jetë propozim konsensual. E pashmangshme që mund të sillen emra të ndryshëm. Nuk e di në kuptimin e numrit të propozimeve, por ka pasur propozime edhe nga Lëvizja, edhe nga LDK-ja, në përputhje me ato kritere që janë vendosur në takimin paraprak, që të jetë një figurë konsensuale, jashtëpartiake, mbi palët, që nuk është pjesë e polemikave ditore në skenën politike, dhe natyrisht të ecim tutje… Nuk kam informacione dhe, natyrisht, rezervohem të flas për emra. Nuk kam dëgjuar, e kam parë në mediat e fundit, por po e përsëris, procesi është i ndjeshëm… Brenda grupit do të diskutohen eventualisht kur ka konsensualitet, le të themi, kur ka një lloj përafrimi edhe dakordimi në mes të palëve”, theksoi Rrustemi.

Duke folur për propozimin e Faton Bislimit për president nga ish-ambasadori Ëilliam Ëalker dhe ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi, Rrustemi vlerëson rolin e Bislimit në raportet e Kosovës me SHBA-në, por nuk tregon nëse emri i tij është diskutuar në takimet Kurti-Abdixhiku.

“Nuk kam informacione a është diskutuar apo jo. E kam parë lajmin edhe letrën e zotit Ëalker. Besoj në funksion të, le të themi, të kontributit të tij për të përafruar palët. E njoh nga distanca, domethënë, zotin Bislimi edhe si figurë politike e LDK-së, ish-deputet, por edhe si një aktivist, le të themi, politik përtej partive politike, sidomos në raportet e Kosovës dhe të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë aspekt e kam përcjellë më shumë në aktivitetin lobues të tij, por nuk mund të… Po, çështja mund të kem qëndrim subjektiv, domethënë. Po e përsëris, diskutimi për emra, për sa kohë që nuk ka një lloj pajtueshmërie të palëve dhe, le të themi, pozicionimi i njëanshëm e dëmton procesin”, deklaroi ai.

Ai tregoi kur do të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Deputeti i LVV-së tha se qëndrimi politik i partisë së tij është që Kuvendi të mos konstituohet pa u arritur një marrëveshje për presidentin.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit dhe nisja e afatit 60-ditor do të krijonte presion shtesë mbi partitë politike dhe do ta vështirësonte arritjen e një marrëveshjeje.

“Ne duhet ta kuptojmë që realiteti politik në Kosovë i këtyre 18 muajve është i tillë që ka ndërtuar dallime të mëdha në mes të partive politike. Domethënë, kërkohet edhe kohë, edhe hapësirë për të ndërtuar mirëbesimin në mes të palëve. Konstituimi i Kuvendit dhe futja në atë afatin 60-ditor, që do të fillonte të rridhte nga momenti i konstituimit, për mua do të ishte një periudhë presioni që do ta bënte edhe më të vështirë procesin e negocimit e të dialogut për të gjetur një zgjidhje. Do të ishte pastaj sjellje në kuadër të parafushatës zgjedhore, palët do të sillen sikur janë në zgjedhje, sepse do të dihej qartë që në fund të asaj periudhe ne kemi procesin zgjedhor… Politikisht, qëndrimi ynë është që Kuvendi nuk duhet të konstituohet pa pasur një marrëveshje për presidentin. Formalisht, se kur e thërret kryesuesi i seancës, unë nuk mund ta di… Politikisht po them që, në momentin kur kemi një dakordim për presidentin, nuk ka asnjë arsye që të vonohemi dhe duhet të veprojmë sa më shpejt. Pastaj të konstituojmë Kuvendin, ta zgjedhim presidentin”, potencon Rrustemi.

Mosthirrja e seancës konstituive ka bërë që PDK-ja dhe Aleanca të ndërmarrin aksione dhe aktivitete politike për të kërkuar funksionalizimin e Kuvendit.

Duke folur për përplasjen në Kuvend me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku, Rrustemi tha se nuk ka pasur kontakt apo komunikim me të, por pretendoi se Lushtaku kishte tentuar fizikisht ta pengonte gjatë deklarimit para mediave në Kuvend.

“Jo, nuk kam pasur ndonjë kontakt as komunikim, por thjesht atë ditë në Kuvend unë isha për t’u adresuar, ç’është e vërteta, mediave në emër të Lëvizjes Vetëvendosje. U përpoq t’i tërheqë gazetarët edhe në hollin e Kuvendit, për të dhënë një konferencë për media, për ta bërë të qartë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, por ishte e pamundur për shkak të zhvillimeve në sallë, edhe vetë gazetarët e kishin fokusin në zhvillimet brenda sallës së Kuvendit. Dhe ishte një moment i caktuar kur, megjithatë, gazetarët u kthyen nga ne, nga unë dhe zoti Gola, dhe fillova t’ua bëj të njohur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe e kishte këtë tendencën e deputetit Lushtaku për të ndërhyrë, le të themi, me veprime fizike, domethënë, për të ma pamundësuar mua, le të themi, adresimin para mediave. Ishte një tentim fizikisht për të penguar deklarimin… Këto veprime nuk duhet të ndodhin në Kuvend. Shiko, domethënë, unë nuk mbaj inate, as nuk ma dikton e as ndikon veprimtarinë politike e publike, as qëndrimet, as pikëpamjet. Por që, ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme, mund të kemi qëndrime të ndryshme, mund të kemi deklarime të ndryshme, por cenimi i integritetit, pra personal e fizik, në Kuvendin e Kosovës, është i papranueshëm nga ana e deputetëve”, shtoi Rrustemi.

Rrustemi foli edhe për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shtoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare, ndërsa shprehu shpresën për lirimin e ish-krerëve të saj që po gjykohen në Hagë.

Sa i përket marshit të paralajmëruar për 12 shtator në mbështetje të krerëve të UÇK-së, Rrustemi tha se nuk sheh arsye që përfaqësues të Vetëvendosjes të mos marrin pjesë në këtë aktivitet.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, ka qenë luftë çlirimtare dhe Gjykata Speciale ka qenë edhe si akt, akt i padrejtë, por edhe si proces, ç’është e vërteta, i përcjellë me shumë padrejtësi e shkelshmëri. Presim, urojmë, shpresojmë, lirimin e plotë, domethënë, të krerëve të UÇK-së, të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit… Edhe në marshët ose në ngjarjet e kaluara për këtë temë që janë organizuar, ka pasur figura të Vetëvendosjes, jo vetëm votues e mbështetës, por edhe deputetë e aktivistë të ndryshëm, me funksionarë të ndryshëm. Nuk shoh asnjë arsye, le të themi, që të mos jetë e njëjtë edhe. Shiko, nuk mund ta di individualisht se kush mund të marrë pjesë e kush jo. Por, nuk e di, se në anën tjetër ti ke ato deklaratat e këtyre drejtuesve të shoqatës së veteranëve që kërkojnë që të mos marrë pjesë, domethënë. E kundërshtojnë vetë ftesën për zotin Kurti”, përfundoi ai./KP/

You Might Also Like

Janevska: Kostovski ta rishqyrtojë vendimin për mbylljen e një paralele në Butel
Berisha vlerëson marrëveshjen LVV-LDK: Zgjedhje në interes të Kosovës
QMK: 13 zjarre në hapësirë të hapur, 9 janë ende aktive
Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun: Deputetët ta mbështesin kandidaturën
Angjushev: Maqedonia mund të ruajë energji elektrike të lirë në bateri dhe ta eksportojë atë kur çmimet janë më të larta

LEXO GJITHASHTU

PDK mban mbledhje koordinuese për pjesëmarrjen në Marshin për Liri më 12 shtator
PDK mban mbledhje koordinuese për pjesëmarrjen në Marshin për Liri më 12 shtator
Lajme
‘Duket si fillimi i Covidit’: Përpjekja kaotike për ta rregulluar inteligjencën artificiale
‘Duket si fillimi i Covidit’: Përpjekja kaotike për ta rregulluar inteligjencën artificiale
Lajme
Jakaj: Vazhdimi i seancës konstituive mund të thirret kurdo, s’ka problem a zgjidhet fillimisht Qeveria a Presidenti
Jakaj: Vazhdimi i seancës konstituive mund të thirret kurdo, s’ka problem a zgjidhet fillimisht Qeveria a Presidenti
Lajme
Sali Berisha e bën të kryer: Bekim Sejdiu, President i Kosovës, urime të përzemërta, suksese dhe mbarësi
Sali Berisha e bën të kryer: Bekim Sejdiu, President i Kosovës, urime të përzemërta, suksese dhe mbarësi
Lajme
Reuters shkruan për dakordimin LVV-LDK për emrin e Bekim Sejdiut për President: Mund t’i japë fund ngërçit
Reuters shkruan për dakordimin LVV-LDK për emrin e Bekim Sejdiut për President: Mund t’i japë fund ngërçit
Lajme

You Might Also Like

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit
TOP Momenti

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

August 31, 2026
Grumbullimi i qumështit nuk ndërpritet nga 1 shtatori, pezullohet vendimi
TOP Momenti

Grumbullimi i qumështit nuk ndërpritet nga 1 shtatori, pezullohet vendimi

August 31, 2026
Banka Popullore: Inflacioni në Maqedoni po ngadalësohet
TOP Momenti

Banka Popullore: Inflacioni në Maqedoni po ngadalësohet

August 31, 2026
Anton Quni mirëpret marrëveshjen LDK-LVV për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
TOP Momenti

Anton Quni mirëpret marrëveshjen LDK-LVV për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?