By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje
TOP Momenti

Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje

Momenti
Published: August 30, 2026

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Lipjan, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Pejë, Klinë, Malishevë dhe Gjakovë. Katër persona u dërguan në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Lipjan u arrestua një person nën dyshimin për dhunë në familje.

“Lipjan / 28.09.2026 – 22:00. Më 29.08.2026 raportohet se djali i ankuesit m/k, i dyshuari m/k vazhdimisht shkakton probleme në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Your browser does not support the video tag.

Në Prishtinë, një person dyshohet se shkoi ta merrte nga puna bashkëshorten dhe pas një fjalosje e ka sulmuar fizikisht.

“Prishtinë / 29.08.2026 – 15:00. Raportohet se bashkëshorti i viktimës f/k, i dyshuari m/k ka shkuar te puna e saj për ta marr, dhe pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Në Fushë-Kosovë u arrestua një i dyshuar për dhunë në familje.

“Fushë Kosovë / 28.08.2026 – 19:30. Lidhur me rastin është raportuar se me 29.08.2026 është arrestuar i dyshuari m/k dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

E në Pejë, një çift kanë raportuar se kunati i ka kanosur me thikë dhe i ka sulmuar fizikisht, si dhe u ka shkaktuar dhunë psikike.

Rasti u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”, kurse i dyshuari u arrestua.

“Pejë / 29.08.2026 – 14:00. Dy viktimat (femër dhe mashkull – bashkëshort) kanë raportuar se vëllai- kunati i tyre, i dyshuari m/k duke i kanosur me thikë i ka sulmuar fizikisht ata, ndërkohë ka ushtruar edhe dhunë psikike ndaj tyre. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Kurse, në Klinë një person u arrestua nën dyshimin se sulmoi gruan.

“Klinë / 28.09.2026 – 22:00. Më 29.08.2026 raportohet se viktima f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i m/k. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Edhe në Malishevë u arrestua i dyshuari për shkaktim të dhunës vazhdimisht ndaj bashkëshortes dhe familjarëve.

Rasti u iniciua si “Dhunë në familje” dhe “Mospërfillje e gjykatës”.

“Malishevë / 29.08.2026 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe anëtarëve tjerë të familjes. Të dyshuarit i është bërë alkool-testi që ka rezultuar 1.60 promil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Gjakovë një grua raporton se pasi vendosën të ndahen me bashkëshortin, ai ia mori fëmijën me dhunë. Më urdhër të prokurorit, fëmija iu kthy asaj.

“Gjakovë / 29.08.2026 – 18:40. Viktima f/k ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj, i dyshuari m/k me të cilin kanë qenë duke bashkëjetuar ka vendosur të ndahet por me dhunë i ka marrë fëmijën e tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit fëmija i është dhënë viktimës. Palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

source

You Might Also Like

Këto janë ushqimet që treten lehtë nga organizmi dhe janë të shëndetshme
Muharremaj: Kontratat kolektive i kanë shkaktuar Suharekës afro 10 milionë euro dëme, shumë projekte kanë mbetur të parealizuara
Rama: Prishtina është gati për Lojërat Mesdhetare, por ka mungesë bashkëpunimi nga niveli qendror
​Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së
Digjet një autobus në Shkup, nuk ka të lënduar

LEXO GJITHASHTU

Ukraina godet zemrën e naftës ruse, dronët sulmojnë rafinerinë e Kirishit dhe bazën ajrore të Jejskut
Ukraina godet zemrën e naftës ruse, dronët sulmojnë rafinerinë e Kirishit dhe bazën ajrore të Jejskut
Lajme
Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania
Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania
Lajme
Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së
Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së
Lajme
Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim
Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim
TOP Momenti
Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë
Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë
Lajme

You Might Also Like

Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetë
TOP Momenti

Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetë

August 30, 2026
Jose Mourinho cilësohet si transferimi më i mirë i verës i Real Madridit
TOP Momenti

Jose Mourinho cilësohet si transferimi më i mirë i verës i Real Madridit

August 30, 2026
Konjufca merr pjesë në Samitin e Forumit të Ishujve të Paqësorit
TOP Momenti

Konjufca merr pjesë në Samitin e Forumit të Ishujve të Paqësorit

August 30, 2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër
TOP Momenti

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?