By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina: Serbia duhet të japë përgjigje për bllokimin e mbi 2 milionë eurove
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina: Serbia duhet të japë përgjigje për bllokimin e mbi 2 milionë eurove
TOP Momenti

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina: Serbia duhet të japë përgjigje për bllokimin e mbi 2 milionë eurove

Momenti
Published: August 29, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion prej rreth 70 përfaqësuesish shqiptarë nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri, të cilët përfaqësojnë fusha të ndryshme, përfshirë politikën, arsimin, shëndetësinë, sportin, kulturën dhe median.

Kurti tha se çështja e shqiptarëve në këto treva nuk duhet të trajtohet vetëm në raste krizash, por si përgjegjësi e përhershme politike, institucionale dhe kombëtare.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, shqiptarët në Serbi përballen prej vitesh me një model diskriminimi që, ndër të tjera, shfaqet përmes nën-përfaqësimit në polici, gjyqësor dhe administratë, në punësim, pasivizimin e adresave, përdorimin e gjuhës shqipe dhe qasjen në institucionet publike.

Duke iu referuar vizitës së fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Medvegjë dhe Bujanoc, Kurti tha se ai kishte vizituar vetëm vendbanime me shumicë serbe dhe kishte përdorur, sipas tij, gjuhë stigmatizuese e denigruese ndaj shqiptarëve.

Kurti përmendi edhe premtimin për punësim në BIA brenda 48 orësh, duke e cilësuar si kontrast me situatën me të cilën përballen shqiptarët kur kërkojnë punësim në institucionet publike.

“Kur shqiptari kërkon punësim në institucionet publike, përballet me barriera dhe nën-përfaqësim. Kur dikush përdor gjuhë përçmuese ndaj shqiptarëve, dëgjon premtim për punësim. Ky është tregues i klimës. Është mesazh. Është mënyra se si shqiptarët e këtyre viseve e përjetojnë shtetin”, tha Kurti.

Ai tha se qasja e Qeverisë së Kosovës ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është ndërtuar në tri rrafshe: barazimin sa më të madh të qytetarëve të këtyre trevave me qytetarët e Kosovës, krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm për mbështetjen e shqiptarëve atje ku jetojnë dhe avokimin ndërkombëtar.

Kurti përmendi mbështetjen në arsim, shëndetësi, licencim profesional, specializime, të drejta pronësore dhe dokumentacion. Ai tha se specialistët nga Lugina janë barazuar me specialistët nga Kosova, ndërsa janë krijuar mundësi edhe për licencimin e profesionistëve shëndetësorë.

Sa i përket mbështetjes financiare, Kurti tha se ajo është rritur nga 2 milionë euro në vitet 2022 dhe 2023, në 3 milionë euro në vitin 2024 dhe në 4 milionë euro nga viti 2025, përfshirë edhe vitin 2026.

Ai tha se Qeveria ka mbështetur gjithashtu tekstet shkollore dhe mjetet për parashkollorë në gjuhën shqipe, bursat për studentë dhe gjimnazistë, kulturën, trashëgiminë kulturore, sportin, median dhe organizatat që punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta.

Sipas Kurtit, në korrik të vitit 2025 janë ndarë 580 mijë euro për bashkëfinancimin e Shkollës së Muzikës dhe Muzeut në Preshevë.

Në fokus të takimit ishin edhe dy transfere financiare që, sipas Kurtit, janë bllokuar gjatë këtij viti.

“ Kemi dy transfere të bllokuara në janar të këtij viti, në vlerë prej 304,511 euro dhe prill po të këtij viti, në vlerë prej 1,837,511 euro, apo më shumë se gjashtë fishi i shifrës paraprake”, tha ai.

Kurti tha se këto mjete lidhen me dhjetëra projekte në art, kulturë, trashëgimi kulturore, sport, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, organizata për fëmijët me nevoja të veçanta, media dhe programe të tjera.

Sipas tij, vetëm në këto kategori janë 136 projekte dhe organizata të aprovuara, ndërsa janë përfshirë edhe 61 aplikime dhe familje të aprovuara për nxënësit që kanë humbur njërin ose të dy prindërit.

Ai tha se fondet përfshijnë edhe programin e librave falas për nxënësit e shkollave fillore, praktikën profesionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar, mirëmbajtjen e zyrave të Këshillit në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Pazarin e Ri, si dhe programet për avokimin e të drejtave të shqiptarëve në qendrat ndërkombëtare.

Kurti tha se bllokimi i mjeteve nuk duhet të shihet vetëm si çështje financiare, pasi, sipas tij, ndikimi prek drejtpërdrejt nxënësit, studentët, sportistët, artistët, mediat, familjet dhe organizatat shqiptare në këto treva.

Ai deklaroi se Serbia duhet të japë përgjigje për këtë çështje.

“Prandaj, kjo nuk mund të paraqitet si çështje teknike bankare atëherë kur publikisht një ministër i Serbisë konfirmoi se mjetet janë bllokuar dhe se ishin kthyer. Është përgjegjësi institucionale. Dhe Serbia duhet të japë përgjigje”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë tha se Kosova po kërkon nga Bashkimi Evropian që t’i kërkojë Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim, respektimin e sundimit të ligjit, barazisë, mosdiskriminimit dhe mbrojtjes efektive të pakicave.

“Dhe nuk mjafton që ne ta dimë se ekziston diskriminimi. Duhet ta dijë edhe Brukseli, Washingtoni e Strasburgu. Dhe çdo institucion që e vlerëson Serbinë për standardet demokratike dhe për të drejtat e njeriut”, tha Kurti.

Ai përfundoi duke thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët e Luginës dhe se diskriminimi ndaj tyre duhet të dokumentohet, ndërkombëtarizohet dhe të bëhet pjesë e përgjegjësisë së Serbisë para partnerëve ndërkombëtarë.

You Might Also Like

Kasami: Punëtorët e NPK-së tashmë me paga dhe kontribute të paguara
Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli nëse shpallet fajtor?
Aksident i rëndë në Finlandë, një qytetar i Kosovës humb jetën
Tre sulme fizike dhe kërcënim me armë në Tetovë e Gostivar brenda 24 orëve
Ambasadori Guerot: Për hapjen e Urës së Ibrit duhen diskutime me të gjithë

LEXO GJITHASHTU

Ngjarje e rëndë në Finlandë – Vdes një kosovar pas aksidentit me motoçikletë
Ngjarje e rëndë në Finlandë – Vdes një kosovar pas aksidentit me motoçikletë
Lajme
Protesta e Asociacioni të Komunave me 1 shtator, Ibrahimi: Dëmi që po shkaktohet nga niveli qendror është i jashtëzakonshëm
Protesta e Asociacioni të Komunave me 1 shtator, Ibrahimi: Dëmi që po shkaktohet nga niveli qendror është i jashtëzakonshëm
Lajme
Protesta e Asociacioni të Komunave me 1 shtator, Ibrahimi: Dëmi i cili po shkaktohet nga niveli qendror është i jashtëzakonshëm
Protesta e Asociacioni të Komunave me 1 shtator, Ibrahimi: Dëmi i cili po shkaktohet nga niveli qendror është i jashtëzakonshëm
Lajme
Varreza në Kalludër – Momenti kur familjarët vendosin lule në vendin ku u gjetën mbetjet e 23 personave
Varreza në Kalludër – Momenti kur familjarët vendosin lule në vendin ku u gjetën mbetjet e 23 personave
Lajme
Sulmi rus ndaj një magazine ukrainase të municioneve shkakton shpërthime të njëpasnjëshme, 37 të vrarë
Sulmi rus ndaj një magazine ukrainase të municioneve shkakton shpërthime të njëpasnjëshme, 37 të vrarë
Lajme

You Might Also Like

Sot 13 kontrolle në Repartin e Pediatrisë në Tetovë, nuk ka fëmijë të hospitalizuar
TOP Momenti

Sot 13 kontrolle në Repartin e Pediatrisë në Tetovë, nuk ka fëmijë të hospitalizuar

August 29, 2026
MPB: 13 shoferë të arrestuar brenda 24 orëve për shkelje në trafik
TOP Momenti

MPB: 13 shoferë të arrestuar brenda 24 orëve për shkelje në trafik

August 29, 2026
Rinia e PDK-së rrethon Qeverinë me shirit rrezikshmërie: Albin Kurti po e rrezikon demokracinë dhe shtetin
TOP Momenti

Rinia e PDK-së rrethon Qeverinë me shirit rrezikshmërie: Albin Kurti po e rrezikon demokracinë dhe shtetin

August 29, 2026
Kurti bën homazhe në Han të Elezit: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës
TOP Momenti

Kurti bën homazhe në Han të Elezit: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?