By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ‘‘Risi të mëdha në grafika dhe përmasa’’, ‘‘Trailerat me qindramiliona shikime’’ –  Çfarë dimë pas prezantimit të madh të GTA 6
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
‘‘Risi të mëdha në grafika dhe përmasa’’, ‘‘Trailerat me qindramiliona shikime’’ –  Çfarë dimë pas prezantimit të madh të GTA 6
Lajme

‘‘Risi të mëdha në grafika dhe përmasa’’, ‘‘Trailerat me qindramiliona shikime’’ –  Çfarë dimë pas prezantimit të madh të GTA 6

Momenti
Published: August 28, 2026

Më shumë se 18 muaj pas pamjes së fundit zyrtare nga Grand Theft Auto 6, zhvilluesi Rockstar u ka prezantuar fansave një video 26-minutëshe me pamje nga videoloja e shumëpritur.

Videoja, e titulluar “extended look”, u publikua në Netflix gjashtë orë para se të bëhej e disponueshme në YouTube dhe ishte mundësia e parë që lojtarët të shihnin pamje të detajuara të lojës në aksion, shkruan BBC.

Your browser does not support the video tag.

Montazhi, pa komentim apo titra shpjeguese, shfaqi grafika të përmirësuara, mjedise të detajuara, si dhe një sërë ndjekjesh me makina dhe përleshjesh me armë nga loja e re.

Transmetimi erdhi një javë pas publikimit të paautorizuar të pamjeve të lojës, të cilat zhvilluesi i cilësoi si “zemërthyese” për t’i parë të shpërndara në internet.

Tani që Rockstar pati mundësinë të tregonte versionin e GTA 6 që dëshironte ta shihte bota, ja disa gjëra që mësuam dhe disa të tjera që ende nuk i dimë.

Dyshja në qendër të lojës

Videoja e zgjeruar i kushtoi shumë hapësirë marrëdhënies mes protagonistëve Jason Duval dhe Lucia Camino, çiftit në qendër të historisë së GTA 6, e përshkruar si një histori “Bonnie dhe Clyde”.

Në një artikull paraprak të publikuar në faqen e internetit IGN, zhvilluesit thanë se historia e personazheve – dhe mënyra se si ajo zhvillohet – mund të ndikohet nga veprimet e lojtarit. Megjithatë, lojtarët mund të zgjedhin të mos e zhvillojnë më tej lidhjen mes dy personazheve.

Videoja e Netflix nuk e shfaqi në detaje këtë mekanizëm, por tregoi mundësinë për të kaluar kontrollin nga njëri personazh te tjetri në momente të ndryshme.

Në një skenë, Jason shihet duke e ulur Lucian nga një dritare teksa të dy largohen nga një bastisje droge në një bllok apartamentesh.

Një sistem i ngjashëm i ndërrimit të personazheve ishte përdorur edhe në Grand Theft Auto 5, i cili kishte tre personazhe kryesore të luajtshme.

“Loja me pamjen më të mirë”

Vlerësimet për grafikën e GTA 6 ishin pothuajse njëzëri pozitive, me personazhe që shfaqin fytyra fotorealiste dhe lëvizje tepër të ngjashme me ato të njerëzve realë.

Fansat u impresionuan gjithashtu nga detajet e lokacioneve të shfaqura, ku përfshiheshin ambientet e brendshme të apartamenteve, baret në çati dhe klubet e dyshimta nëntokësore.

Videoja shfaqi gjithashtu mjediset e ndryshme të Leonidës, shtetit imagjinar amerikan të frymëzuar nga Florida, ku zhvillohet GTA 6.

Brenda Leonidës, lojtarët mund të eksplorojnë Vice City, një zonë e frymëzuar nga Miami, e cila ishte shfaqur edhe në lojën e famshme të vitit 2002, të titulluar sipas qytetit.

Shumë lojtarë që e ndoqën videon online vunë në pah edhe shumëllojshmërinë e formave dhe përmasave trupore të personazheve dytësore – diçka që rrallë shihet në videolojëra.

Gazetari Ryan McCaffrey tha se GTA 6 “mund të jetë loja me pamjen më të mirë që kam parë ndonjëherë”.

Cilësia mbresëlënëse grafike i është atribuar kohës së gjatë që Rockstar ka shpenzuar duke punuar në lojë, si dhe buxhetit të saj, i cili besohet të jetë ndër më të mëdhenjtë në historinë e videolojërave.

Sipas raportimeve, harta e GTA 6 është gjithashtu dukshëm më e madhe se hapësirat e luajtshme në lojërat e mëparshme të Rockstar.

YouTuber-i TGG, i cili thotë se ishte ftuar në selinë e Rockstar North në Edinburg për ta parë lojën, pretendon se zhvilluesi i kishte thënë se harta është dy herë më e madhe se ajo e GTA 5.

Kompania nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë.

Është ende Grand Theft Auto

Edhe pse GTA 6 duket se sjell risi të mëdha për sa i përket grafikës dhe përmasave, në thelb ajo mbetet një lojë Grand Theft Auto.

Gjatë videos, shikuesit panë grabitje të armatosura, ndjekje me makina dhe skena nga bota kriminale, të cilat janë bërë tashmë pjesë karakteristike e serisë.

Edhe satira ndaj kulturës amerikane, ndërveprimet me humor të zi mes personazheve dhe një gamë e gjerë aktivitetesh dytësore ishin sërish të pranishme.

Rockstar duket se ka zgjeruar edhe disa prej veçorive të prezantuara në publikimin e saj të fundit madhor, lojën e vitit 2018 Red Dead Redemption 2, siç është një sistem “nderi” që ndikon në reputacionin e lojtarit te personazhet e tjera.

Për fansat e serisë, e cila besohet se ka shitur rreth gjysmë miliard kopje që nga debutimi në vitin 1997, këto pamje ishin një lajm i shumëpritur.

Asnjë lajm për GTA 6 Online

Rockstar kishte deklaruar më herët se GTA 6 do të jetë një “përvojë për një lojtar” në momentin e lançimit, duke bërë që fansat të supozojnë se një pasardhës i komponentit online jashtëzakonisht të suksesshëm të lojërave të mëparshme do të vijë më vonë.

Videoja e Netflix ishte përqendruar te historia dhe mënyra e lojës dhe nuk pritej domosdoshmërisht të zbulonte veçori të reja të multiplayer-it.

Megjithëse lansimi i lojës më 19 nëntor pritet gjerësisht të jetë më i madhi në histori, suksesi afatgjatë i GTA 6 do të varet edhe nga aftësia e Rockstar për t’i orientuar lojtarët drejt çdo modaliteti të ri online.

GTA Online, i cili gjithashtu u lançua pas publikimit të GTA 5, mbetet një nga lojërat më të luajtura në botë dhe besohet se i ka gjeneruar Rockstar-it miliarda dollarë.

Loja e mëparshme e serisë, GTA 5, theu gjithashtu rekorde kur u publikua në vitin 2013 dhe që atëherë ka shitur më shumë se 200 milionë kopje.

Dy trailerat zyrtarë të lojës së gjashtë kanë grumbulluar së bashku pothuajse 500 milionë shikime në YouTube, ndërsa “extended look” i publikuar të enjten në Netflix po promovohet nga platforma e transmetimit si një ngjarje më vete.

Muajin e ardhshëm, kompania pritet të paraqitet para një gjykate të punës në Skoci për t’u mbrojtur ndaj akuzave se ka pushuar në mënyrë të paligjshme nga puna një grup ish-punonjësish, pasi ata u përpoqën të krijonin një sindikatë.

Rockstar i mohon fuqishëm këto akuza dhe thotë se punëtorët u pushuan nga puna për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore.

The post ‘‘Risi të mëdha në grafika dhe përmasa’’, ‘‘Trailerat me qindramiliona shikime’’ –  Çfarë dimë pas prezantimit të madh të GTA 6 appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Frikë nga gripi i shpendëve në një bazë të izoluar pranë Antarktidës, shkencëtarët urdhërohen të evakuohen
Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kriminelëve s’ka vend në BE
Rusia po humb 6,000 trupa më shumë në muaj sesa arrin të rekrutojë
Enver Hoxhaj nga Prizreni kërkon lirimin e katërshes së UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!
Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

LEXO GJITHASHTU

Reagime të ashpra për mundësinë që krimineli Mlladiq të varroset me nderime në Serbi
Reagime të ashpra për mundësinë që krimineli Mlladiq të varroset me nderime në Serbi
TOP Momenti
Luzha rrëfen për raportet mes Kadri Zekës dhe Jusuf Gërvallës pas takimit të Stambollit
Luzha rrëfen për raportet mes Kadri Zekës dhe Jusuf Gërvallës pas takimit të Stambollit
TOP Momenti
Berat Luzha rrëfen takimet me Kadri Zekën: Dyshoja se ishte i organizuar
Berat Luzha rrëfen takimet me Kadri Zekën: Dyshoja se ishte i organizuar
TOP Momenti
Hoti: Në Serbi kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen
Hoti: Në Serbi kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen
TOP Momenti
Fluksi në Aeroportin e Tiranës, Rama: Mbi 1.7 milionë pasagjerë në vetëm në muajin gusht
Fluksi në Aeroportin e Tiranës, Rama: Mbi 1.7 milionë pasagjerë në vetëm në muajin gusht
TOP Momenti

You Might Also Like

Mbreti i popullit
Lajme

Mbreti i popullit

August 28, 2026
VLEN dënon glorifikimin e Mlladiqit nga partia e serbëve në RMV, s’e përmend që janë në një koalicion: Duhet përgjegjësi
Lajme

VLEN dënon glorifikimin e Mlladiqit nga partia e serbëve në RMV, s’e përmend që janë në një koalicion: Duhet përgjegjësi

August 28, 2026
Lladrovci: Ditë krenarie për emërimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së
Lajme

Lladrovci: Ditë krenarie për emërimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së

August 28, 2026
A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
Lajme

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?