Autoritetet kineze kanë pezulluar përkohësisht operacionet e kërkim-shpëtimit pranë kufirit Nepal-Tibet, për shkak të frikës se një liqen i krijuar nga grumbullimi i ujit mund të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë një tjetër përmbytje.
Në Nepal, të paktën 469 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur, më shumë se 48 orë pas përmbytjeve të fuqishme që goditën rajonin malor, shkruan BBC
Në Tibet janë raportuar tre viktima dhe mbi 550 persona të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit, por situata mbetet e rrezikshme.
Zyrtarët lokalë thonë se vala e madhe e ujit u shkaktua nga shembja e një akullnaje, duke përfshirë shtëpi, rrugë dhe duke shkatërruar një pikë të rëndësishme kufitare mes Nepalit dhe Tibetit.
The post Përmbytjet katastrofike në Nepal e Tibet, mbi 1 mijë të vdekur e të zhdukur appeared first on Gazeta Express.

