By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA godet rrjetin kinez të hakerëve: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA godet rrjetin kinez të hakerëve: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane
Lajme

SHBA godet rrjetin kinez të hakerëve: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Momenti
Published: August 28, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se kanë ndërprerë një operacion kibernetik me origjinë nga Kina, i cili kishte synuar institucione të rëndësishme amerikane, përfshirë Departamentin e Drejtësisë, NASA-n, Rezervën Federale dhe Senatin.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se kishte sekuestruar disa domene të përdorura nga dy platforma hakerimi, të quajtura QScan dhe QTRouter. Sipas autoriteteve amerikane, këto platforma ishin përdorur në kuadër të një fushate të gjerë kibernetike.

Your browser does not support the video tag.

Në një deklaratë të dorëzuar në gjykatë, autoritetet thanë se ndër objektivat e hakerëve ishin edhe Departamenti i Energjisë, Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, si dhe katër kompani të paidentifikuara në SHBA dhe Korenë e Jugut.

Ambasada kineze në Uashington tha se nuk ishte në dijeni të detajeve të përmendura nga Departamenti i Drejtësisë, por theksoi se qeveria kineze “kundërshton dhe lufton të gjitha format e sulmeve kibernetike në përputhje me ligjin”.

Zëdhënësi i ambasadës akuzoi gjithashtu SHBA-në se përdor çështjet e sigurisë kibernetike për të “njollosur ose diskredituar Kinën”. Sipas tij, Kina kundërshton përdorimin e konceptit të sigurisë kombëtare si justifikim për vendosjen e kufizimeve ndaj kompanive kineze.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, platformat QScan dhe QTRouter drejtoheshin nga kompania kineze Nanjing Xinjiuëei Netëork Technology Company. Autoritetet amerikane pretendojnë se ndër klientët e saj ishin Ministria kineze e Sigurimit të Shtetit, agjencia civile e inteligjencës së Kinës, si dhe Ushtria Çlirimtare Popullore.

Fushata e hakerimit, sipas autoriteteve amerikane, kishte nisur të paktën në vitin 2018 dhe kishte prekur rrjete kritike në SHBA dhe në vende të tjera. Jo të gjitha përpjekjet për të depërtuar në sistemet kompjuterike kishin qenë të suksesshme. Në gusht të vitit 2019, hakerët tentuan të hynin në rrjetet e NASA-s duke shfrytëzuar një dobësi në një rrjet privat virtual, por përpjekja dështoi.

Në shtator të vitit 2024, sipas dokumenteve të gjykatës, hakerët arritën të depërtonin në tre laboratorë të Departamentit të Energjisë, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, në një agjenci të Departamentit të Shëndetësisë dhe në një kompani amerikane që prodhon pajisje sigurie.

Një njoftim i përbashkët i FBI-së, NSA-së dhe Komandës Kibernetike të SHBA-së përshkroi disa sulme të tjera gjatë viteve. Në maj të vitit 2024, hakerët arritën të vjedhin të dhëna nga kompani të mbrojtjes, institucione financiare dhe universitete.

Në mars të vitit 2026, ata skanuan rrjetet e Senatit amerikan dhe të një spitali në SHBA për të gjetur dobësi dhe tentuan të hynin në to, por pa sukses. NASA tha se nuk komenton incidente specifike, ndërsa Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i drejtoi pyetjet te Departamenti i Drejtësisë.

Sulmet kibernetike të lidhura me aktorë kinezë kanë prekur vitet e fundit një numër institucionesh qeveritare dhe kompanish amerikane. Në mars, FBI njoftoi Kongresin se hakerë kishin depërtuar në disa rrjete të agjencive amerikane që lidhen me persona nën hetim nga FBI-ja. Raportime të mëvonshme e lidhën sulmin me Kinën.

Hakerë të lidhur me Kinën janë akuzuar gjithashtu për sulme ndaj rrjeteve të disa komiteteve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe kompanive të mëdha të telekomunikacionit në SHBA. Ekspertët që ndjekin aktivitetin kibernetik të Kinës thonë se kompani private kryejnë rregullisht sulme të sofistikuara në emër të agjencive të ndryshme të qeverisë kineze.

“Gjatë dekadës së fundit, numri i kompanive që ofrojnë shërbime të specializuara për sulme kibernetike është rritur ndjeshëm”, tha Dakota Cary, analist për Kinën në kompaninë e sigurisë kibernetike SentinelOne.

The post SHBA godet rrjetin kinez të hakerëve: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vdes mbreti Harald i Norvegjisë
Jasharaj nga SBASHK-u: Shpërndarja e teksteve po bëhet në mënyrë të gabuar, do të kemi telashe
Sulm seksual në Prishtinë ndaj një burri, viktima ishte duke ecur në rrugë
Pejë: E akuzon për dhunë psikike, burri denoncon nusen e djalit në polici
Ish-prokurori i Hagës: Mlladiq vdiq, por pyetja kryesore për Srebrenicën mbeti pa përgjigje

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Me kë negocion Mickoski për data-qendrat
LSDM: Me kë negocion Mickoski për data-qendrat
TOP Momenti
Sanksionet e Uashingtonit ndaj Iranit kanë problemin kinez dhe rus
Sanksionet e Uashingtonit ndaj Iranit kanë problemin kinez dhe rus
TOP Momenti
Zhduket një i mitur në Sfeçël të Podujevës
Zhduket një i mitur në Sfeçël të Podujevës
TOP Momenti
I merr rrjedha e lumit Drin, shpëtohen katër persona – vijojnë kërkimet për 7 vjeçaren
I merr rrjedha e lumit Drin, shpëtohen katër persona – vijojnë kërkimet për 7 vjeçaren
TOP Momenti
Vrasja e 14 vjeçarit në Prizren, çka dihet deri më tani
Vrasja e 14 vjeçarit në Prizren, çka dihet deri më tani
Lajme

You Might Also Like

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për sigurinë e fëmijëve
Lajme

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për sigurinë e fëmijëve

August 28, 2026
“Albanians for America”: SHBA-ja të kushtëzojë bashkëpunimin me Serbinë me reforma demokratike
Lajme

“Albanians for America”: SHBA-ja të kushtëzojë bashkëpunimin me Serbinë me reforma demokratike

August 28, 2026
Enver Hoxhaj për Mlladiqin: Përbindësha të tillë dhe politikat e tyre të mos rikthehen kurrë
Lajme

Enver Hoxhaj për Mlladiqin: Përbindësha të tillë dhe politikat e tyre të mos rikthehen kurrë

August 28, 2026
Jo mirë në sondazhe, Netanyahu thotë se Izraeli mund të qeveriset nga e majta “fashiste”
Lajme

Jo mirë në sondazhe, Netanyahu thotë se Izraeli mund të qeveriset nga e majta “fashiste”

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?