By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kongresmenët amerikanë kërkojnë sanksione ndaj zyrtarëve serbë, akuzojnë Vuçiqin për afrimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kongresmenët amerikanë kërkojnë sanksione ndaj zyrtarëve serbë, akuzojnë Vuçiqin për afrimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin
Lajme

Kongresmenët amerikanë kërkojnë sanksione ndaj zyrtarëve serbë, akuzojnë Vuçiqin për afrimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin

Momenti
Published: August 28, 2026

Kongresmeni republikan nga Karolina e Jugut, Joe Wilson, dhe demokrati nga Massachusetts, William Keating, kanë paraqitur një projektligj në Kongresin amerikan, të njohur me shkurtesën “Serbia Act”, përmes të cilit kritikojnë ashpër autoritetet në Serbi për përkeqësimin e demokracisë, dobësimin e sundimit të ligjit dhe afrimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Projektligji kërkon që Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë sanksione dhe kufizime vizash ndaj individëve që minojnë proceset demokratike, destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, mbështesin aktivitetet ruse, janë të përfshirë në korrupsion apo shkelje të të drejtave të njeriut.

Your browser does not support the video tag.

Në deklaratën e tij, kongresmeni Joe Wilson e ka kritikuar drejtpërdrejt presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Presidenti Vuçiq është rreshtuar me kriminelin e luftës Putin, Partinë Komuniste të Kinës dhe regjimin terrorist në Teheran, kundër sundimit të ligjit”, ka deklaruar Wilson.

Ai ka theksuar se protestat masive kundër korrupsionit vazhdojnë ta tronditin Serbinë, ndërsa ka akuzuar Vuçiqin se përpiqet ta largojë vëmendjen përmes retorikës luftarake dhe destabilizimit të rajonit.

Në projektligj thuhet se Serbia ka përjetuar një regres të konsiderueshëm demokratik dhe probleme me sundimin e ligjit nën qeverisjen aktuale të Vuçiqit dhe partisë së tij. Po ashtu, autoritetet serbe akuzohen se kanë përdorur forcë të tepruar ndaj protestave studentore dhe qytetare dhe se kanë ushtruar presion ndaj mediave të pavarura.

Një pjesë e veçantë i kushtohet tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku nga shembja e një strehe humbën jetën 16 persona. Kongresmenët amerikanë kërkojnë një hetim të pavarur dhe transparent për ngjarjen, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë.

Ata kërkojnë gjithashtu që sekretari amerikan i Shtetit të ushtrojë presion ndaj autoriteteve serbe për hetimin e tragjedisë dhe përdorimit të forcës ndaj protestuesve.

Projektligji vë në fokus edhe lidhjet politike, ekonomike dhe të sigurisë të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, ndërsa thekson se Beogradi vazhdon të jetë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në dokument përmendet edhe bashkëpunimi i Serbisë me Iranin, përfshirë dërgimin e një përfaqësuesi në ceremoninë mortore të ajatollahut Ali Khamenei.

Sipas kongresmenëve amerikanë, Uashingtoni ka interes të forcojë marrëdhëniet me një Serbi që është demokratike, e orientuar drejt euroatlantikut dhe e çliruar nga ndikimet e huaja malinje.

Wilson dhe Keating propozojnë që sekretari amerikan i Shtetit të pezullojë pjesëmarrjen në dialogun strategjik SHBA–Serbi, përveç nëse në agjendë përfshihen zgjedhjet e lira dhe të drejta, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, liria e mediave dhe e tubimeve, si dhe marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

Në rast se këto çështje nuk përfshihen në dialog, projektligji parashikon që zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit të mos marrin pjesë dhe të mos përdorin fondet e miratuara nga Kongresi për këtë proces.

Projektligji kërkon gjithashtu që, brenda 180 ditësh nga miratimi i tij, administrata amerikane t’i raportojë Kongresit për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Serbi, hetimet për tragjedinë në Novi Sad, përdorimin e forcës ndaj protestuesve, mbështetjen për mediat e pavarura dhe shoqërinë civile, reformën në drejtësi dhe përputhjen e politikës së jashtme serbe me atë të BE-së dhe NATO-s.

Kongresmeni William Keating është një nga hartuesit e Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, i cili u miratua në Kongres në dhjetor 2025. Ndërsa Joe Wilson së fundmi ka propozuar që mbledhja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027 të mos mbahet në Beograd, duke përmendur marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

The post Kongresmenët amerikanë kërkojnë sanksione ndaj zyrtarëve serbë, akuzojnë Vuçiqin për afrimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vdes mbreti Harald i Norvegjisë
Jasharaj nga SBASHK-u: Shpërndarja e teksteve po bëhet në mënyrë të gabuar, do të kemi telashe
Sulm seksual në Prishtinë ndaj një burri, viktima ishte duke ecur në rrugë
Pejë: E akuzon për dhunë psikike, burri denoncon nusen e djalit në polici
Ish-prokurori i Hagës: Mlladiq vdiq, por pyetja kryesore për Srebrenicën mbeti pa përgjigje

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Me kë negocion Mickoski për data-qendrat
LSDM: Me kë negocion Mickoski për data-qendrat
TOP Momenti
Sanksionet e Uashingtonit ndaj Iranit kanë problemin kinez dhe rus
Sanksionet e Uashingtonit ndaj Iranit kanë problemin kinez dhe rus
TOP Momenti
Zhduket një i mitur në Sfeçël të Podujevës
Zhduket një i mitur në Sfeçël të Podujevës
TOP Momenti
I merr rrjedha e lumit Drin, shpëtohen katër persona – vijojnë kërkimet për 7 vjeçaren
I merr rrjedha e lumit Drin, shpëtohen katër persona – vijojnë kërkimet për 7 vjeçaren
TOP Momenti
Vrasja e 14 vjeçarit në Prizren, çka dihet deri më tani
Vrasja e 14 vjeçarit në Prizren, çka dihet deri më tani
Lajme

You Might Also Like

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për sigurinë e fëmijëve
Lajme

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për sigurinë e fëmijëve

August 28, 2026
“Albanians for America”: SHBA-ja të kushtëzojë bashkëpunimin me Serbinë me reforma demokratike
Lajme

“Albanians for America”: SHBA-ja të kushtëzojë bashkëpunimin me Serbinë me reforma demokratike

August 28, 2026
Enver Hoxhaj për Mlladiqin: Përbindësha të tillë dhe politikat e tyre të mos rikthehen kurrë
Lajme

Enver Hoxhaj për Mlladiqin: Përbindësha të tillë dhe politikat e tyre të mos rikthehen kurrë

August 28, 2026
Jo mirë në sondazhe, Netanyahu thotë se Izraeli mund të qeveriset nga e majta “fashiste”
Lajme

Jo mirë në sondazhe, Netanyahu thotë se Izraeli mund të qeveriset nga e majta “fashiste”

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?