By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dyshime e pakënaqësi me rezultatet e negociatave mes VV-së dhe LDK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dyshime e pakënaqësi me rezultatet e negociatave mes VV-së dhe LDK-së
Lajme

Dyshime e pakënaqësi me rezultatet e negociatave mes VV-së dhe LDK-së

Momenti
Published: August 28, 2026

Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike, e ka kritikuar qasjen e diskutimeve për çështjen e presidentit mes kryetarit të partisë së tij Lumir Abdixhiku me atë të Vetëvendosjes, Albin Kurti. 

Sipas Gashit, kriteri i vendosur nga dy liderët partiakë, që presidenti i ardhshëm të jetë joaktiv në politikë, është shenjë e krizës së politikës së sotme dhe e varfërimit të mënyrës se si po projektohet e ardhmja e vendit.

Your browser does not support the video tag.

Gashi e ka quajtur “mjerim politik” situatën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit.

“Sot kemi nevojë për një politikë që të mos jetojë vetëm nga emrat e së kaluarës dhe kalkulimet e së tashmes, por të investojë në njerëzit që mund ta udhëheqin Kosovën në dekadat që vijnë. Jo politikë e improvizimit. Jo politikë e zëvendësimit të ideve me emra. Por politikë e vizionit, përgjegjësisë dhe lidershipit”, ka deklaruar Gashi. 

Të mërkurën u zhvillua takimi i dytë mes Kurtit dhe Abdixhikut për çështjen e presidentit. Pas tij, të dy deklaruan se kanë folur për emra konkretë, por se ende nuk kanë arritur konsensus.

Për një votim të suksesshëm për presidentin, nevojiten votat e së paku 80 deputetëve, e që me shpërndarjen aktuale nënkupton pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve të LVV-së, të gjithë të LDK-së dhe një pjesë ligjvënësve që përfaqësojnë minoritetet. 

Mungesa e unitetit brenda Grupit Parlamentar të LDK-së e bën të vështirë një zgjidhje, thotë njohësi i çështjeve politike, Sylë Ukshini. Situatën brenda subjektit më të vjetër në vend, Ukshini e përshkruan si të rëndë. 

“Lumir Abdixhiku po mundohet të mbijetojë në anijen e LDK-së, e cila po fundoset. Dhe në këtë fundosje faktikisht ka dy timonierë të këqij: janë Vjosa Osmani, e cila varkën e LDK-së e ka shpërthyer t’i hyjë uji dhe tash vjen se gjoja po e shpëton nga uji, dhe Lumir Abdixhiku, i cili në fakt s’ka përkrahje as brenda subjektit të tij”, ka vlerësuar Ukshini.

Ndërkaq, Partia Demokratike nuk i beson qëllimeve të Vetëvendosjes në diskutimet për zgjedhjen e presidentit

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka përsëritur se partia e tij është në opozitë dhe se ky qëndrim, sipas tij, përcakton edhe pozicionin e PDK-së ndaj zgjedhjes së presidentit.  

“Nëse një parti që e deklaron vetën në opozitë voton një kandidat të pushtetit për president, atë ditë ajo parti nuk mbetet opozitë. Ne nuk jemi të interesuar të mbesim opozitë formale. Opozita përfaqëson në çdo shoqëri pushtetin moral të shoqërisë, alternativën morale ndaj pushtetit. Ne nuk votojmë sepse nuk është në rolin, nuk është në dinjitetin, nuk është në përshkrimin e detyrave të një opozite që t’i vazhdojë jetën dhe t’i zgjedhë njerëzit e pushtetit në krye të shtetit”, ka deklaruar Gruda. 

Rrjedhja e afatit për zgjedhjen e presidentit varet nga konstituimi i Kuvendit. Ky proces po mbahet pezull nga partia fituese e zgjedhjeve, ndonëse afati kushtetues ka skaduar që 20 ditë. /Koha

The post Dyshime e pakënaqësi me rezultatet e negociatave mes VV-së dhe LDK-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vdes mbreti Harald i Norvegjisë
Jasharaj nga SBASHK-u: Shpërndarja e teksteve po bëhet në mënyrë të gabuar, do të kemi telashe
Sulm seksual në Prishtinë ndaj një burri, viktima ishte duke ecur në rrugë
Pejë: E akuzon për dhunë psikike, burri denoncon nusen e djalit në polici
Ish-prokurori i Hagës: Mlladiq vdiq, por pyetja kryesore për Srebrenicën mbeti pa përgjigje

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Me kë negocion Mickoski për data-qendrat
LSDM: Me kë negocion Mickoski për data-qendrat
TOP Momenti
Sanksionet e Uashingtonit ndaj Iranit kanë problemin kinez dhe rus
Sanksionet e Uashingtonit ndaj Iranit kanë problemin kinez dhe rus
TOP Momenti
Zhduket një i mitur në Sfeçël të Podujevës
Zhduket një i mitur në Sfeçël të Podujevës
TOP Momenti
I merr rrjedha e lumit Drin, shpëtohen katër persona – vijojnë kërkimet për 7 vjeçaren
I merr rrjedha e lumit Drin, shpëtohen katër persona – vijojnë kërkimet për 7 vjeçaren
TOP Momenti
Vrasja e 14 vjeçarit në Prizren, çka dihet deri më tani
Vrasja e 14 vjeçarit në Prizren, çka dihet deri më tani
Lajme

You Might Also Like

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për sigurinë e fëmijëve
Lajme

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për sigurinë e fëmijëve

August 28, 2026
“Albanians for America”: SHBA-ja të kushtëzojë bashkëpunimin me Serbinë me reforma demokratike
Lajme

“Albanians for America”: SHBA-ja të kushtëzojë bashkëpunimin me Serbinë me reforma demokratike

August 28, 2026
Enver Hoxhaj për Mlladiqin: Përbindësha të tillë dhe politikat e tyre të mos rikthehen kurrë
Lajme

Enver Hoxhaj për Mlladiqin: Përbindësha të tillë dhe politikat e tyre të mos rikthehen kurrë

August 28, 2026
Jo mirë në sondazhe, Netanyahu thotë se Izraeli mund të qeveriset nga e majta “fashiste”
Lajme

Jo mirë në sondazhe, Netanyahu thotë se Izraeli mund të qeveriset nga e majta “fashiste”

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?