By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rasti i rëndë në Prizren, paralajmërohet protestë për të premten – çfarë dihet deri tani për vrasjen e 80-vjeçares?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rasti i rëndë në Prizren, paralajmërohet protestë për të premten – çfarë dihet deri tani për vrasjen e 80-vjeçares?
Lajme

Rasti i rëndë në Prizren, paralajmërohet protestë për të premten – çfarë dihet deri tani për vrasjen e 80-vjeçares?

Momenti
Published: August 27, 2026

Brenda vetëm një jave, Kosova është tronditur nga dy raste të vrasjes së grave, duke rikthyer në vëmendje problemin e dhunës dhe sigurisë së tyre.

Pas vrasjes së një gruaje shtatzënë në Malishevë, një tjetër grua, 80-vjeçare, u gjet e vdekur në orët e para të së mërkurës në Prizren.

Your browser does not support the video tag.

Dy vrasje të grave brenda pak ditësh, e ku të dyshuar janë bashkëshortët kanë nxitur reagime dhe thirrje për trajtimin e dhunës ndaj grave si urgjencë kombëtare.

Për të premten, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Rasti tragjik në Prizren, 80-vjeçarja dyshohet se u vra nga burri i saj

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit të mërkurën në mesditë ka bërë të ditur se një grua e moshës 80 vjeçare me inicialet L.D është gjet pa shenja jete rreth orës 01:30 në një shtëpi banimi në Prizren.

Lajmin e kishte bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe ekipi i urgjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në shtëpi është hasur edhe bashkëshorti i saj, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkaq, siç tha Bytyqi, trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor, ndërsa i dyshuari, bashkëshorti i viktimës, rreth 81 vjeçar (B.D.), është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

“Vlen të theksohet se, sipas evidencave të policisë, çifti nuk ka pasur raste të mëhershme të dhunës të raportuara dhe në momentin e incidentit kanë qenë vetëm në shtëpinë e tyre. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të rastit”, tha ndër të tjera Bytyqi.

Prokuroria jep detaje për rastin në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, departamenti për Krime të Rënda në një njoftim të lëshuar për media ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnatës dhe dyshohet se viktimë është një grua, e cila dyshohet se është privuar nga jeta nga bashkëshorti i saj.

Pas pranimit të informatës për rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Sipas Prokurorisë, ekipet kanë zhvilluar procedurat hetimore në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.D. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka njoftuar se, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim mes Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të zbardhjes së motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

81-vjeçari në Prizren dyshohet se e vrau gruan me forcë duarthatë, ai vazhdon të thotë se ishte “aksidentale”

81-vjeçari dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij 80-vjeçare në Prizren, ndërsa Policia e Kosovës ka ngritur dyshime se gruaja është vrarë me forcë duarthatë, pa përdorimin e ndonjë arme apo mjeti tjetër.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje për rastin në emisionin FIVE, duke thënë se dyshimet janë ngritur pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe shenjave të evidentuara në trupin e viktimës.

Sipas tij, ende nuk dihet motivi i rastit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota.

“Vetëm nga shenjat në trupin e viktimës dhe nga provat në vendin e ngjarjes dyshohet se viktima është vrarë nga forca duarthatë, pa përdorur ndonjë armë apo mjet tjetër”, ka deklaruar Bytyqi.

I dyshuari, sipas Bytyqit, vazhdon të qëndrojë në deklaratën e tij se vdekja ka qenë aksidentale, por provat e mbledhura deri më tani, sipas tij, ngritin dyshime të tjera.

“Sa i përket motivit, ende nuk dihet”, ka thënë Bytyqi.

Sipas zëdhënësit të Policisë, në momentin e incidentit në shtëpi kanë qenë vetëm viktima dhe bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave: Femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protestë të premten në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Protesta do të mbahet në orën 12:00, pas dy rasteve të vrasjes së grave të raportuara gjatë kësaj jave në Kosovë.

Në thirrjen e tyre, organizatorët e cilësojnë femicidin si kulminacion të dhunës sistematike ndaj grave dhe kundërshtojnë trajtimin e rasteve si incidente të izoluara. /Telegrafi

The post Rasti i rëndë në Prizren, paralajmërohet protestë për të premten – çfarë dihet deri tani për vrasjen e 80-vjeçares? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

KGJK cakton Hysenin, Maxhunin dhe Sopjanin, kryetarë të këtyre Komisioneve
Lushaku: Viti shkollor po fillon me rrëmujë, qasja e Ministrisë është poshtëruese ndaj nxënësve e prindërve
“Na i copëtove zemrat” – Familjarët reagojnë pas vdekjes së 38-vjeçarit në aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”
Dhunimi i një burri nga tre të tjerë, Prokuroria jep detaje: Ndodhi në Burgun e Dubravës
Noti në liqene e lumenj lidhet me rrezik më të lartë për problemet e stomakut e skuqjet e lëkurës

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Pse edhe pas gjashtë javëve pas helmimit në Gostivar, nuk publikohet raporti për ujin
LSDM: Pse edhe pas gjashtë javëve pas helmimit në Gostivar, nuk publikohet raporti për ujin
TOP Momenti
Dyshohet se u dhunua seksualisht në burgun e Dudravës, flasin nga Prokuroria
Dyshohet se u dhunua seksualisht në burgun e Dudravës, flasin nga Prokuroria
TOP Momenti
Pas aktakuzës për spiunazh e shantazh, seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit mbahet më 7 shtator
Pas aktakuzës për spiunazh e shantazh, seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit mbahet më 7 shtator
TOP Momenti
Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, Policia thotë se s’ka vend për panik
Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, Policia thotë se s’ka vend për panik
Lajme
Bajrami: “Qerrja para kalit” edhe në energji, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro rrymë
Bajrami: “Qerrja para kalit” edhe në energji, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro rrymë
Lajme

You Might Also Like

Telashet me mbeturina, takimin e Ramës e bojkotojnë kryetarët e komunave të VV-së
Lajme

Telashet me mbeturina, takimin e Ramës e bojkotojnë kryetarët e komunave të VV-së

August 27, 2026
Maliqi: Raportohet se SHBA ka njohuri që Rusia planifikon të sulmojë një vend të NATO’s, ndërkohë Kosova s’ka institucione
Lajme

Maliqi: Raportohet se SHBA ka njohuri që Rusia planifikon të sulmojë një vend të NATO’s, ndërkohë Kosova s’ka institucione

August 27, 2026
Prizreni gati për ‘Marshin e Lirisë’: Me krenari i presim çlirimtarët më 16 shtator
Lajme

Prizreni gati për ‘Marshin e Lirisë’: Me krenari i presim çlirimtarët më 16 shtator

August 27, 2026
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga Zvicra
Lajme

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga Zvicra

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?