By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kelmendi për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës: Vazhdoj të besoj se Riza Salihu ishte kryevrasësi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kelmendi për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës: Vazhdoj të besoj se Riza Salihu ishte kryevrasësi
Lajme

Kelmendi për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës: Vazhdoj të besoj se Riza Salihu ishte kryevrasësi

Momenti
Published: August 26, 2026



Veprimtari Ibrahim Kelmendi, në pjesën e dytë të emisionit “Debat Plus”, në kuadër të ciklit “Dosjet”, ka folur për takimin mes Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës para vrasjes së tyre, rolin e tij në marrëdhëniet mes Gërvallës dhe Zekës, si dhe për hetimet gjermane lidhur me atentatin.

Duke iu përgjigjur pyetjes se sa persona e dinin për takimin mes Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, Kelmendi tha se ishte zhvilluar në banesën e Murat Kryeziut.

Your browser does not support the video tag.

“Ai ishte një aktivitet që u zhvillua në banesë të Murat Kryeziut. Rreth orës një pas mesnate, kur e ndërprem ndejen te Murati, dolëm të gjithë në oborr të madh dhe po lamtumireshemi mes nesh. Siç informova më herët, ishin rreth 20 veta, dhe pothuajse të gjithë e ditën ku po shkonim me fjet, sepse Jusufi e tha zëshëm që ne ishim mysafirë të Gërvallëve”, deklaroi Kelmendi.

Ai tha se emrat e të gjithë të pranishmëve gjenden në librin e Nuhi Sulejmanit dhe se shumica ishin nga rrethinat e Shtutgartit.

Kelmendi tregoi gjithashtu se nga tetori i vitit 1981 deri më 2 janar 1982 kishte qenë ndërmjetësues mes Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës.

“Unë nga tetori 1981 deri më 2 janar 1982 isha ndërmjetësues mes Jusufit e Kadriut. Po përpiqesha ta tejkalonim sa më shpejt e me sa më pak pasoja komplotin që na kishte shkaktuar Sabri Novosella”, tha ai.

Sipas Kelmendit, marrëdhëniet mes Gërvallës dhe Zekës ishin përmirësuar gjatë një manifestimi të organizuar për festat e Nëntorit 1981 në Esslingen, afër Shtutgartit.

“Aty mbajtën fjalime e u përgjigjën në pyetje të bashkatdhetarëve Jusufi dhe Kadriu. Ishin të ulur në podium bashkë, vetëm ata dy. Ishte një manifestim që kamufloi paksa mllefin që kishte Jusufi ndaj Kadriut. Megjithatë spiunët bënin punën e tyre diversioniste”, tha Kelmendi.

Kelmendi: Nuk e di prapaskenën, por hetimet gjermane e kishin dyshuar Riza Salihun

I pyetur nëse atentati ishte operacion i drejtpërdrejtë i UDB-së apo në të ishin përfshirë edhe aktorë të tjerë, Kelmendi tha se nuk e di prapaskenën, por foli për hetimet dhe procesin gjyqësor në Gjermani.

“Unë vazhdoj me besua se Riza Salihu ishte kryevrasësi, sepse u besoja kryehetuesve gjermanë që Rizai nuk ka alibi”, deklaroi ai.

Kelmendi tha se, pak ditë pas vrasjeve, policia gjermane kishte shpërndarë trakte dhe kishte kërkuar nga qytetarët të jepnin informacione nëse e kishin parë personin në fotografi.

“Ai ishte Riza Salihu! E kanë emetuar edhe në televizione. Pas ca ditëve ia dalin ta arrestojnë. Fatkeqësisht e kanë liruar shpejt, meqë atëherë institucionet gjermane kishin prioritet marrëdhëniet e mira me Jugosllavinë dhe përndjekjen e ‘armiqve’ të Jugosllavisë, ndër të cilët ishim edhe ne”, tha Kelmendi.

Sipas tij, në vitin 1990, me shpërbërjen e Jugosllavisë, hetimet ishin riaktivizuar dhe Salihu ishte arrestuar sërish si i dyshuar potencial për vrasjet.

Kelmendi tha se hetuesia operative gjermane, LKA e Baden-Württembergut, ishte e bindur se Salihu nuk kishte alibi për kohën kur kishin ndodhur vrasjet.

“Pas rreth 16 muajve burg hetues zhvillohet procesi gjyqësor në Gjykatën e Shtutgartit. Në atë proces mua më kishin caktuar dëshmitar”, tha ai.

Kelmendi tregoi se kishte dëshmuar në një seancë, ndërsa Salihu, sipas tij, kishte refuzuar të merrte pjesë duke pretenduar se ishte i sëmurë.

“Vetëm pak çaste zgjati seanca. Më nuk më kanë ftuar dhe nuk e di si është mbyll ai proces gjyqësor, meqë si dëshmitar nuk kisha të drejtë ta frekuentoja”, tha Kelmendi.

Ai shtoi se, sipas asaj që kishte dëgjuar, procesi ishte ndërprerë për shkak se Jugosllavia nuk kishte dorëzuar dëshmitarët e kërkuar.

“Që do të thotë, Rizai nuk duhet të ketë fituar pafajësi as nuk është dënuar”, deklaroi Kelmendi.

Ai kritikoi edhe familjarët, bashkëveprimtarët dhe institucionet e Kosovës për, siç tha, mungesën e angazhimit për zbardhjen e vrasjeve.

Kelmendi pretendoi gjithashtu se as institucionet e Kosovës nuk kishin bërë, sipas tij, “as minimumin e mundshëm” për të kërkuar informacion mbi rezultatet e hetimeve apo për të ndihmuar në proces.

Kelmendi mohon akuzat e Suzana Gërvallës

Në pjesën tjetër të intervistës, Kelmendi u pyet për deklaratat e Suzana Gërvallës, e cila, sipas moderatorit, kishte thënë se Jusuf Gërvalla e kishte larguar disa herë nga shtëpia dhe se familja kishte pasur dyshime ndaj tij.

Kelmendi i mohoi këto pretendime.

“Suzana ka shpifur, për arsyet që unë nuk i di dhe as ajo nuk i thotë dot, edhe pse është e vetëdijshme që ka shpifur e po shpif”, deklaroi ai.

Ai tha se Suzana Gërvalla nuk kishte qenë e zgjuar kur ai, Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla kishin hyrë në shtëpi gjatë natës së 16 dhe 17 janarit 1982.

“Viktima Suzana nuk ka qenë fare zgjuar kur ne kemi shkuar në shtëpi të tyre gjatë natës së 16 e 17 janarit 1982, as nuk ka qenë e pranishme gjatë bisedës dy-tre orëshe që kemi bërë vetëm ne të tre: Jusufi, Kadriu dhe unë”, tha Kelmendi.

Sipas tij, ai ishte larguar më pas së bashku me Sylë Nuhën për të ndjekur një shfaqje filmi në Düsseldorf, ndërsa Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka kishin qëndruar në dhomën e punës.

Kelmendi tha se ata nuk ishin takuar për t’u pajtuar, pasi, sipas tij, pajtimi mes tyre kishte ndodhur më herët, gjatë dasmës së Kadri Zekës dhe Saimës.

“Jusufi e Kadriu pastaj janë ‘ngujuar’ në dhomën e punës, jo për t’u pajtuar, sepse pajtimi mes tyre kishte ndodhur gjatë dasmës së Kadriut e Saimës, por për t’i përgatit shkresat për bashkimin që kishim vendosur”, tha ai.

Kelmendi foli edhe për periudhën pas vrasjeve dhe ceremoninë mortore, duke thënë se kishte qëndruar për rreth tri javë në shtëpinë e familjes Gërvalla.

Ai tha se kishte qenë pjesë e këshillit koordinues të ceremonisë mortore dhe kishte shkruar fjalimin që do të mbahej gjatë varrimit.

Kelmendi po ashtu tha se gjatë ceremonisë mortore, Suzana Gërvalla kishte mbajtur qëndrim korrekt ndaj tij.

“Gjatë gjithë ceremonisë mortore Suzana ka mbajt qëndrim korrekt, fisnik, ndaj meje, sepse përherë kemi pasur respekt të ndërsjellë”, deklaroi ai.

Kelmendi: Nga dosjet kuptohet se Sigurimi ishte strukturë e ngatërruar dhe kriminale

I pyetur për një pjesë të dosjeve ku përmendej një vizitë e Gjeto Sinishtajt te Suzana Gërvalla më 23 shtator 1983 dhe deklaratat që i atribuoheshin asaj për Kelmendin, ai përsëriti se Suzana nuk kishte qenë e zgjuar kur ai kishte shkuar në shtëpinë e familjes Gërvalla.

Kelmendi sqaroi gjithashtu se, sipas tij, në Shqipëri kishte qenë vëllai i tij, Mustafa, dhe kunata Sabrie, e cila, bashkë me Vezire Nuhën, kishte shërbyer gjatë ceremonisë mortore në shtëpinë e familjes Gërvalla.

Duke folur për dosjet, Kelmendi tha se ato, sipas tij, dëshmojnë për një strukturë të ndërlikuar të Sigurimit të Shtetit Shqiptar.

“Sigurimi kishte qenë një strukturë tejet e ngatërruar, për të mos thënë edhe kriminale dhe bashkëpunuese me agjenturat jugosllave. Po kuptohet, jo të gjithë pjesëtarët, sepse ato kriminalitete nuk kryhen nga të gjithë”, tha Kelmendi.

source

You Might Also Like

Remi me thirrjen e radhës për koalicion VV-PDK: Ata sjellin legjitimitetin, ne përvojën, balancën dhe përgjegjësinë
Trump thotë se diçka mund të dalë nga vizita e paparalajmëruar e kreut të CIA-s në Moskë
100 nxënës nga e gjithë Kosova përfitues të bursës për shkollim në UBT International Smart Schools
Të enjten në Kosovë temperaturat deri në 34 gradë Celsius
Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku pas më shumë se dy orësh

LEXO GJITHASHTU

Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides
Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides
TOP Momenti
Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në autostradë
Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në autostradë
TOP Momenti
Mbledhja elektronike e Qeverisë në detyrë, Bajrami: Vendime të territ
Mbledhja elektronike e Qeverisë në detyrë, Bajrami: Vendime të territ
TOP Momenti
Marrëveshja për akuzat mbi varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale i kushton shtrenjtë Zuckerberg
Marrëveshja për akuzat mbi varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale i kushton shtrenjtë Zuckerberg
TOP Momenti
E enjtja vjen me temperatura të larta dhe vranësira në zonat malore
E enjtja vjen me temperatura të larta dhe vranësira në zonat malore
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi në një fazë të re, po negociojmë për emra konkretë
Lajme

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi në një fazë të re, po negociojmë për emra konkretë

August 26, 2026
RTK për rastin Sheholli: Seanca e parë gjyqësore më 7 shtator
Lajme

RTK për rastin Sheholli: Seanca e parë gjyqësore më 7 shtator

August 26, 2026
Abdixhiku: Kemi diskutuar emra konkretë për Presidentin, jemi një hap përpara
Lajme

Abdixhiku: Kemi diskutuar emra konkretë për Presidentin, jemi një hap përpara

August 26, 2026
Kurti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Besojmë në pafajësinë e tyre
Lajme

Kurti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Besojmë në pafajësinë e tyre

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?