By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Në tavolinë emrat për presidentin, por jo marrëveshja – Kurti e Abdixhiku vazhdojnë takimet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Në tavolinë emrat për presidentin, por jo marrëveshja – Kurti e Abdixhiku vazhdojnë takimet
TOP Momenti

Në tavolinë emrat për presidentin, por jo marrëveshja – Kurti e Abdixhiku vazhdojnë takimet

Momenti
Published: August 26, 2026

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kanë diskutuar për emra konkretë të kandidatëve për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut, i zhvilluar të mërkurën në Prishtinë, zgjati rreth tri orë dhe kishte në fokus përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri, në një kohë kur vendi vazhdon të përballet me krizë institucionale.

Your browser does not support the video tag.

Pas takimit, Kurti tha se bisedimet do të vazhdojnë, duke theksuar se është rritur mirëbesimi ndërmjet palëve dhe se për herë të parë janë diskutuar emra konkretë.

“Jemi në një fazë të re, kur po bisedojmë për dhe me emrat konkretë e të përveçëm, të cilët nuk mund të bëhen publikë derisa të ketë pajtueshmëri për ta dhe me ta”, deklaroi Kurti.

Ekskluzive: William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës

Ai nuk bëri të ditur emrat e kandidatëve, por tha se ata përmbushin kriteret, standardet dhe parimet për të cilat palët janë pajtuar më herët.

Edhe Abdixhiku konfirmoi se në takim janë diskutuar kandidatura konkrete. Sipas tij, emrat e shqyrtuar janë kryesisht në përputhje me parimet e dakorduara nga LVV-ja dhe LDK-ja.

“Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, nuk mund të them se cilët janë emrat konkretë në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Kurti paralajmëroi se bisedimet e ardhshme mund të jenë më të vështira, pasi palët pritet të diskutojnë më hollësisht për kandidatët dhe të përzgjedhin një emër që do të mund të siguronte pajtueshmëri politike.

Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi në prill, ndërsa për shkak të pamundësisë së partive politike për të arritur marrëveshje për pasardhësin e saj, Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme në qershor.

Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet deri në fillim të shtatorit, vendi mund të përballet sërish me zgjedhje, të cilat do të ishin të katërtat parlamentare brenda dy vjetësh.

LVV-ja kërkon një president konsensual, ndërsa LDK-ja ka insistuar që presidenti i ri të mos jetë i lidhur me ndonjë parti politike.

Në javët e fundit, në publik janë përmendur disa emra për këtë pozitë, përfshirë profesorin Ibrahim Berisha, ish-nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajlin, dhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu. Berisha dhe Ramajli kanë mohuar se janë pjesë e procesit të përzgjedhjes.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka propozuar gjithashtu ish-presidentin Hashim Thaçi për këtë post, ndërsa ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka propozuar Faton Bislimin nga LDK-ja.

Kush po përmendet për president të Kosovës?

Aktualisht, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, mund ta ushtrojë këtë funksion deri më 4 tetor, në përputhje me kufizimin kushtetues gjashtëmujor.

Zgjedhja e presidentit kërkon një numër të konsiderueshëm votash në Kuvend. Për një votim të vlefshëm nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve nga 120 gjithsej.

LVV-ja ka 53 mandate nga zgjedhjet e fundit, ndërsa LDK-ja ka 18. Një marrëveshje mes dy partive do të siguronte potencialisht të paktën 71 deputetë nga këto dy subjekte, ndërsa bashkë me deputetët e komuniteteve joshumicë mund të krijohej një shumicë prej mbi 80 deputetësh për procedurën e zgjedhjes së presidentit.

Bisedimet mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, me synimin për të arritur një marrëveshje për kandidatin që do të mund të marrë mbështetjen e nevojshme në Kuvend. /Telegrafi/

You Might Also Like

Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides
Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në autostradë
Mbledhja elektronike e Qeverisë në detyrë, Bajrami: Vendime të territ
Marrëveshja për akuzat mbi varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale i kushton shtrenjtë Zuckerberg
E enjtja vjen me temperatura të larta dhe vranësira në zonat malore

LEXO GJITHASHTU

Pozhari: Negociatat VV-LDK për presidentin kanë nuanca të dështimit
Pozhari: Negociatat VV-LDK për presidentin kanë nuanca të dështimit
TOP Momenti
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve
TOP Momenti
​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në
​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në
TOP Momenti
Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale
Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale
TOP Momenti
Galatasaray pranë marrëveshjes për Rafael Leaon
Galatasaray pranë marrëveshjes për Rafael Leaon
TOP Momenti

You Might Also Like

88 ditë protestë në Tiranë
TOP Momenti

88 ditë protestë në Tiranë

August 27, 2026
Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet
TOP Momenti

Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet

August 27, 2026
Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen
TOP Momenti

Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen

August 27, 2026
“InfoNata” 26.08.2026
TOP Momenti

“InfoNata” 26.08.2026

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?