Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë të Tropojës.
Rreth orës 17:30, një shtetas kosovar, L. D., rreth 20 vjeç, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen. I riu ka qenë në shoqërinë e disa miqve në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e saj, ka transmetuar Klan Kosova.
The post Raportohet që një 20-vjeçar nga Kosova është mbytur në liqenin e Komanit appeared first on Gazeta Express.

