By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane
TOP Momenti

Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane

Momenti
Published: August 26, 2026

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë sot në ceremoninë që shënoi fillimin e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë, një projekt me rëndësi strategjike për lidhjen infrastrukturore, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, Kryeministri Hristijan Mickoski, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe mysafirë të tjerë.

Your browser does not support the video tag.

Në fjalën e tij, Sali theksoi se fillimi i punimeve paraqet shumë më tepër sesa një investim infrastrukturor, duke e cilësuar atë si një investim në afrimin e njerëzve, familjeve, bizneseve dhe tregjeve të të dyja vendeve.

“Duke i përuruar punimet e kësaj autostrade, po hedhim edhe gurthemelin e së ardhmes sonë të përbashkët, të integruar dhe të zhvilluar. Pas instalimit të sistemit ‘One Stop Shop’, ndërtimi i kësaj rruge do të thotë se Shkupi dhe Prishtina bëhen edhe më pranë njëra-tjetrës. Praktikisht, kështu po e bëjmë Evropën para se të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian”, theksoi Sali.

Ai nënvizoi se autostrada Shkup–Bllacë do të mundësojë qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt, do të lehtësojë transportin dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal.

Sali theksoi gjithashtu se fqinjësia e mirë nuk matet vetëm me deklarata, por me projekte konkrete – me rrugë që ndërtohen, ura që lidhin, kufij që kalohen më lehtë dhe mundësi të reja që krijohen për qytetarët.

Në fund, ai shprehu bindjen se ky projekt do të hapë një etapë të re të bashkëpunimit, në të cilën ekonomitë do të jenë më të lidhura, qytetarët më pranë njëri-tjetrit dhe perspektiva e përbashkët evropiane edhe më konkrete.

You Might Also Like

​Limaj: Gjëja më e natyrshme është që Thaçit t’i vazhdohet mandati i presidentit
Rast tragjik në Prizren, 80-vjeçarja dyshohet se u vra nga burri i saj
Gjykata e Apelit konfirmon lirimin e Nikolla Gruevskit nga akuzat për rastin “Talir”
Gjobiten me afër 4 mijë euro udhërrëfyesit turistikë pa licencë në Prizren, Prishtinë dhe Obiliq
Çështja e Jurisprudencës, Shasivari do t’i ftojë në takim studentët dhe dekanët për t’i bindur për zgjidhjen ligjore

LEXO GJITHASHTU

Rama ndan pamje nga mbërritja në Shqipëri e pesë shqiptarëve nga Siria: Vijon përpjekja për të tjerët
Rama ndan pamje nga mbërritja në Shqipëri e pesë shqiptarëve nga Siria: Vijon përpjekja për të tjerët
Lajme
Rritet për 4.4 % kostoja e ndërtimit në Kosovë
Rritet për 4.4 % kostoja e ndërtimit në Kosovë
Lajme
Drejtori i burgjeve vizitë në Izrael – Në fokus avancimi i sigurisë në institucionet korrektuese
Drejtori i burgjeve vizitë në Izrael – Në fokus avancimi i sigurisë në institucionet korrektuese
Lajme
Trump për liderin e ri suprem të Iranit: U plagos shumë rëndë, por s’mendoj se ka vdekur
Trump për liderin e ri suprem të Iranit: U plagos shumë rëndë, por s’mendoj se ka vdekur
Lajme
Presidenti i Iranit do të takohet me Putinin javën e ardhshme pas marrëveshjes për centralet bërthamore, raportojnë mediat iraniane
Presidenti i Iranit do të takohet me Putinin javën e ardhshme pas marrëveshjes për centralet bërthamore, raportojnë mediat iraniane
Lajme

You Might Also Like

Reagon OVL e UÇK-së: Aktakuza ndaj Shehollit të mos trajtohet si çështje e përgjegjësisë individuale, por si çështje e sigurisë kombëtare
TOP Momenti

Reagon OVL e UÇK-së: Aktakuza ndaj Shehollit të mos trajtohet si çështje e përgjegjësisë individuale, por si çështje e sigurisë kombëtare

August 26, 2026
Gashi: Autostrada Shkup – Bllacë forcon lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
TOP Momenti

Gashi: Autostrada Shkup – Bllacë forcon lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

August 26, 2026
Filipçe: OBRM-PDUKM dhe BDI kanë marrëveshje për bllokim të Kuvendit, si alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme
TOP Momenti

Filipçe: OBRM-PDUKM dhe BDI kanë marrëveshje për bllokim të Kuvendit, si alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme

August 26, 2026
BDI: Me dy vite vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së
TOP Momenti

BDI: Me dy vite vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?