Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Elvis Kosovës është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Vlorës.
Gjyqtari Nertil Meçaj ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Kosovës.
Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës dhe materialeve të paraqitura në seancë.
Elvis Kosova u arrestua pak ditë më parë në Palasë.
The post Kanosi me armë të shoqen në Palasë, lihet në burg Elvis Kosova appeared first on Gazeta Express.

