By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deputetët e PDK-së sërish në sallën plenare, Reçica: Vandali Kurti nuk mund t’ua marrë deputetëve mandatin, Kuvendi të konstituohet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deputetët e PDK-së sërish në sallën plenare, Reçica: Vandali Kurti nuk mund t’ua marrë deputetëve mandatin, Kuvendi të konstituohet
TOP Momenti

Deputetët e PDK-së sërish në sallën plenare, Reçica: Vandali Kurti nuk mund t’ua marrë deputetëve mandatin, Kuvendi të konstituohet

Momenti
Published: August 26, 2026

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në orën 11:00 kanë qenë prezentë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, tha se Albin Kurti nuk mund t’ua marrë deputetëve mandatin që ua kanë dhënë qytetarët me votë.

Your browser does not support the video tag.

“Një vandal politik, që përgjatë gjithë karrierës së tij ka ditur vetëm një gjë: si të shkatërrojë, dhe asnjëherë si të ndërtojë. Vandali Albin Kurti po harron se ky shtet nuk është pronë private. Kushtetuta nuk është pronë private. Kuvendi nuk është pronë private. Republika e Kosovës nuk është pronë private”, theksoi ai.

Reçica e ftoi Kurtin të kthehet në institucione dhe të ndalojë siç tha përpjekjet për ta rrënuar rendin juridik, kushtetues dhe institucional të Republikës së Kosovës.

“Historia ta ka dhënë mundësinë që të dalësh edhe në mal – e ke refuzuar atëherë. Nuk mund ta rikuperosh sot. Kthehu brenda sistemit kushtetues. Kthehu brenda rregullave të Republikës. Eja në Kuvend. Lejoje procesin demokratik të ecë. Sepse politika brenda institucioneve quhet demokraci. Politika jashtë institucioneve, kundër rregullave dhe mbi Kushtetutën, quhet vandalizëm”, shtoi ai.

Duke theksuar se dëmi institucional nuk po i bëhet PDK-së ose një partie, as një individi, por shtetit të Kosovës, Reçica kërkoi që kryesuesi i seancës sipas moshës, Avni Dehari ta thërrasë seancën konstituive.

“Ne do të vijmë çdo 48 orë. Do të kërkojmë seancën. Do të kërkojmë konstituimin. Do të kërkojmë respektimin e rendit kushtetues. Sepse ky Kuvend nuk i takon Albin Kurtit. Nuk i takon Avni Deharit. Nuk i takon PDK-së. Ky Kuvend u takon qytetarëve të Republikës së Kosovës. Dhe më mbani për fjale: qytetarët e Kosovës dhe vetë Kosova do të fitojnë përballë vandalizmit politik të Albin Kurtit”, shtoi ai.

Ai tha se PDK do t’i drejtohet përsëri kryesuesit të seancës për nga mosha, Avni Dehari, me kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive pas 48 orësh. /Telegrafi/

You Might Also Like

Pas një mosmarrëveshjeje, kanosje dhe ekspozim arme në Podujevë – konfiskohet pistoleta me 36 fishekë
Siguria e nxënësve në shkolla, të dhëna shqetësuese nga raporti i ZKA-së: Nuk ka plane veprimi, reagohet kryesisht pas incidenteve
Konjufca për Salin: Po të ishte verifikuar, nuk do të hynte në zyrën e Kurtit
Hiqet nga Lista e Zezë e SHBA-së shqiptari nga Maqedonia e Veriut i njohur si Abu Qatada al-Albani
Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Gjilanit dhe rajonet e tjera

LEXO GJITHASHTU

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pasi bisedimet Iran-Oman rrisin shpresat për një rrugë të re lundrimi në Ngushticën e Hormuzit
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pasi bisedimet Iran-Oman rrisin shpresat për një rrugë të re lundrimi në Ngushticën e Hormuzit
Lajme
Kremlini thotë se shefi i CIA-s zhvilloi takime me shërbimet ruse të inteligjencës
Kremlini thotë se shefi i CIA-s zhvilloi takime me shërbimet ruse të inteligjencës
Lajme
Dyshohen për vjedhje të rëndë në disa rajone – Arrestohen tre persona, në kërkim edhe një tjetër  
Dyshohen për vjedhje të rëndë në disa rajone – Arrestohen tre persona, në kërkim edhe një tjetër  
Lajme
Çeku: Brenda ditës pritet të caktohet vlera e subvencionimit për tekstet shkollore
Çeku: Brenda ditës pritet të caktohet vlera e subvencionimit për tekstet shkollore
Lajme
Udhëhoqi grupin xhihadist, SHBA-ja heq nga sanksionet snajperistin shqiptar në Siri
Udhëhoqi grupin xhihadist, SHBA-ja heq nga sanksionet snajperistin shqiptar në Siri
TOP Momenti

You Might Also Like

Fillimi i punimeve në autostradën Shkup – Bllacë, flet Kurti
TOP Momenti

Fillimi i punimeve në autostradën Shkup – Bllacë, flet Kurti

August 26, 2026
Ramadani: Moskonstituimi i Kuvendit thelbi i krizës, LVV-ja në “panik ligjor”
TOP Momenti

Ramadani: Moskonstituimi i Kuvendit thelbi i krizës, LVV-ja në “panik ligjor”

August 26, 2026
Reçica Kurtit: Kthehu brenda sistemit kushtetues, eja në Kuvend!
TOP Momenti

Reçica Kurtit: Kthehu brenda sistemit kushtetues, eja në Kuvend!

August 26, 2026
Aksident mes një veture dhe autobusi urban në Bregun e Diellit në Prishtinë
TOP Momenti

Aksident mes një veture dhe autobusi urban në Bregun e Diellit në Prishtinë

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?